GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Blendian Dalipi i xhiron 1 milion Euro familjes Ismailaj për pajisje elektrike, tenderi me “Flamur të kuq”

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Blendian Dalipi i xhiron 1 milion Euro familjes Ismailaj për pajisje elektrike, tenderi me “Flamur të kuq”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blendian Dalipi administratori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ka realizuar “gol” 1 milion eurosh me tenderin e fundit që ka firmosur.

Këtë herë ai ka urdhëruar që të blihen materiale elektrike, për të justifikuar nxjerrjen nga arka të 1 milionë eurove. Konkretisht bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Blerje pajisje primare për N/stacione elektrike të shpërndarjes’. Është fond i madh për blerje të tilla, por Dalipi pikërisht tek fondi e ka syrin. Këtë e tregon mënyra abuzive se si është zhvilluar kjo procedurë.

Janë paraqitur fillimisht 4 oferta, por 3 prej tyre janë skualifikuar menjëherë nga komisioni i Dalipit me argumente se kanë mungesë dokumentacioni. Gara është lënë e hapur 1 muaj dhe në këtë periudhë Autoriteti Kontraktor duhej t’i kishte njoftuar për këto mungesa dhe të priste  përgjigjen e tyre.

Kjo e drejtë iu është hequr firmave, duke i mënjanuar nga konkurrimi. Në këtë mënyrë i është hapur rruga firmës VIBTIS shpk.

Kompania është në pronësi të Ismailaj Grup ku kanë patur aksione i gjyshi, i ati Jonuz Ismailaj dhe xhaxhai Idajet Ismailaj, të cilët kanë vendosur që nga viti 2022, që 100% të aksioneve t’i menaxhojë një 36-vjeçar, emri i të cilit është më pak i lakuar. Theksojmë se më parë pjesë e aksioneve që në themelim ka qenë edhe oligarku Idajet Ismailaj. Me kompanitë e tyre Ismailajt kanë përfituar miliarda lekë nga Thesari i Shtetit.

Ky tender është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Kjo për shkak se firma në fjalë e mori kontratën pa garë.

Më datën 9 shtator kur u mbaj tenderi, vetëm zarfi i VIBTIS shpk ishte në tavolinën e komisionit të vlerësimit.

Kujtojmë se fituesi i këtij tenderi është mësuar të favorizohet me tendera dhe koncesione. Familja Ismalaj është pronare e kompanisë ALB-STAR, që ka ngritur kulla në kryeqytet, zotërues të disa koncesioneve dhe zaptues të plazhit të Manastirit mes Sarandës dhe Ksamilit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: Blendian DalipiOSSH

Lajme të lidhura

Aktivisti Arben Kola: Do të shkojmë drejt mosbindjes civile nëse qeveria nuk reflekton
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Do të shkojmë drejt mosbindjes civile nëse qeveria nuk reflekton

20:00 - 19/08/26
Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!
Botë

Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!

15:30 - 15/08/26
“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë
Aktualitet

“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

15:24 - 15/08/26
Para
Riktheu demokratët pas 12 vitesh, Mëlyshi: Duhet ‘ushtri’ për të ruajtur votën

Kryebashkiaku demokrat i Mirditës: Ja pse mora pjesë në takimin e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë
Aktualitet

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë

12:23 - 22/08/26

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendez, ngjarje e ndodhur pak ditë më...

Lexo më shumë
Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

12:10 - 22/08/26
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

11:50 - 22/08/26
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com