GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Zyra e legalizimeve në Bashkinë Tiranë, presion mbi votuesit para zgjedhjeve”

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Të ardhura dhe korrupsion rekord, Bashkia e Veliajt asnjë investim publik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarja demokrate e Këshillit Bashkiak Tiranë, Ilda Zhulali, marrëveshjen e firmosur mes bashkisë Tiranë dhe Kadastrës, për krijimin e një zyre të veçantë për legalizimet në bashkinë e kryeqytetit, e sheh si një mënyrë për të ushtruar presion mbi qytetarët shqiptarë për votën.

Në një intervistë për MCN TV, Zhulali i cilësoi mbledhjet e Këshillit Bashkiak si teatër banal, ku këshilltarët opozitarë përballen me arrogancën e mazhorancës dhe mohohet e drejta e fjalës.

“E gjithë ajo mbledhje është një turp se ku ka arritur kryeqyteti i Shqipërisë që duhet të ishte modeli i qeverisjes vendore në të gjithë vendin. Me atë që ndodh në Këshillin Bashkiak kemi arritur në nivel diktaturash, dhe mbledhjet janë formalitet. Edi Rama bën një marrëveshje me Erion Veliaj në vitin e tij të nëntë në pushtet që do të zbatojnë parashikimet ligjore për legalizimin e ndërtimeve pa leje dhe kjo bëhet para fushatës elektorale që fillon në 2025. Kjo është një mënyrë për të manipuluar vullnetin e qytetarëve se me këto lëvizje synohet që qytetari të trysnohet me këto legalizime. Bashkia do i shkojë në shtëpi dhe do i thotë a do ti ta legalizosh këtë kat shtesë, apo këtë shtesë dhe deri sa të më japësh prova që do votosh PS, kjo letër do rrijë në sirtarin tim. Ky është presion i drejtpërdrejtë që bëhet duke përdorur burimet shtetërore.

OSBE-ODHIR e thotë që shteti përdor burimet njerëzore për presion ndaj qytetarëve. Kjo është një marrëveshje e parapërgatitur dhe këtu zgjedhjet janë një formalitet. Ti voton sepse të trysnon qeveria në të gjitha format që votat të shkojnë aty ku do qeveri. Kjo është e papranueshme për çdo shqiptar me dinjitet. Kjo shton numrin e njerëzve që shkojnë derë për derë për tu bërë presion njerëzve. Kadastra do e shkarkojë peshën e përgjegjësisë së vetë dhe kështu bëhen bashkëpunëtorë në të njëjtin krim zgjedhor, si bashkia dhe kadastra. Këtë skemë e kemi parë dhe në zgjedhjet e fundit për të mbajtur pushtetin me çdo kusht. Flasim për mbi 8 milionë metër katrorë leje ndërtime të dhëna nga Veliaj në pushtet. Mendoni sa është pjesa tjetër e ndërtimeve që nuk e kanë marrë këtë leje, por bashkia ka mbyllur sytë gjatë ndërtimit të tyre”.

Zhulali shtoi se do të ndiqet rruga ligjore kundër kësaj marrëveshje, si dhe do të ndërgjegjësohen gjithë qytetarët lidhur me atë që po ndodh.

Etiketa: Bashkia Tiraneilda zhulali

Lajme të lidhura

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Para
“As presidenti nuk është mbi ligjin”, Biden kritikon vendimin e Gjykatës për imunitetin presidencial

Florida pret uraganin, Biden: Çështje për jetë a vdekje, miliona njerëz po evakuohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26

Protesta qytetare në Tiranë, ka shënuar ditën e sotme ditën e 68-të të revoltës qytetare për rrëzimin e klasës politike....

Lexo më shumë
Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com