GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj ngre shqetësimin: Situatë alarmuese ekologjike në Lezhë

12:56 - 10/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjekmarkaj ngre shqetësimin: Situatë alarmuese ekologjike në Lezhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me shqetësimin e banorëve të lagjes “Skënderbeg” në Lezhë dhe banorëve te Grykë Zezës nga ndotja që shkakton fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore në qytet.

Në një deklaratë, Gjakmarkaj shprehet se e gjithë zona prej vitesh bashkëjeton me një situatë ekologjike alarmuese.

Ndër të tjera demokrati bën thirrje se Bashkia e Lezhës dhe ministria e Mjedisit nuk duhet e nuk mundet të rrinë duar e gojë lidhur për këtë realitet ulëritës.

Reagimi

Deklaratë mbi shqetësimin e banorëve të Lagjes “Skenderbeg” në Lezhë dhe banorëve të Grykë Zezës nga ndotja që shkakton Fabrika  e përpunimit të mbetjeve shtazore në Lezhë!

Banorët lagjes “Skënderbeg” dhe të Grykë Zezës por jo vetem ata, krejt zona përreth prej vitesh bashkëjeton me një situatë ekologjike alarmuese! Një fabrikë e përpunimit  të mbetjeve shtazore ka dëmtuar rënde cilësinë e jetes së tyre edhe atë shëndetësore! Sa herë impianti ndizet nje erë e tmerrshme pushton zonën! Kjo ndodh natën dhe ditën në çdo stinë! Nuk e kam me të dëgjuar por kam qënë personalisht dhe shqetësimi i banorëve bie në vesh të shurdhër prej vitesh. PD qe zotuar ti gjente zgjidhje kësaj problematikr nëse do vinte në pushtet në vitin 2021, pasi ligjërisht një fabrikë e tillë duhet të jetë 30 km larg zonave të banuara pasi përpunon mbetje shtazore të të gjithë rajonit.

Nuk mund të jetohet në këto kushte! Personat që janë ankuar e protestuar kanë pasur edhe andralla ligjore e dënime. Thuhet se laboratorët nuk pranojnë të bëjnë analiza ose i shmangen konfrontimit me pronarët dhe mbështetësit e tyre!

Një fëmijë, një plak, një  grua apo burrë që e jeton jetën e tij në këtë zonë praktikisht është i dënuar të bashkëjetojë me helmimin e përditshëm. Shpesh era e qelbur pushton edhe qytetin e fshatrat përtej tij! Sipas  drejtuesve të subjektit, aktiviteti funksionon sipas kritereve të përcaktuara ligjore, problemi është se era e rëndë është shumë shqetësuese për banorët e lagjes dhe me gjërë!

Fabrika  njihet me emrin I.N.C.A. Ky subjekt ka detyrimin ose të përmirësojë teknologjinë sipas kritereve bashkëkohore europiane ku garantohet dimensioni ekologjik ose të postohet dhe të gjejë zgjidhje të tjera! Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Mjedisit nuk duhet e nuk mundet të rrinë duar e gojë lidhur për këtë realitet kaq ulëritës!

Pronari duhet të kuptojë që nuk jemi kundër kapitalizmit, industrisë dhe fitimit ( të tij në ketë rast) por jemi për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të  banorëve të lagjes “Skenderbeg” Grykë Zezës, lagjes “Nënë Tereza” dhe mbarë qytetit të Lezhes e më gjërë!

Ai duhet të jetë vetë ca ditë aty për të kuptuar si jetojnë ata dhe sa të drejtë kanë, të gjykojë si prind, si bir i dikujt dhe si banor!

Etiketa: ekologjiGjekmarkajLezhë

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë
Aktualitet

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Para
Masa e sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

SPAK njofton avokatët e Berishës dhe Malltezit: na duhet 1 muaj kohë për të mbyllur dosjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit
Breaking Views

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26

Juventus bën një përforcim suprizë duke marrë Jeremie Boga nga Nice si zëvendësin e Yildiz. Klubi torinez gjeti akordin me...

Lexo më shumë
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com