GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fation Duro i mbush xhepat Alfred Ibrahimit me tenderin 330 MLN lekë, banorët presin të shpëtojnë pallatet nga rrëshqitja 

13:23 - 11/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Alfred Ibrahimi ia paska gjetur anën edhe Fation Duros, kryebashkiakut të Patosit. Biznesmeni vazhdon merr punë publike megjithëse është në listën e përfituesve të tenderave në skemën

Alfred Ibrahimi ia paska gjetur anën edhe Fation Duros, kryebashkiakut të Patosit. Biznesmeni vazhdon merr punë publike megjithëse është në listën e përfituesve të tenderave në skemën

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alfred Ibrahimi ia paska gjetur anën edhe Fation Duros, kryebashkiakut të Patosit. Biznesmeni vazhdon merr punë publike megjithëse është në listën e përfituesve të tenderave në skemën bashkëpunuese me “5D” (kompania e drejtorëve të Veliajt, të arrestuar nga SPAK).

Këtë radhë bëhet fjalë për 330 milionë lekë që janë planifikuar për të ndërtuar një mur mbrojtës në rrugën “Demokracia”. Më konkretisht tenderi ka objekt ‘Ndërtim muri, mbajtësit e strukturave metalike për përforcim të bazamentit dhe rikonstruksionit të rrugëve të tjera nga rrëshqitja’.

Sipas të dhënave nga relacioni teknik do të bëhet një strukturë mbrojtëse buzë Rrugës “Demokracia”, pasi kur ka reshje të shumta shiu ndodhin rrëshqitje dherash, si pasojë rrezikohet shembja e dy pallateve që ndodhen mbi këtë rrugë.

Gjithsesi sikur e shohim edhe në foto, do të bëhet ndërhyrje vetëm në pjesën e anësores, pra asnjë rregullim në rrugë, dhe specifikohet se muri do të jetë 65 metër i gjatë.

Cenimi i konkurrencës

Është vetëm 2 muaj punë dhe fond i madh, prandaj 4 kompani janë shfaqur që të marrin përsipër këtë kontratë. Duro kishte mundësi që t’i vendoste në konkurrim, por 3 prej ofertave i ka skualifikuar që në fillim duke argumentuar se, nuk kanë paraqitur skeda teknike të materialeve apo deklarata të mjeteve që do përdoren.

Mungesa e dokumentacionit mund të paralizojë ofertuesit, por kurrsesi nuk jep të drejtë që procedurat të mbyllen pa garë.

Në mungesë të konkurrencës është shpallur automatikisht fituese firma “Ed Konstruksion” SHPK në pronësi të Alfred lbrahimit, me vlerë oferte 314 milionë lekë.

Open Data Albania ka ngritur “Flamurin e Kuq” për këtë kontratë, që është shenjë e riskut të korrupsionit.

Kompania “Ed Konstruksion” SHPK nuk është favorizuar rastësisht, sepse lidhjet e tij me zyrtarët e korruptuar janë të vjetra. Pronari i saj, Ibrahimi është i përfshirë në dosjen e SPAK. Në prill të këtij viti, SPAK ka raportuar se disa ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre Redi Molla dhe Mariglen Qato, janë pronarë “de facto” të kompanisë “5D”. Ky subjekt ka përfituar në bashkëpunim me kompani të tjera rreth 30 milionë euro tenderë nga institucionet publike, kryesisht nga drejtori në varësi të Bashkisë Tiranë, disa nga të cilat, në periudha të ndryshme janë drejtuar nga Molla dhe Qato.

Hetimet kanë provuar gjithashtu se shumica e tenderëve janë përfituar në mënyrë të parregullt, pa plotësuar kriteret.

Në bashkëpunim me firmën “5D” ka marrë tendera edhe kompania ‘Ed Konstruksion’ me pronar kryesor Alfred Ibrahimin.

Por ka edhe një fakt tjetër që na shqetëson lidhur me këtë tender. Punimet e prokuruara janë delikate sepse në rast rrëshqitje rrezikohet jeta e banorëve që jetojnë në dy pallate aty pranë. Ndërkohë, kompani fituese në të kaluarën ka treguar se merr paratë dhe nuk kryen punën sipas kontratës.

Në 11 maj 2023, Opozita e denoncoi këtë kompani se kishte zvarritur punimet e ujësjellësit të Memaliajt, që duhet të kishin përfunduar. Sipas kontratës, banorët e Memaliajt do të kishin ujësjellësin, gjë që nuk ka ndodhur për shkak të pazareve korruptive midis kompanive dhe kryetarit të bashkisë.

Kompania “KEG” sh.p.k dhe “ED KONSTRUKSION” shpk fituan në atë kohë kontratën për ndërtimin e Ujësjellësit të Memaliaj në vlerën 4.2 milionë euro. Sipas opozitës, përfitues direkt i tenderit ishte kompania e një drejtori të bashkisë fqinje të Tepelenës.

Në rastin tonë, kryebashkiaku Duro, duke autorizuar një tender të korruptuar me Alfred Ibrahimin, po fut në kalendat greke rregullimin e problemit të banorëve të pallateve në Patos që rrezikohen nga rrëshqitja e tokës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

 

 

Etiketa: bashkia pator abuzimfation duromurirreshqitjerruga dempkraciaShembjetender

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
KPK jep vendimin për prokurorin e Durrësit

KPK jep vendimin për prokurorin e Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

Nard Ndoka ka kritikuar Sali Berishën në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore. Ndoka...

Lexo më shumë
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com