GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KQZ njofton partitë: Votim elektronik vetëm në Durrës dhe Elbasan

13:53 - 11/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
KQZ njofton partitë: Votim elektronik vetëm në Durrës dhe Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka kthyer përgjigje partive politike në lidhje me votimin elektronik.

Në përgjigjen e bërë publike për mediat, Celibashi shprehet se në kushtet ku ndodhemi dhe kohën e pamjaftueshme është e pamundur që të zhvillohet votimi elektronik në 5 qarqe.

Celibashi propozon që votim elektronik të bëhet vetëm në dy qarqe, atë të Elbasanit, ku u zhvillua edhe në zgjedhjet lokale të 2023 dhe të Durrësit.

Kryetari i KQZ-së thotë se e ka zgjedhur Durrësin për shkak të terrenit, infrastrukturës së përshtatshme dhe afërsisë me Tiranën, ku mund të ketë një përgjigje më të mirë të çdo lloj problematike.

Në letrën që mban firmën e kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi, thuhet se partitë mund të bëjnë propozimet e tyre deri më 19 tetor 2024.

Letra drejtuar partive politike

Në vijim të komunikimeve të mëparshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me ju mbi mundësinë e zhvillimit të votimin elektronik në 5 qarqe, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2025, më lejoni t’ju sjellë në vëmendje se kjo mënyrë votimi në këtë numër qarqesh nuk mund të zhvillohet.

Periudha nga sot deri në datën 20 Prill 2024 që është data e parë e mundshme e zhvillimit të zgjedhjeve në fjalë, apo deri në datën 11 Maj 2024 që është data e fundit e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve të vitit 2025, është e pamjaftueshme për përgatitjen e gjithë elementëve teknik dhe njerëzor për zhvillimin e këtij lloj votimi në këtë numër qarqesh.

Gjithsesi duke vlerësuar interesin dhe dobinë për shtrirjen graduale të votimit elektronik, KQZ për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2025, propozon zhvillimin e kësaj mënyre votimi vetëm në qarkun e Elbasanit dhe në atë të Durrësit. Në qarkun e Elbasanit u zhvillua votimi elektronik për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023 në shumicën e qendrave të votimit të këtij qarku, të cilat i përkasin bashkisë Elbasan.

Ndaj nëse nga ana juaj vlerësohet me dobi dhe interes shtrirja e votimit elektronik, është me kuptim që më së pari ai të shtrihet në ato njësi zgjedhore ku një pjesë e votuesve të kësaj njësie e kanë një eksperiencë të mëparshme me këtë lloj votimi. Rekomandoj zhvillimin e votimit elektronik në qarkun e Durrësit, për lehtësitë logjistike dhe njerëzore që ofron ky qark krahasuar me qarqe të tjerë të vendit.

Durrësi për shkak të terrenit gjeografik, infrastrukturës rrugore dhe asaj tjetër, distancës me Tiranën (KQZ-në), mundëson një përgjigje më të mirë nga ana e këtij institucioni për përgatitjen, zhvillimin dhe administrimin e votimit elektronik. Nga ana tjetër ky lloj votimi kërkon angazhimin e një numri të madh njerëzish në terren.

Praktika e identifikimit elektronik ka treguar se për qarkun e Durrësit në përgjithësi rekrutimi i personelit të posaçëm për këto procese administruese zgjedhore është më pak sfidues se në shumë qarqe të tjerë. Numri dhe natyra e punës që kryen personeli që do të angazhohet me votimin elektronik është thuajse e njëjtë me atë të identifikimit elektronik. KQZ vlerëson të domosdoshëm një mendim të partive politike në lidhje me këtë propozim. Ndaj jeni të lutur ta përcillni atë pranë KQZ, jo më vonë se data 19 Tetor 2024.

Etiketa: KQZpartivotim

Lajme të lidhura

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim
Aktualitet

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim

17:22 - 03/02/26
Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi
Aktualitet

Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi

17:17 - 03/02/26
Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e çiftit Meta-Kryemadhi
Aktualitet

Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e çiftit Meta-Kryemadhi

17:01 - 03/02/26
Para
©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Benet Beci kujtohet në dimër për kanalet kulluese, i jep  630 MLN lekë mikut të tij Broz Dodaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim
Aktualitet

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim

17:22 - 03/02/26

Arta Dollanit, i është caktuar masa arrest shtëpie, pas aksionit të Prokurorisë së Durrësit, për mbetjet e Kurum. Dollani, e...

Lexo më shumë
Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi

Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi

17:17 - 03/02/26
Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e çiftit Meta-Kryemadhi

Marin Gjonaj, mbreti i Bitcoin në Tiranë, që ka në dorë fatin dhe paratë e çiftit Meta-Kryemadhi

17:01 - 03/02/26
Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun

15:04 - 03/02/26
Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut

Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut

14:45 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com