GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Hajdutëri e pashembullt në Europë”/ Opozita vijon protestat për dorëheqjen e Veliajt

14:14 - 11/10/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dorëheqje dhe arrestim, qytetarët duan ‘kokën’ e “hajdutit Veliaj”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përpara bashkisë së Tiranës, u zhvillua këtë të premte protesta e radhës e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Partisë Demokratike si dhe Partisë së Lirisë, me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi duke folur në protestë deklaroi se, opozita nuk do të tërhiqet.

Ai theksoi se, opozita do të përballet me çdo çmim, edhe me jetën, deri sa të vendoset drejtësia. “Ta harrojë ky regjim se do të na zmbrapsë, sepse ne jemi gati të përballemi me çdo çmim, edhe me jetën tonë, deri sa të vendoset drejtësia për këto krime dhe këtë hajdutëri të pashembullt në Europë”, u shpreh ai.

Ndërsa këshilltarja bashkiake e PD, Ilda Zhulali në fjalën e saj në protestën e organizuar sot u shpreh se, në mbledhjen e fundit të bashkisë së Tiranës, këshilltarët socialistë vendosën që familjet në nevojë të merrnin si ndihmë sociale vetëm 30 mijë lekë të vjetra.

“30 mijë lekë të vjetra iu japin ndihmë sociale 248 familjeve në Tiranë, ndërsa Zoto e Mërtiri e kanë çmimin 2.4 milion euro në muaj, e ndaj ne jemi sot këtu sepse jemi kundër këtij poshtërimi që i bëhet çdo qytetari te Tiranës”, u shpreh Zhulali.

Këshilltarja bashkiake e PL, Silva Caka foli për pronën ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar.

Ajo tha se, “në momentin kur u zhvat prona ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, por edhe shumë prona të tjera publike, gjithë paritë e opozitës, si Partia e Lirisë edhe Partia Demokratike e kanë ngritur zërin në çdo konferencë për shtyp, në çdo denoncim që kanë bërë për zhvatjen e pronës private. Pra synimi i qartë për të zhvatur çdo pronë publike nuk do ta shpëtonte pronën private”.

Shefi i organizimit të PD Klevis Balliu dhe koordinatori rajonal për Tiranën u shpreh se protesta e 7 tetorit do të përshkallëzohet.

“Ata që na ishin mërzitur se qenka prishur fasada e partisë së krimit, turpi nuk është i joni pse është prishur ajo fasadë, por pse nuk është prishur më përpara”, shtoi Balliu.

“Kemi disa ditë që protestojmë këtu, por që të gjithë jemi mbledhur këtu, përfshirë dhe ata që në datën 7 ne i kishim përballë, jo vetëm në terren por dhe në studio, me një frikë, se mos vazhdon apo nuk vazhdon data 7. Data 7 do vazhdojë. Data 7 do përshkallëzohet, përderisa ju nuk dëgjoni zërin e qytetarëve”, tha ai.

Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano tha së pavarësisht presioneve mafioze për të ndaluar zërin protestues të qytetarëve kundër kryebashkiakut Veliaj, nuk do t’ia dalin dot ta shuajnë atë. Sipas Panos, përmes një vendimarrje të nxituar dhe pa votën e opozitës në Këshillin Bashkiak, kryetari Erion Veliaj miratoi listën për kreditë e buta, duke mënjanuar shtresat në nevojë e favorizuar komunitetin LGBTQI. Në një kohë kur buxheti i Bashkisë së Tiranës ka kapur shifrën e 500 milionë eurove përgjatë 2024, sërish Veliaj, tha Pano, i shpenzon për incenratorin inekzistent dhe afera të tjera.

Pjesë e protestës ishte edhe aktori Mehdi Malkaj aktor, i cili gjatë fjalës së tij, u bëri thirrje policisë, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur Atdheun dhe popullin dhe jo hajdutët e këtij vendi, duke iu referuar kupolës qeverisëse.

Protestat para Bashkisë së Tiranës nisën pas arrestimit të drejtorëve të Veliajt lidhur me procedimin penal “5D”. Ashtu si në dosjen e inceneratorit të Tiranës, edhe në këtë çështje ka indice dhe dyshime se Veliaj është koka e aferës. Megjithatë, për të dyja rastet, Prokuroria e Posaçme nuk ka ngritur asnjëherë akuzë ndaj Veliajt.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1proteste

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Erdogan takon Vuçiçin: Marrëdhëniet me Serbinë janë në kohë të artë

Erdogan takon Vuçiçin: Marrëdhëniet me Serbinë janë në kohë të artë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com