GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Egli Progës/ Dyshime se u fshinë pamjet filmike, SPAK refuzoi të japë asistencë teknike

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Egli Progës, Prokuroria ia hedh topin Policisë për zbutjen e akuzës: Aq prova sollën. Nën akuzë inspektori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngjarja e rëndë e ndodhur në muajin gusht në Pogradec, ku mbeti i vrarë Egli Proga, ka çuar në arrestimin e 3 personave të tjerë të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Në pranga kanë rënë Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, të cilët sipas akuzës nuk kanë treguar detajet e konfliktit dhe goditjes me grusht që i bëri Denis Meçe, Eglantin Progës.

Për më tepër hetimet e zhvilluara gjatë kësaj kohe kanë nxjerrë të dhëna të tjera se tre personat janë përfshirë në fshirjen e pamjeve filmike të lokalit ku ndodhi ngjarje, duke sjellë pengimin e hetimeve.

Fshirja e pamjeve filmike nga DVR-të e dy lokaleve ku ka qëndruar viktima para se të vritej, është kryer në mënyrë të qëllimshme. Pamjet janë rikuperuar vetëm pasi Prokuroria dhe Policia e Korçës, kontraktuan një ekspertët privat, i cili përmes programeve ka mundur të rikuperojë pamjet filmike të fshira.

Kaq ka mjaftuar, që sot prokuroria Dhorina Theodhori të marë vendimin për arrestimin e tre personave Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, ndaj të cilëve është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Arrestimi i tyre është kryer mëngjesin e sotëm nga strukturat e hetimit të Krimeve të Rënda në Korçë. Me këto arrestime të kryer ditën e sotme, numri i të ndaluarve për vrasjen e Eglantin Progës ka shkuar në 4 persona të ndaluar, duke përfshirë dhe arrestimin e Denis Meçes në muajin Gusht 2024.

Pritet që në ditët në vijim tre të arrestuarit të dalin para gjykatës së rrethit, për tu njohur zyrtarisht me akuzat dhe masën e sigurisë “arrest në burg”.

Për hetimin e këtij rasti kaq kompleks dhe që tronditi opinionin publik, Policia dhe Prokuroria e Korçës kërkuan ndihmën dhe të laboratorit kibernetik në SPAK, por kjo prokurori refuzoi të japë asistencën teknike.

Sipas një ekspertize të mjekësisë-ligjore, vdekja e Eglantin Progës, në mesin e muajit gusht në Pogradec, ka ardhur si pasojë e hemorragjisë në cipën e trurit dhe hemorragjisë në indin trunor.

/Ora News/

Etiketa: Egli ProgaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Navalny bën thirrje për “rezistencë” ndaj Kremlinit

“Do vdes këtu”- Publikohet ditari i Navalnyt në burg, si e parashikoi fundin e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com