GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mosbindja civile/ Boçi: Policia të mos sillet si e lënduar, vetë e kanë zgjedhur këtë profesion

17:50 - 12/10/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Mosbindja civile/ Boçi: Policia të mos sillet si e lënduar, vetë e kanë zgjedhur këtë profesion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi, i ftuar në News 24 komentoi atë që opozita e ka quajtur marshim të mosbindjes civile. Boçi theksoi se në marshim një person u dogj dhe se zona pranë parlamentit u mbyt me gaz. Ai shtoi se qytetarët janë goditur me spraj. Sipas Boçit, marshimi është udhëhequr nga qytetarët.

Luciano Boçi: Mosbindja civile ishte e veçantë. Ishte marshim, që udhëhiqej nga qytetarët, në institucionet ku ata dëshironin të shprehnin pakënaqësi. Kjo ishte hapja e bindjes civile. Skenar nuk kishte mosbindja civile. Sigurisht ka një parashikim të mënyrës së lëvizjes, por kishte edhe devijim nga ajo që ishte parashikuar. Godina e Kryeministrisë blindohet në mënyrë ekstreme, ne nuk ramë në kurth dhe zgjodhëm marshimin, që tregon vendosmëri dhe përballje.

Ka pasur raste që jemi goditur me spraj direkt. Zona e parlamentit u mbyt me gaz. Policia duhet të sillet korrekt dhe mos të sillet si e lënduar, fundja çdo person e ka zgjedhur atë profesion me ndërgjegje të plotë, është profesion, që i duhet edhe të përballet. Policët janë njerëz, që kanë profesionin e tyre. Një qytetar u dogj. Ishte e tmerrshme. Shumë vetë thanë se polici hodhi flakën tutje nga instikti, por nuk ishte instikt.

Deputeti demokrat tha se në protestë policia ka abuzuar me hedhjen e gazit lotsjellës dhe sprajit. Sipas tij detyra e tyre është të mbrojnë jetën e qytetarit.

“Mund të kishte dhe një ide për rikthim të Kuvendi, por ndodhi një përplasje e panevojshme dhe brutale, sepse policia pa zero arsye e mbushi gjithë sheshin me gaz lotsjellës, ndërkohë që ne nuk kishim arritur. Me pjesën e gazit dhe sulmet e policisë ishte një abuzim shumë i madh. Ndikoi te protestuesit. Ka patur raste që p.sh. te bashkia jemi goditur direkt me spraj.

Policia është në detyrën e saj, është e parapërgatitur, ndërsa qytetari është i zhveshur me elementë mbrojtjes. Detyra e institucionit të rendit është të ruaj jetën e qytetarëve. Ata që s’duhet të lëndohen në protestë, nuk janë policët, sepse kanë skafandër e mjete mbrojtëse, por qytetarët”, tha deputeti i PD.

Ndër të tjera ai u shpreh se, protesta instaloi standardin e sjelljes së aksionit politik të PD në raport me mosbindjen civile, duke shtuar se duan që të vazhdojë edhe më tej dhe të agresohet më shumë.

“Instaloi standardin e sjelljes së aksionit politik të PD në raport me mosbindjen civile, është përballje dhe kryerja e çdo veprimi për arritjen e qëllimit tonë sepse situata është destabilizuar.

Nuk kemi rënë në qetësi, sepse pati një përballje në parlament para seancës. Ne ishim përgatitur për një reagim të fortë, por seanca u shty në mënyrë të njëanshme.

Duam që të vazhdojë më tej dhe të adresohet më shumë. Njerëzit janë të karikuar dhe nuk janë nga ato bateritë që duhet t’i karikojmë ne. Janë me autonomi, nuk e kanë impulsin e jashtëm, por të brendshëm. Protesta është komunikim politik, dhe kur ti i del në ballë, jep mesazhin se je për interesat e tyre, jo për interesa personale”, tha Boçi

Ai ka komentuar reagimet e ndërkombëtarëve lidhur me aksionin e opozitës, duke u ndalur te deputeti i CDU Krichbaum, por edhe te ambasadat në Shqipëri.

Boçi theksoi se CDU është një organizëm i gjerë dhe se Krichbaum mund të mos e njohë mirë realitetin në Shqipëri, duke rikujtuar një vizitë të tijën në vend, nga ku ka deklaruar se Lulzim Basha kishte fituar gjyqin për vulën e PD.

“CDU është një organizëm shumë i gjerë dhe ka përfaqësimin zyrtar. Ka qenë një person i CDU që e ka bërë këtë deklaratë. Ishte një deputet i CDU, i cili përfaqëson elektoratin e tij. Nuk ka ndonjë post të lartë. Gunther Krichbaum ishte personi që bëri një vizitë personale në Shqipëri, takoi Bashën dhe tha se ai ka fituar gjyqin për logon e PD. Nuk njihte realitetin. Unë kam frikë se ai nuk e njeh prapë realeitetin”, tha ai.

Ai ngriti shqetësimin për mos reagimin e ndërkombëtarëve për korrupsionin, përgjimet e SKY, kanabisin, dhe mungesën e reflektimit të rekomandimeve të OSBE për reformën zgjedhore.

“Ambasadat nuk duhet të heshtin për gjërat madhore në Shqipëri. Pse nuk flasin për korrupsionin, për përgjimet e SKY, për kanabisin, për arsimin, për mos reflektimin e rekomandimeve të OSBE në reformën zgjedhore? U dogjën ca karrige, duhet të merresh me shkakun, jo pasojën. Këtu shihet vetëm pasoja”, shtoi ai.

Etiketa: Luciano BociPolicia

Lajme të lidhura

Gati Amnistia Penale: 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi
Aktualitet

Gati Amnistia Penale: 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi

17:56 - 04/02/26
Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit
Breaking Views

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit

17:47 - 04/02/26
Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit
Breaking Views

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit

17:37 - 04/02/26
Para
“Përpjekje donkishoti”- Deputeti Boçi për ‘Djathtas 1912’: Ndjej keqardhje për kolegët sepse…

“Përpjekje donkishoti”- Deputeti Boçi për ‘Djathtas 1912’: Ndjej keqardhje për kolegët sepse…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gati Amnistia Penale: 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi
Aktualitet

Gati Amnistia Penale: 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi

17:56 - 04/02/26

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe...

Lexo më shumë
Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit

17:47 - 04/02/26
Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit

17:37 - 04/02/26
Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

16:42 - 04/02/26
Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë

16:33 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com