Roberto Mancini ka folur në lidhje me gjendjen e kombëtares së Italisë dhe ka theksuar se skuadra e tij do jetë fituesja e Botërorit ‘Katar 2022’.
Italisë i duhet kualifikimi së pari për të shkuar në Katar, megjithatë trajneri i kësaj përfaqësueseje është duket se është shumë optimist.
“Do të kualifikohemi në Botëror, sepse jemi të fortë, sepse ishim skuadra më e mirë në Euro 2020, sepse e merituam fitimin e turneut, por edhe sepse kemi humbur vetëm një ndeshje në tre vitet e fundit”, –theksoi Mancini për GDS.
Më tej ai u ndal edhe te Nicolo Zaniolo dhe Gianluca Scamaça, dy ndër lojtarët më të talentuar që ka në ekip dhe shtoi se do të jenë këta emra që do i japin fitoren e madhe Italisë.
“Zaniolo mund t’i japë shumë Romës dhe kombëtares: kur sulmon portën kundërshtare me kokën lart është i jashtëzakonshëm. Scamacca zotëron gjithçka për t’u bërë një sulmues i kompletuar, mund të rritet edhe përmirësohet edhe më shumë. Çfarë ndodh nëse nuk kualifikohemi në Katar? Nuk më shkon në mendje një gjë e tillë, jam i bindur që do të fitojmë Botërorin”,-tha 57-vjeçari.
Theksojmë se së pari Italia do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut dhe fituesin e çiftit Portugali-Turqi për një biletë në Botërorin e vitit të ardhshëm./K.T/Gijotina.com
Discussion about this post