GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kristinka Leka nuk i paguan borxhet Spitalit, Gonxhe del mbi gjykatën dhe i jep 2.2 MLN euro për lavanderinë e Traumës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pushteti i Blendi Gonxhes duket se qëndron mbi çdo gjë tjetër, nga ndërhyrja nëpër institucione deri tek vendim e gjykatës.
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pushteti i Blendi Gonxhes duket se qëndron mbi çdo gjë tjetër, nga ndërhyrja nëpër institucione deri tek vendim e gjykatës.

Shumica e tenderëve kohën e fundit nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kanë qenë për lavanderi. Në këto procedura spikat afera e Blendi Gonxhes me biznesmenen Kristinka Leka, të cilës po i jep çdo tender për larje çarçafësh.

Këtë herë Gonxhe ka prokuruar paratë e  Spitalit Universitar të Traumës, për të cilin ka zhvilluar tenderin me  objekt ‘Kryerja e shërbimit të lavanderisë për një periudhë 36 mujore në Spitalin Universitar te Traumës’.

Pra, Gonxhe jep kontratë 3 vjeçare, ndryshe nga vitet e kaluara. “Gara” për vlerën 2.2 milionë euro u zhvillua me 17 korrik 2024 dhe kishin dorëzuar oferta vetëm 2 kompani: “UNIVERS SERVIS” SH.P.K dhe ABI’S” SH.P.K”. Fituesja dihej qysh para se të niste tenderi.

Së pari po tregojmë se oferta e fituesi është 98% e fondit limit, që duhet të ishte një arsye për anulimin e tenderit.

Ndërsa kujtojmë se firma  ABI’S” SH.P.K”po rrëmben çdo tender për lavanderisë të zhvilluar nga Gonxhe. Pak javë më parë ne denoncuam që mori 3.1 milionë euro për shërbimin e larjes së çarçafëve e spitalit Psikiatrik në Elbasan dhe 1.8 milionë euro në Spitalin e  Vlorës, të dy tenderë pa garë.

Tani kko kompani hedh në dorë edhe këtë tender me vlerë po aq të lartë. Por si mundi Gonxhe ta përfshinte firmën ABI’S” SH.P.K” edhe në Spitalin e Traumës, me të cilin disa kohë më parë ka patur përplasje ligjore pikërisht për tenderët.

Kompania “ABI’S SHPK” apo ish-“DEVIS SHPK”, e cila aktualisht figuron në pronësi të Kristinka Lekës, fillimisht ka qenë në pronësi të Lefter Lamajt, i cili, për të humbur gjurmët e aktivitetit të tij të dyshimtë, ia kaloi pronësinë Lekës.

Për të humbur gjurmët dhe për të shmangur lidhjet me të kaluarën e tij të dyshimtë, më 22 gusht 2024, shoqëria “DEVIS SHPK” ndryshoi emrin në “ABI’S SHPK”.

Por vetëm emri ndryshoi ndërsa zakoni vazhdon, madje situata është edhe më keq.

Firma në fjalë ka detyrime financiare të papaguara ndaj Spitalit Universitar të Traumës, në vlerën e rreth 60 milionë lekëve. Ndërkaq kompania ka humbur dhe gjyqin në shkallën e parë për këto borxhe. Megjithatë, pavarësisht këtyre problemeve, kjo firmë arriti sërish të fitojë një tender nga i njëjti spital. Në fakt, këtë herë dhuratën ja ka bërë Blendi Gonxhe, që sigurisht është më i fuqishëm se drejtoresha Edlira Bode.

Ky është një vendim për t’u studiuar në literaturën e korrupsionit, pasi i jepet tenderi 2.2 milionë euro një subjekti që nuk pranon t’i paguajë borxhet Autoritetit Kontraktor (Spitalit të Traumës).

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

 

Etiketa: Blendi GonxheEdlira Bodekristina lekalavanderiopen data albaniapushtetshkleje ligjitender red flagtendera pa garevendim gjykate

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Plagosi me thikë një grua në Fier, arrestohet 32-vjeçari

“Më jep alkool ose…”/ Familjarja e çiftit të dhunuar në Fier: Autori ishte i dehur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26

Protestuesit janë aktualisht në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria. Një prej protestueseve bëri thirrje që nesër në orën...

Lexo më shumë
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26
OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com