GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Kush janë biznesmenët që akuzohen se i shkaktuan 127 mln lekë dëm shtetit

12:36 - 15/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Transferta mbi 150 mijë Pound, sekuestrohet llogaria bankare – Detaje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur emrat e biznesmenëve të ndërtimit nga Fushë Kruja, për të cilët Prokuroria e Durrësit lëshoi urdhër-arreste, pasi akuzohen se nëpërmjet një skeme mashtrimi me TVSH i kanë shkaktuar dëm shtetit në vlerën mbi 127 milion lekë të reja.

Mësohet se Gjykata ka firmosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 biznesmenët: Indrit Visha, 35-vjeç, lindur në Gjirokaster dhe banues në Sherek, Nikël të Fushë Krujës; Indrit Allamani, 48-vjeç; Redion Sefa, 22-vjeç, lindur dhe banues në Qerekë të Fushë Krujës; si dhe Lovjano Topi, 19-vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Qerekë të Niklës në Fushë Kruje

Po ashtu është caktuar edhe masa e sigurisë “Arrest shtëpie për shtetasen Albana Paja, 36-vjeçe, banuese në Krujë, si dhe “Detyrim paraqitje” ndaj shtetasve Brikena Çela, 34-vjeçe, banuese ne Fushë Kruje dhe Aldo Myftari 34 vjeç.

Burime bëjnë me dije se masat e sigurisë janë ekzekutuar vetëm për shtetasit: Indrit Allamani, Albana Paja, Brikena Çela,dhe Aldo Myftari, ndërsa shtetasit Indrit Visha, Redion Sefa, dhe Lovjano Topi janë shpallur në kërkim.

Sipas organit të akuzës, 4 biznesmenët e ndërtimit me “arrest me burg”, të cilët drejtojnë biznese në Fushë Krujë, akuzohen se nëpërmjet një skeme mashtrimi me TVSH i kanë shkaktuar dëm shtetit në vlerën mbi 127 milion lekë të reja, ku përfshiheshin të paktën gjashtë subjekte që operonin në fushën e ndërtimit.

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka verifikuar shitjet e subjektit “R S”, i cili ka vetëdeklaruar në vlerë total shitjeje prej 286,301,702 lekësh për periudhën Dhjetor 2023 dhe subjektit “L”, që ka vetëdeklaruar një total shitje 162,302,300 lekë gjatë Dhjetorit të vitit 2023. Në total, këto subjekte kanë kryer shitje që përllogaritet në 448,604,002 lekë, vlera për të cilat Prokuroria dyshon të jenë fiktive dhe janë faturuar te subjektet që operojnë në fushën e ndërtimit “3D C” dhe I.V FP.

Administrata tatimore ka kryer verifikimin e faturave të deklaruara, shitjet totale, historikun e punësimit të shoqërive të ndërtimit dhe marrëdhëniet me bizneset e tjera. Nga analizimi i të dhënave të deklaruara si shitjet totale për çdo subjekt, është kryer llogaritja e tatimit mbi vlerën e shtuar si dhe Tatimi Fitimi për çdo subjekti, dhe ka rezultuar në total një dëm i shkaktuar ndaj shtetit në vlerën 127,551,874 lekë.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.

Gjithashtu, bëhet me dije se grupet hetimore kanë kryer dhe verifikimet e pajisjeve dhe automjeteve që zotëronin shoqëritë e ndërtimit nga ku ka rezultuar se subjekti “3D C” kishte në pronësi vetëm automjete luksoze, Mercedes benz AMG 63, Mercedes benz AMG  GT 43, PorscheCayenne,  Land Rover apo BMW X5. Asnjë prej këtyre automjeteve nuk përdoret për aktivitetin e ndërtimit.

Etiketa: biznesmene

Lajme të lidhura

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës
Aktualitet

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës

19:40 - 04/02/26
Para
Pezullohet nga detyra oficeri i policisë së Shijakut, nis hetimi ndaj tij

Dhunoi dhe kërcënoi me thikë nënën, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com