GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i shton dhuratat për Hamza Islamajn, i fal 2 MLN euro për tri rrugica në Dajt

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj i shton dhuratat për Hamza Islamajn, i fal 2 MLN euro për tri rrugica në Dajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj e ka futur biznesmenin Hamza Islamaj në listën e të favorizuarve në tendera. Këtë herë kryebashkiaku i Tiranës do t’i japë nga fondet e rrugëve. Bashkia ka zhvilluar prokurimin me objekt ‘Rehabilitimi infrastrukturës rrugore në Njësinë Administrative Dajt + Shën Gjergj + Zall Bastar’. Konkretisht do të bëhet shtrimi me asfalt i 3 rrugicave në fshatrat që ndodhen rreth 10 km larg qendrës së Tiranës.

Nisja e punimeve që do të bëhet në  rrugën që të çon për fshatin Priskë. Kjo ka një gjatësi totale prej 3.3 kilometra dhe është degëzim i rrugës se Sh54 (Dajt-Qaf Priskë-Shëngjergj).

Kjo është gjendja aktuale e rrugës, e cila në fakt është e shtruar me asfalt, pasi aty kalon edhe një linjë urbani, por në të nuk është vënë dorë prej vitesh, prandaj edhe është amortizuar.

Kjo është edhe taktika e bashkisë, i lë rrugët pa mirëmbajte me vite, më pas bën ndërhyrje urgjente, por rrjedhimisht edhe për më shumë shpenzime. Sidomos në këtë moment para zgjedhjeve, projekti merr vlerë elektorale.

Në projekt përfshihet edhe shtimi me 5 cm asfalt i rrugës për në Fshatin Fezaj. Kjo është një rrugë e kategorisë D, segment lokal rural me gjatësi totale 560 metra.

Në fakt është një rrugicë fshati, ku është e aksesueshme edhe për makina, por ka nevojë të shtrohet me asfalt.

Gjithashtu, do të rikonstruktohet edhe “Rruga e Fshatin Vërri”, e cila është e rrethuar kryesisht nga objekte të ulëta 2-3 katëshe. Rruga ka një gjatësi rreth 530 metra, e cila gjithashtu ka parametrat e favorshme dhe Bashkia do të ndërhyjë me një shtresë çakëll dhe asfalt në trashësi 4-5 cm. Në total do të shtrohen 4.4 km rrugë!

Tenderi me “Flamuri të Kuq”

Për të hedhur nga një shtresë asfalt në këto 3 rrugica në fshatra Veliaj do të shpenzojë 2 milionë euro. Pra edhe mbledh votat e këtyre fshatrave edhe i kompanisë së mikut të tij një fond të madh.

Bashkia e njoftuar “garën” më 29 gusht 2024 dhe priste aplikimet deri më 13 shtator 2024. Gjatë kësaj periudhe shfaqen interes për të marrë pjesë në garë 18 kompani. Shumica prej tyre janë gjithashtu përfituese të favoreve të Veliajt dhe paraqiten në tender vetëm për formalitet, sepse fituesi dihet qysh më parë.

Ndërkohë menjëherë në fazën e parë Veliaj ka përdorur metodën e zakonshme, “skualifikim i të gjithë operatorëve përveç fituesit”.

Komisioni i vlerësimit të ofertave skualifikoi 17 nga 18 ofertat.

Vetëm për 7 oferta janë sqaruar arsyet e skualifikimit, pasi kishin edhe ofertë më të ulët se fituesi, por për të tjerat nuk është dhënë asnjë argument.

Në këto kushte u kuptua që firma e përzgjedhur ishte BE-IS SHPK, në pronësi të Hamza Islamajt. Oferta e tij ishte e vetmja që kaloi për në fazën finale dhe duke qenë se nuk kishte konkurrencë, u shpall menjëherë fituese. Open Data Albania i ka vënë tenderit “Flamurin e Kuq|, që është shenja e riskut të korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: . Zall BastarabuzimHamza IslamajKomisionpriskered flagrrugeTEDNER

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Pjesëtar i një organizate kriminale në Itali, arrestohet 26-vjeçari në Kavajë (Emri)

Po kujdeseshin për kanabisin në mal, pranga 5 personave në Poliçan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kishte bërë pazarin për shtëpi/ Me qumësht dhe portokalle me vete, pesë efektivë rrethojnë qytetarin: Më shoqëruan se u thash po helmoni shqiptarët
Aktualitet

Kishte bërë pazarin për shtëpi/ Me qumësht dhe portokalle me vete, pesë efektivë rrethojnë qytetarin: Më shoqëruan se u thash po helmoni shqiptarët

14:32 - 18/10/26

Një moment i pazakontë është regjistruar në protestë, ku një qytetar është rrethuar nga pesë efektivë policie, teksa kishte me...

Lexo më shumë
Tensione te ministria e Arsimit, Policia hedh gazlotsjellës për të shpërndarë studentët! Shoqërohen disa persona

Tensione te ministria e Arsimit, Policia hedh gazlotsjellës për të shpërndarë studentët! Shoqërohen disa persona

14:26 - 18/10/26
E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Lana

E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Lana

14:09 - 18/10/26
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen menjëherë! Qeveria teknike është zgjidhja e vetme politike për të nxjerrë vendin nga kriza

Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen menjëherë! Qeveria teknike është zgjidhja e vetme politike për të nxjerrë vendin nga kriza

14:00 - 18/10/26
Nis hedhja e gurëve drejt efektivëve, aktivizohet autoboti i ujit, plagoset një vajzë

Nis hedhja e gurëve drejt efektivëve, aktivizohet autoboti i ujit, plagoset një vajzë

13:37 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com