GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbyllet seanca, socialistët në Kuvend miratojnë pr/ligjet në rendin e ditës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Jo vetëm jashtë parlamentit/ Përplasje edhe brenda Kuvendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi miratoi sot mes kaosit dhe tensioneve të shkaktuara nga deputetët e opozitës, pr/ligjet në rendin e ditës.

Deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin normal të seancës, teksa grumbulluan karriget në foltoren e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përjashtoi nga seanca plenare deputetët e Partisë Demokratike, Elda Hoti dhe Petrit Doda, si dhe deputetin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Gëzim Ademaj.

Socialistët në Kuvend miratuan me 73 vota pro pr/rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2023.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 73 vota pro edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 465, date 29.9.2011, Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 72 vota pro edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit” i ndryshuar.

Më pas Kuvendi votoi me 69 vota pro, 3 abstenim dhe 1 votë kundër projektvendimin për zgjedhjen e Violanda Theodhorit si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh se, shumica e kërkuar sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, i ndryshuar, raundi i tretë nuk u arrit. Sipas ligjit, u shpreh Spiropalit nëse shumica prej 2/3 nuk arrihet as pas raundit të tretë, atëherë kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Kështu, Violanda Theodhori konsiderohet e zgjedhur si anëtare e KLGJ-së nga radhët e shoqërisë civile.

Kuvendi votoi me 68 vota pro, 4 abstenim dhe 1 votë kundër, projektvendimin për zgjedhjen e Erjon Fejzulla si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Spiropali u shpreh se, shumica e kërkuar sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, i ndryshuar, raundi i tretë nuk u arrit. Sipas ligjit, u shpreh Spiropalit nëse shumica prej 2/3 nuk arrihet as pas raundit të tretë, atëherë kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Kështu, Erjon Fejzulla konsiderohet i zgjedhur si anëtar i KLP-së nga radhët e shoqërisë civile.

Kuvendi gjithashtu rrëzoi me 58 vota kundër, 3 abstenim dhe 12 pro projektvendimin “Për emërimin e z. Pajtim Melani si anëtar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e kryetarit të Bordit”.

Etiketa: kuvend

Lajme të lidhura

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!
Breaking Views

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26
“Atje janë tradhtarët”, thirrja e protestës: Të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti
Breaking Views

“Atje janë tradhtarët”, thirrja e protestës: Të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti

20:36 - 15/09/26
Parullat pikante të protestës, qytetarët ironizojnë Ramën dhe Ballukun
Breaking Views

Parullat pikante të protestës, qytetarët ironizojnë Ramën dhe Ballukun

20:27 - 15/09/26
Para
Video – Protestuesit e bashkisë transferohen para Kuvendit, përplasje me policinë

Video - Protestuesit e bashkisë transferohen para Kuvendit, përplasje me policinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”
Breaking Views

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26

Qindra shqiptarë janë mbledhur para objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në prag të shpalljes së vendimit...

Lexo më shumë
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26
“Atje janë tradhtarët”, thirrja e protestës: Të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti

“Atje janë tradhtarët”, thirrja e protestës: Të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti

20:36 - 15/09/26
Parullat pikante të protestës, qytetarët ironizojnë Ramën dhe Ballukun

Parullat pikante të protestës, qytetarët ironizojnë Ramën dhe Ballukun

20:27 - 15/09/26
“Arrestoni Ramën!”/ 108 ditë protestë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

“Arrestoni Ramën!”/ 108 ditë protestë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

20:07 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com