GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mediu në Elbasan: Grupet e drogës po dominojnë edhe pushtetin, të mos heshtim

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediu në Elbasan: Grupet e drogës po dominojnë edhe pushtetin, të mos heshtim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Republikane ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm dhe në Elbasan.  Fushatën po e drejton kryetari i degës Elbasan dhe nënkryetar i PR-së, Ergys Muzhaqi, i cili dha mesazhin se njerëzit e ndershëm duhet të reagojnë, kur e keqja sundon.

“Këtë lloj fryme dua të sjell në angazhimin tim politik. Të mos ulemi, kur duhet të rrimë në këmbë, të mos heshtim, kur duhet të flasim, të mos flemë, kur duhet të punojmë. Më e pakta, të mos rrimë në shtëpi, kur duhet të votojmë.’- u shpreh drejtuesi i fushatës së republikanëve në Elbasan, Ergys Muzhaqi.

Për Kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu, opozita e djathtë duhet të përfaqësohet me profesionistë si Ergysi në zgjedhjet e ardhshme, si mënyra më e mirë për të fituar besimin e njerëzve përballë një pushteti që partner kryesor ka bandat e trafikut të drogës.

“Ne sot nuk jemi një republikë parlamentare kushtetuese, por një republikë kryeministrore, ku Shqipëria shkëmbehet për interesa të caktuara të pushtetit në çdo lloj forme të mundshme. Ajo që është akoma më e keqe, dhe ju jeni dëshmitarë këtu në Elbasan, trafiku i drogës është bërë dominant. Grupet e forta të trafikut të drogës, që kanë paratë, dominojnë dhe politikën.

Ata zgjedhin. Ata vendosin. Për fatin e keq, është një marrëdhënie e dukshme, e pranueshme e qeverisjes së sotme. Akoma më tej, për shkak të interesave të pushtetit, nuk ka më as liri, as të drejta dhe as ligje. Këto grupe kriminale, përdoren në bashkëpunim me pushtetin, për të manipuluar zgjedhjet, për të intimiduar votuesit, përtë blerë votat, për t’u thënë shqiptarëve që vota juaj s’vlen.

Por kur vota s’vlen, jeta jonë nuk vlen, jeta e fëmijëve tanë nuk vlen, sakrifica e prindërve tanë nuk vlen”, theksoi Mediu.

Në takimin me strukturat e Partisë Republikane në Elbasan, Mediu vuri në dukje nevojën që ka vendi për funksionimin e drejtësisë.

“Shqipëria ka nevojë për drejtësinë e pavarur nga politika, por jo të pavarur nga ligji dhe kushtetuta, që të përdoret në mënyrë okulte, u shpreh Kryetari i Partisë Republikane, duke vlerësuar me rëndësi jetike ringjalljen e besimit të njerëzve tek liria individuale dhe e drejta e votës, pa të cilat asnjë shoqëri nuk mund të zhvillohet dhe të shkojë përpara.”

 

Etiketa: arka me drogeElbasanMediu

Lajme të lidhura

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes
Aktualitet

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes

17:01 - 11/07/26
Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi
Aktualitet

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

13:55 - 11/07/26
Spiropali kokë më kokë me një të dënuar për mashtrim, çfarë fshihet pas këtij takimi?
Aktualitet

Spiropali kokë më kokë me një të dënuar për mashtrim, çfarë fshihet pas këtij takimi?

13:41 - 11/07/26
Para
Mediat italiane: Qeveria Rama jep 7 mln Euro për “Giro d’Italia”

Mediat italiane: Qeveria Rama jep 7 mln Euro për “Giro d'Italia”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes
Aktualitet

Milionat për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën, kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Gonxhes

17:01 - 11/07/26

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se ditën e hënë do të depozitojë një kallëzim...

Lexo më shumë
Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare

Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare

16:48 - 11/07/26
Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

16:38 - 11/07/26
Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

15:34 - 11/07/26
Granit Xhaka paralajmëron Argjentinën: Pak njerëz flasin për Zvicrën, por ne do t’i demonstrojmë vlerat tona

Granit Xhaka paralajmëron Argjentinën: Pak njerëz flasin për Zvicrën, por ne do t’i demonstrojmë vlerat tona

15:08 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com