GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Maratona e së Dielës/ Veliaj njofton paralizimin e qarkullimit: Dilni vetëm para orës 7:30. Paralajmërohet edhe heqja e mjeteve me karrotrec

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Betonizimi i Tiranës/ Shtohen lejet e ndërtimit në kryeqytet, bien në rang kombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maratona e Tiranës, që do të zhvillohet të dielën (20 Tetor), do të sjellë bllokimin e qarkullimit në akset kryesore të kryeqytetit.

Në një reagim, Kryetari i Bashkisë së Tiranës (që organizon garën bashkë me Federatën e Atletikës), Erion Veliaj, ka njoftuar paralizimin e qarkullimit, ndërsa u ka dhënë qytetarëve dy opsione: ose t’i bashkohen maratonës, ose nëse duan të dalin për fundjavë të dielën, të zgjedhin ta bëjnë këtë para orës 07:30-08:00.

“Kryeqyteti gjithashtu përgatitet këtë fundjavë për Maratonën e Tiranës, kështu që ftesa për të gjithë qytetarët nëse janë tipa të vrapit dhe të sportit, të dalin dhe të na bashkohen, të tjerët nëse duhet të dalin për fundjavë të dalin para orës 7:30-8:00 kur ne fillojmë mbylljen totale për maratonën. Kështu sigurohemi që 4,000 të huaj që vijnë në Tiranë, 4,000 mijë vrapues, atletë dhe familjet e tyre të kenë një kohë të jashtëzakonshme në Tiranë, të kalojnë mirë. Tirana të jetë vërtetë një kartolinë e bukur dhe e pastër e imazhit të ri të Shqipërisë”, tha ai.

Veliaj po ashtu shtoi se po punohet për vendosjen e sinjalistikave për mbarëvajtjen e Maratonës së Tiranës.

Më herët, është bërë e ditur se maratona nis në orën 9:00 dhe do të zgjasë 5 orë. Gjatë kësaj kohe, akset kryesore të qytetit, ku parashikohet të zhvillohet edhe gara, do të jenë të bllokuara.

Itinerari i garës

Policia bashkiake: Lëvizini mjetet, ose do hiqen me karrotrec 

Në një njoftim, Policia Bashkiake ka paralajmëruar lëvizjen me karrotrec të mjeteve të parkuara në rrugët ku është parashikuar të zhvillohet gara, nëse nuk hiqen nga përdoruesit.

Në njoftim thuhet:

Të mos parkojnë automjetet e tyre private, brenda perimetrit  të garës, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur dhe konkretisht në:

1- Rr. e “Kavajës” (nga fillimi deri te Poliklinika nr.9, nga te dy krahët)

2- Rr. “Ibrahim Rugova”

3- Rr. “Papa Gjon Pali II”

4- Rr. “Xhorxh W. Bush”

5- Blv. “Bajram Curri” (segmenti nga ura perballë Gjykatës së Rrehtit Gjyqësor Tiranë – ura e Rr. “Elbasanit”)

6- Blv. Gjergj Fishta (segmenti nga blv. Dëshmorët e Kombit – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë)

7- Rr. Myslym Shyri.

Të lëvizin vullnetarisht mjetet e parkuara në rrugët (e mësipërme) ku do të zhvillohet gara, nëse i kanë parkuar disa ditë më parë, pasi në të kundërt, do të spostohen me mjet ngritës, nga shërbimet policore.

Të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet  private, për lëvizjet e tyre, në datën 19-20 Tetor, për të lehtësuar trafikun ne qytet.

Të mos tentojnë të hyjnë me automjet brenda perimetrit të garës, gjatë zhvillimit të garës, pasi kjo është rreptësishtë e ndaluar, si dhe t’u binden menjëherë urdhrave të shërbimeve policore , në devijimet eventuale të trafikut që do të kërkohen.

Ata qytetarë , që do të duan të lëvizin me automjetet e tyre, që ndodhen të parkuara në brendësi të lagjeve që ndodhen brenda perimetrit të garës, duhet t’i nxjerrin ato, jashtë perimetrit, përpara orës 08:00 të datës 20 Tetor, nëse kanë planifikuar udhëtime, pasi rrugët do të bllokohen deri në orën 15:00 dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë-dalin me automjet, nga zona e tyre e banimit që ndodhet brenda perimetrit te garës.

Të mos tentojnë të lëvizin me biçikleta, monopatina, apo motore elektrike, në rrugët brenda perimetrit dhe gjatë zhvillimit të garës, pasi kjo do të jetë rreptësishtë e ndaluar.

Këmbësorët, të bashkëpunojnë me shërbimet policore dhe vullnetarët, për të kaluar rrugën, në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për vrapuesit.

Lëvizja me automjet nga pjesa Lindore e Tiranës, për në pjesën Perëndimore (dhe anasjelltas), gjatë zhvillimit të garës, do të mund të bëhet vetëm në dy skajet e perimetrit të garës, dhe konkretisht në pjesën fundore të  Blv. te Ri, si dhe në Unazën e Madhe të Tiranës, që kalon pranë Kopshtit Zoologjik.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1Maratona e TiranësTirane

Lajme të lidhura

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)
Aktualitet

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe
Aktualitet

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Para
Beleri i drejtohet Himarës: Pavarësisht shpifjeve të Ramës, do të rikthehem…

Pasi e futi në burg, Rama do takojë Fredi Belerin si eurodeputet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26

Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi...

Lexo më shumë
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com