GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pasi e futi në burg, Rama do takojë Fredi Belerin si eurodeputet

13:15 - 18/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Beleri i drejtohet Himarës: Pavarësisht shpifjeve të Ramës, do të rikthehem…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë Fredi Belerin, i cili është përfshirë në delegacionin e Parlamentit Europian për Komisionin Parlamentar të BE-së për Stabilizim-Asociiimin me Shqipërinë.

Lajmi bëhet me dije nga media greke “To Vima”, e cila njofton se takimi do të mbahet më 29 Tetor në orën 10:00, duke e konsideruar si “takimin e vitit”.

Më tej në artikull thuhet se delegacioni i BE-së, pjesë e të cilit do të jetë edhe Beleri, do të zhvillojë në Shqipëri një vizitë 3-ditore. Ky komision do të informohet gjithashtu nga ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, në lidhje me zhvillimet për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Takimi me Kryeministrin Edi Rama i komisionit ku do të jetë dhe Beleri parashikohet që të zgjasë rreth 45 minuta. Pjesa e axhendës së takimeve janë edhe përfaqësues të partive të tjera si dhe nëj takim me kryeparlamentaren Elisa Spiropali.

“Beleri do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë në cilësinë e deputetit të Parlamentit Europian, me njeriun që e mbajti në burg për 481 ditë për të mbajtur jashtë zyrës së kryetarit të bashkisë së Himarë dhe po përballej (pavarësisht nga protestat evropiane) si një kriminel i së drejtës penale të zakonshme. Si e sjell vërtet jeta (dhe politika) në këtë mënyrë? Edi Rama është i detyruar ta presë këtë herë me nder, siç i ka hije një të zgjedhuri të Parlamentit Europian, kur pak muaj më parë deklaroi se për qeverinë shqiptare çështja Beleri është… inekzistente.

E shihni, ky kusht i vendosur nga Bashkimi Europian (me propozim të qeverisë greke) që rruga e anëtarësimit të Shqipërisë të kalojë përmes të drejtave të minoritetit grek, e detyroi Edi Ramën “të vështirë” të ndryshojë kurs. Epo, tani që po flasim, ai nuk mund të bënte ndryshe. Vizioni i shqiptarëve për anëtarësim në BE shkon, në pjesën më të madhe, përmes diasporës. Madje, ky takim, siç raportojnë vëzhguesit politikë në Athinë, është një shfajësim i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe atyre që këmbëngulën në rëndësinë e kandidaturës së Fredi Beleris në fletën europiane të Demokracisë së Re.” – thuhet në artikullin e medias greke.

Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, me dyshimet e korrupsionit zgjedhor, teksa u bë kandidati i parë në zgjedhjet lokale që fiton zgjedhjet nga qelia, teksa garonte për Bashkinë e Himarës nën siglën e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Por pavarësisht se u njoh mandati i tij si kryebashkiak, Beleri nuk arriti të merrte zyrtarisht detyrën pasi nuk u lejua të betohej para Këshillit Bashkiak. Arrestimi i Fredi Belerit shkaktoi tensione të ashpra mes Athinës dhe Tiranës, ku Greqia e ka konsideruar si një arrestim politik, po ashtu edhe si opozita në vendin tonë.

Më pas, ai u dënua me 2 vite burgim si nga Gjjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, ashtu edhe nga Apeli i Posaçëm. Gjatë kohës që ishte në burg, Fredi Beleri u zgjodh deputet i Parlamentitn Europian nga partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai arriti të merrte 237 mijë vota, eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Etiketa: Edi Ramafredi beleri

Lajme të lidhura

Policia shoqëron në komisariat aktivistin Altin Goxhaj për “mosbindje”
Aktualitet

Policia shoqëron në komisariat aktivistin Altin Goxhaj për “mosbindje”

23:17 - 16/04/26
Denar Biba zgjidhet prapë në krye të Autoritetit të Konkurrencës
Breaking Views

Denar Biba zgjidhet prapë në krye të Autoritetit të Konkurrencës

23:02 - 16/04/26
Lela përpaslet me Grida Dumën: Atë gishtin mos ma drejto, fute… I kthehet keq Duma: Fute ti, dil përjashta
KRYESORE

Lela përpaslet me Grida Dumën: Atë gishtin mos ma drejto, fute… I kthehet keq Duma: Fute ti, dil përjashta

21:35 - 16/04/26
Para
Vrasja e Jan Prengës, burg përjetë për Festim Bexhdilin

Vëllai i Jan Prengës dëshmon në GJKKO: Ja kush me mori në telefon para se ta rrëmbenin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shoqëron në komisariat aktivistin Altin Goxhaj për “mosbindje”
Aktualitet

Policia shoqëron në komisariat aktivistin Altin Goxhaj për “mosbindje”

23:17 - 16/04/26

Avokati Altin Goxhaj është shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici pasi refuzoi t'i bindej urdhrit të forcave të policisë rrugore...

Lexo më shumë
Denar Biba zgjidhet prapë në krye të Autoritetit të Konkurrencës

Denar Biba zgjidhet prapë në krye të Autoritetit të Konkurrencës

23:02 - 16/04/26
Zgjedhja e Presidentit, Konjufca sinjal tërheqjeje për një emër jashtë politikës

Zgjedhja e Presidentit, Konjufca sinjal tërheqjeje për një emër jashtë politikës

21:55 - 16/04/26
Lela përpaslet me Grida Dumën: Atë gishtin mos ma drejto, fute… I kthehet keq Duma: Fute ti, dil përjashta

Lela përpaslet me Grida Dumën: Atë gishtin mos ma drejto, fute… I kthehet keq Duma: Fute ti, dil përjashta

21:35 - 16/04/26
Grabitje me pengje në Napoli, autorët arratisen përmes një tuneli

Grabitje me pengje në Napoli, autorët arratisen përmes një tuneli

21:11 - 16/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com