GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vëllai i Jan Prengës dëshmon në GJKKO: Ja kush me mori në telefon para se ta rrëmbenin

13:18 - 18/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Jan Prengës, burg përjetë për Festim Bexhdilin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka dëshmuar ditën e sotme për herë të parë në Gjykatën e Posaçme Ndrek Prenga, vëllai i Jan Prengës, i cili u rrëmbye Janarin e vitit 2020 në Kamëz dhe më pas ia zhdukën trupin.

Ai ka rrë fyer se në vitin 2020 ka qenë në burg në Londër të Anglisë, por çdo ditë kontaktonte me telefonin e burgut me familjarët e tij. Ai ka thënë se me vëllain e tij kishte folur rreth një javë përpara se ta rrëmbenin.

Ndërkohë, Ndrek Prenga ka rrëfyer para togave të zeza se para se ta rrëmbenin Jan Prengën, një person me ngjyrë i ka futur në dhomë një “Iphone” dhe e ka telefonuar me kamer një person me prefiks të huaj, duke iu prezantuar si Gentjan Funiqi me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës.

Prenga ka deklaruar se Funiqi i ka thënë në telefon që: “Ma jep gjënë”. Sipas tij, telefonuesi i referohej një sasie prej 260 kilogramë kokaine që rezultonte e humbur dhe dyshohej të ishte vjedhur nga vëllai tjetër i tyre, Astrit Prenga së bashku me mikun e tyre të familjes, Gëzim Shullanin, një shtetas rumun dhe një shtetas shqiptar që quhet Xhulian.

Gjatë dëshmisë, Ngrek Prenga shtoi se Gentjan Funiqi, gjatë bisedave, i kishte thënë se kishte tentuar të komunikonte edhe me vëllain tjetër, Astritin, por nuk kishte arritur. Pas këtij mesazhi, Ndrek Prenga iu është përgjigjur se nuk ishte në dijeni se për çfarë bëhet fjalë.

Më pas, ai sqaroi se kishte arritur të telefononte Astritin, por edhe ky i fundit i ishte përgjigjur se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur.

“Pas një apo dy ditësh jam njoftuar nga nusja se Jani është marrë peng dhe se pas kësaj, jam përpjekur të merrte vesh se çfarë ka ndodhur”, ka rrëfyer ai para togave të zeza.

Pas pak ditësh, Ndrek Prenga është vënë në dijeni se bëhet fjalë për një sasi prej 260 kg kokainë që ishte vjedhur në port dhe gjatë komunikimeve që ka pasur me Gentian Funiqin, ky i fundit i ka kërkuar që të dorëzojë atë “gjënë” duke iu referuar sasisë së kokainës me qëllim për të liruar pengun.

Ngrek Prenga tha se xhaxhai i tij dhe një person tjetër kanë shkuar në Shkodër për të takuar familjarët e Gentian Funiqit alias Gentian Doçit, ku kanë gjetur babin e tij. Por, ky i fundit i është përgjigjur se nuk kishte dijeni dhe përgjegjësi se çfarë bën djali i tij.

Ndrek Prenga shtoi se pas ndërprerjes së mesazheve me Gentian Funiqin (Doqin), me të cilin fliste edhe me kamera, një tjetër numër i ka shkruar duke iu prezantuar si Gramoz, i cili ka pretenduar se kokaina e vjedhur nga Astrit Prenga ishte e tija.

Sipas dëshmisë së Prengës, pasi policia ka ndërhyrë në kompleksin Golden në Shijak, nga ai moment ka ndërprerë komunikimet me të gjithë personat që kishte folur. Që nga mosha 13 vjeç, tregoi dëshmitari, është larguar nga Shqipëria dhe është shpërngulur në Britani ku ka ndërtuar jetën dhe ka dy djem.

Ngjarja:

Jan Prenga u rrëmbye janarin e vitit 2020 në Kamëz. Pas rrëmbimit ai u dërgua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, ku Festim Bixhdili punonte si ishte kopshtari.

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, Jan Prenga dyshohet se u dhunua për vdekje dhe asgjësimi i trupit ka dyshime se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit, teksa kufoma ende nuk është gjetur.

Rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. Sipas SPAK, Festim Bexhdili e dinte vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, urdhri për rrëmbimin e Jan Prengës ishte dhënë nga Dritan (Gramoz) Rexhepi dhe i bashkëpandehuri i tij Gentian Funiqi (Doda), organizimi është bërë nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ndërsa ekzekutimi i rrëmbimit është bërë nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Porosia për rrëmbimin e Jan Prengës u dha teksa Rexhepi ishte i burgosur në Ekuador, në Amerikën Latine dhe kishte si qëllim shtrëngimin e vëllait të Prengës, që kishte vjedhur një sasi kokaine të trafikuar nga Ekuadori në Angli. Familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.

Etiketa: GJKKOJan Prenga

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Botoksi kontrabandë/ Nga Skerdi Faria i “Keit”, te ish banorja e “Big Brother”, kush janë të akuzuarit – Hetimet

Botoksi kontrabandë, lirohen tre të arrestuarit/ Ende në kërkim Skerdi Faria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com