GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Romës e shpall të jashtëligjshme marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

Për drejtësinë italiane, marrëveshja mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni për mbajtjen në një kamp në Shqipëri, të refugjatëve të cilët kapen në Mesdhe nga autoritetet italiane, nuk është e ligjshme.

15:30 - 18/10/24
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vetëm 16 emigrantë në bord! Media italiane: Testimi i parë i kampit të Gjadrit del blof
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seksioni i imigracionit të gjykatës së Romës nuk ka miratuar ndalimin e emigrantëve brenda qendrës italiane të qëndrimit për kthim në Gjader, raportuan këtë të premte mediat vendase.

ANSA shkruan se masa e ndalimit ishte marrë për dymbëdhjetë të huajt nga policia e Romës më 17 tetorin e kaluar, të cilët janë pjesë e 16 migrantëve (dhjetë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti) që u transportuan në Shqipëri, në Qendrën e Përqendrimit për Kthim të Gjaderit, nga anija Libra e Marinës Ushtarake Italiane.

“Dy vendet nga të cilat vijnë migrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta, edhe në dritën e vendimit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian”. Kjo është ajo që thekson një nga gjyqtarët e seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës, në urdhrin e tij – duke iu referuar emigrantëve të sjellë në qendrën e Gjadrit në Shqipëri – që nuk miraton ndalimin e njërit prej tyre. Ndalimi nuk është miratuar për asnjë nga 12 emigrantët. Sipas gjyqtarëve, gjendja e lirisë mund të rifitohet vetëm në Itali dhe për këtë arsye ata duhet të kthehen atje.

Sipas gjyqtarëve “Refuzimi i konfirmimit të ndalimeve në strukturat dhe zonat shqiptare, të barazuara me zonat kufitare ose të tranzitit italian, është për shkak të pamundësisë për të njohur si ‘vende të sigurta’ shtetet e origjinës së personave të ndaluar, me pasojën e moszbatimit të procedurës kufitare dhe, siç parashikohet nga Protokolli, të transferimit jashtë territorit shqiptar të personave migrantë, të cilët kanë të drejtë të dërgohen në Itali”.

Partia Lega e Matteo Salvinit, në koalicion me Fratelli d’Italia-n e Melonit e cilësoi vendimin “të papranueshëm dhe të rëndë”.

Nga ana tjetër “Movimento 5 Stelle” deklatoi se “Meloni duhet të kërkojë falje italianëve:

“Giorgia Meloni duhet t’u kërkojë falje italianëve, duke filluar nga ata që e kanë votuar, për mashtrimin. Sepse për këtë bëhet fjalë: një mashtrim prej qindra miliona eurosh me të cilin Meloni, pasi kuptoi se nuk mund të zbatonte bllokadën detare të premtuar në fushatën zgjedhore, deshi t’u bënte të besonin italianëve se kishte gjetur mënyrën për të mbajtur larg migrantët duke i dërguar jashtë vendit. Një mashtrim i organizuar aq keq sa u zbulua pas vetëm 48 orësh nga zbatimi i tij, me urdhrin e gjyqtarëve për të liruar dhe kthyer në Itali dymbëdhjetë migrantët e parë të transferuar në Shqipëri, duke shpenzuar gati 300 mijë euro vetëm për karburant”.

“E gjithë një mashtrim, e gjithë një gënjeshtër. Përveç qindra miliona eurove të shpenzuara për të ngritur këtë skenar të rremë. Çfarë do të bëjë tani Meloni? A do të sfidojë ligjin duke vazhduar të çojë migrantët në Shqipëri, të cilët pas dy ditësh do të duhet të kthehen të lirë në Itali? Nga bllokada detare në urën detare”, deklarojnë parlamentarët e Lëvizjes 5 Yje të Komisioneve të Politikave të BE-së në Dhomën dhe Senatin e Italisë.

Nicola Fratoianni, ilderi i së majtës italiane kërkoi që: “qeveria Meloni të rimbursojnë me paratë e tyre Shtetin për paratë publike të shpërdoruara këto ditë për deportimin e kotë të 16 personave në Shqipëri”.

“Propaganda, edhe më cinike dhe mizore, nuk mund të bëjë asgjë kundër realitetit dhe kundër ligjit”, përfundoi ai.

Etiketa: Kryesore1marreveshja Rama-Meloni

Lajme të lidhura

Inceneratori i Elbasanit/ Lefter Koka me raport mjekësor. Ja kur jepet vendimi
Aktualitet

SPAK kërkon rikthimin në burg, por Gjykata nuk po e e gjen! A është arratisur Lefter Koka?

11:17 - 24/04/26
PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit
Aktualitet

Denoncimi i PD: Bashkia e Tiranës hap procedurat e kredive të buta, por e-Albania nuk punon

11:13 - 24/04/26
Vokshi ngre alarmin në Strasburg: Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet
Aktualitet

Vokshi nga Strasburgu: Paratë e pista nga lidhja shtet-krim po deformojnë ekonominë shqiptare…

10:50 - 24/04/26
Para
Kundërshtari në burg/ Jorgo Goro voton dhe hedh poshtë akuzat e Dules

Shtyhet seanca për Jorgo Goron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inceneratori i Elbasanit/ Lefter Koka me raport mjekësor. Ja kur jepet vendimi
Aktualitet

SPAK kërkon rikthimin në burg, por Gjykata nuk po e e gjen! A është arratisur Lefter Koka?

11:17 - 24/04/26

SPAK kërkon rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ndërsa procesi has pengesa proceduriale, pasi gjykata nuk ka...

Lexo më shumë
PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit

Denoncimi i PD: Bashkia e Tiranës hap procedurat e kredive të buta, por e-Albania nuk punon

11:13 - 24/04/26
Vokshi ngre alarmin në Strasburg: Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet

Vokshi nga Strasburgu: Paratë e pista nga lidhja shtet-krim po deformojnë ekonominë shqiptare…

10:50 - 24/04/26
Drejtonte rrjetin e trafikut, shqiptari kapet me 22 kg kokainë dhe arsenal armësh

Drejtonte rrjetin e trafikut, shqiptari kapet me 22 kg kokainë dhe arsenal armësh

10:41 - 24/04/26
Sllovenia i bashkohet Spanjës dhe Irlandës, do të transmetojë emisione për Palestinën në vend të Eurovisionit

Sllovenia i bashkohet Spanjës dhe Irlandës, do të transmetojë emisione për Palestinën në vend të Eurovisionit

10:17 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com