GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli fillon provat klinike për dozën e katërt të vaksinës kundër Covid

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli fillon provat klinike për dozën e katërt të vaksinës kundër Covid
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Izraeli filloi të hënën provat klinike për dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit, që besohet të jetë studimi i parë i këtij lloji. Zyrtarët izraelitë po shqyrtojnë mundësinë e vënies në dispozicion të një doze të dytë përforcuese për popullatën e vendit, i cili po përballet me një rritje të infeksioneve me variantin Omicron.

Provat filluan në Qendrën Mjekësore Sheba, pranë Tel Avivit, mes 150 anëtarëve të personelit mjekësor që kanë marrë dozën e tretë përforcuese në gusht.

Të hënën ata morën dozën e katërt të vaksinës Pfizer/BioNTech.

“Shpresoj që doza e katërt përforcuese të ofrojë mbrojtje nga Omicroni, që është shumë e nevojshme, duke pasur parasysh valën e pestë të koronavirusit që jemi duke përjetuar tani”, tha profesor Jacob Lavee pas marrjes së dozës së katërt.

Personeli që kishte marrë dozën e tretë, pas një testimi doli se kishte nivele të ulëta të antitrupave.

“Së pari, ne po planifikojmë të studiojmë reagimin e sistemit imunitar të 150 vullnetarëve, që po marrin pjesë në këtë studim, pas marrjes së dozës së katërt. Pra, se si do të reagojnë antitrupat. Natyrisht, ne do të studiojmë edhe sigurinë e dozës së katërt të vaksinës”, tha Profesor Gill Regev-Yochay, drejtor i Njesisë për Sëmundjet Infektive në Qendrën Mjekësore Sheba.

Provat klinike vijnë në një kohë kur zyrtarët izraelitë po shqyrtojnë shpërndarjen një pakoje të dytë të vaksinave përforcuese për popullatën e vendit, i cili po ndeshet me një rritje të infeksioneve me variantin Omicron.

Izraeli ishte një nga vendet e para në botë që filloi fushatën për vaksinimin e banorëve kundër COVID-19 në fillim të këtij viti. Pak më shumë se 4.2 milionë nga 9.3 milionë banorët e Izraelit kanë marrë dozën e tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Izraeli ka regjistruar të paktën 8,242 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë./ VOA

Etiketa: COVIDVaksine

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Covid në Kosovë, 1 viktimë dhe 6 raste të reja

Covid-19 në Kosovë, 4 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali
Aktualitet

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali

12:49 - 01/10/26

Një 37-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 vite, 10 muaj e 20 ditë burg në Itali, pasi tentoi të vriste...

Lexo më shumë
Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

12:31 - 01/10/26
Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

12:10 - 01/10/26
Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

12:04 - 01/10/26
Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar

Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar

11:52 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com