GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera me tenderat duke favorizuar “4 A-M”, dënohen me kusht tre zyrtarët e bashkisë së Tropojës

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Afera me tenderat duke favorizuar “4 A-M”, dënohen me kusht tre zyrtarët e bashkisë së Tropojës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre ish-zyrtarë të bashkisë Tropojë, të cilët në muajin Prill 2024 u morën të pandehur nga prokuroria e posaçme SPAK, për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera apo ankandeve publike”, janë dënuar nga Gjykata e Posaçme.

Zenel Çela, specialist i lartë, Ramiz Bardhi me detyrë specialist i Lartë dhe Rexhep Ismajlisufaj me detyrë ekonomist në bashkinë Tropojë, kanë pranuar fajësinë para gjykatës, duke kërkuar një dënim më të lehtë.

Treshja e gjyqtarëve Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, teksa kanë studjuar konkluzjonet e prokurorit të çështjes, Elvin Gokaj, si dhe duke konstatuar pendesën dhe pranimin e fajësisë nga tre të pandehurit, kanë vendosur të dënojnë me dy vite burgim secilin prej ish-zyrtarëve.

Por dënimi me 2 vite burgim është pezulluar nga gjykata, duke i vendosur të tre të pandehurit në shërbim prove për një periudhë 4 vjeçare, duke i kushtëzuar që gjatë kësaj kohe mos shoqërohen me asnjë person të dënuar.

Sipas vendimit të gjykatës së posaçme 3 zyrtarë të bashkisë Tropojë, të cilët kanë marë pjesë në dy procedura tenderuese të shpallur nga ky institucion, janë marë të pandehur nga prokuroria e Posaçme SPAK, për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera apo ankandeve publike”.

Sipas dosjes hetimore tre zyrtarët kanë abuzuar gjatë fazës së drejtimit të komisionit të vlerësimit të ofertave në dy procedura tenderuese të shpallura nga bashkia Tropojë.
E para lidhet rikonstruksionin e gjimnazit “Asim Vokshi” dhe palestër, plus terrene sportive dhe sistemime të jashtme me fond limit mbi 53 milionë lekë.

Ndërsa tek e dyta bëhet fjalë për rikonstruksionin e shkollës “Tinka Kurti” në fshatin Lekbibaj.
Në të dyja këto procedura tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave në kushte të paqarta dhe pamotivuara, kanë përjashtur në mënyrë të qëllimshme Bashkimin e Operatorëve “Halili 1” dhe “Shëndëlli”, kompani këto që administrohen nga Kujtim Byberi dhe Yzedin Bozhaj.

Sipas SPAK, funksionarët e bashkisë Tropojë me vendimarjen e tyre kanë favorizuar në procedurën e rikonstruksionit të gjimnazit “Asim Vokshi”, subjektin “4 A-M” që zotërohet nga Ardit Metaliaj.

Në dosje e prokurorisë thuhet se:

“…komisioni i vlersimit të ofertës i përbërë nga Ramiz Bardhi , kryetar Specilist i Lartë, Zenel Çela, anëtarë Specialist i Lartë dhe Rexhep Isajlisufaj, anëtar Ekonomist më 18 qershor 2019 kanë skualifikuar Bashkimin e Operatorëve “Halili 1” & “Shëndelli”, i cili ka marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Shkolla Asim Vokshi-Palestër dhe terrene sportive dhe sistemime të jashtme në gjimnazin Asim Vokshi” me fond limit 50,319,591 lekë, duke paraqitur ofertën në vlerën vlerë 42.072.833 lek pa tvsh dhe kanë kualifikuar si fitues operatorin ekonomik 4 A-M me ofertën 50.269.533 lek pa tvsh…”.

Por shkeljet e tre zyrtarëve të bashkisë Tropojë, janë rënduar akoma dhe më tepër në procedurën e dytë, atë të rikonstruksionit të shkollës “Tinka Kurti” në Lekbibaj me vlerë financiare prej 186 milion lekë të vjetra.

Sipas dosjes së SPAK, tre të pandehur fillimisht kanë shpallur fitues Bashkimin e Operatorëve “Halili 1” & “Shendelli”. Madje përfaqësuesit ligjorë të dy kompanive kanë lidhur dhe kontratën me bashkinë Tropojë. Por në rrethana të habitshme dhe shkaqe të pajustifikuara me ligj, është bërë skualifikimi.

Në dosje nënvizohet si më poshtë vijon:

“…me vendimin Nr.13 të 18 qershorit 2019 B.O “Halili 1” & “Shendelli” është shpallur fitues në këtë procedurë prokurimi dhe ka lidhur kontratën në 27 qershor 2019. Por më vonë këto dy kompani janë skualifikuar me argumentin se “makineritë dhe drejtuesi teknik, punonjësit, manovratorët të deklaruar në këtë procedurë prokurimi, do të jenë të angazhuara në këtë kontratë…”.

Pas përjashtimit të dy subjekteve në këtë tender, anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë shpallur fitues sërisht kompaninë e Ardit Metaliaj, të subjektit “4 A-M”.

Etiketa: 4 A-MBashkia TropojeGJKKOKryesore1tender

Lajme të lidhura

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm
Aktualitet

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

14:29 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë
Aktualitet

Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë

13:58 - 30/09/26
Para
Gjendet i pajetë 62-vjeçari te nënkalimi i “Kodrës së Diellit”

Aksident në Lushnjë-Fier, makina përplas biçikletën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm
Aktualitet

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

14:29 - 30/09/26

Një skandal korrupsioni ka ndodhur në Ekuador, ku ish-ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Juan Carlos Holguín, është vënë nën hetim...

Lexo më shumë
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë

Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë

13:58 - 30/09/26
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

Java Europiane e Sportit/ FSHF promovon futbollin e vajzave në shkollën “Korb Muça”

13:26 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com