GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komisioni hetimor për shëndetësinë, Vokshi: S’mund të mbyllet pa dëshmuar edhe Rama

09:54 - 21/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni hetimor për shëndetësinë, Vokshi: S’mund të mbyllet pa dëshmuar edhe Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë Albana Vokshi ka deklaruar sot në mbledhje se ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshminë e kryeministrit Edi Rama.

Ajo ka kërkuar shtyrjen e afatit për mbylljen e Komisionit Hetimor, i cili duhet të përfundojë ditën e nesërme.

Sot janë thirrur për të dëshmuar ministrja aktuale e Shëndetësisë, Koçiu, ish-minitrja Ogerta Manastirliu dhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani,

Vokshi kërkoi nga deputetët e mazhorancës që të respektojnë kushtetutën, ndërsa i akuzoi ata se kanë uzurpuar komisionin hetimor. “E keni bërë komisionin han me dy porta”, iu drejtua Vokshi kolegeve te PS.

“Të shtyhet me 2-3 javë afati për Komisionin. Të bëjmë transparencë për koncesionet kriminale, abuzive, hajdutët e parave, vjedhësit”, tha Albana Vokshi, e cila tha se “nuk mbyllet ky komision pa ardhur Edi Rama”.

“Sot jemi në një tjetër mbledhje të komisionit hetimor. Sic ka ndodhur në mbledhjet e fundit, kjo është një kërkesë e ardhur nga deputetët e mazhorancës. Ditën e premte, pas një mbledhje që u mbajt në shkelje të rregullores, e kanë zhbërë edhe kryesinë e komisionit. Pra dua të informoj se kryesia e komisionit nuk mblidhet më, nuk kryen funksionet që duhet të kryejë. Mazhoranca jo vetëm që nuk njeh autoritetin e kryetarit, por ka rrëmbyer edhe komisionin, edhe drejtimin, edhe menaxhimin edhe dëgjesat. Nëse mendoni se do ja mbushni mendjen njerëzve se ju keni dëshirë të hetoni e keni gabim, sepse pavarësisht se keni uzurpuar cdo gjë të këtij komisioni, cdo qytetar e ka të qartë sesa korruptive janë këto koncesione.

Të premten ka ardhur një shkresë më firmat e deputetëve të PS ku kërkohet të dëshmojnë para komisionit shumë dëshmitarë. Nesër është dita e fundit, afati i fundit i komisionit. Ndërkohë në listën e dakordësuar janë edhe shumë dëshmitare të tjerë. Unë nuk e kuptoj çfarë doni të bëni?! Kush është qëllimi i dëshmive të sotme?!

Nuk ka ndodhur kurrë në 33 vite kjo që po ndodh. E di që halli juaj është i madh, por nuk e zgjidh dot ky komision hallin tuaj. Nuk do i mbuloni dot këto afera kriminale. Si do e mbyllni këtë komision? Në këtë komision duhet të vijë Edi Rama. Nuk mund të mbyllet ky komision pa ardhur Edi Rama”, u shpreh ajo.

Etiketa: KomisionRamaVokshi

Lajme të lidhura

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?
Aktualitet

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha
Aktualitet

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26
Para
Abissnet Superiore, përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 9-të

Abissnet Superiore, përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 9-të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një foshnje ka ndërruar jetë pak çaste pak lindjes. Familja ka pretenduar se...

Lexo më shumë
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com