GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri e paguan furgonin “sa frëngu pulën”, 45 milionë lekë pa garë firmës që s’ka licencë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri e paguan furgonin “sa frëngu pulën”, 45 milionë lekë pa garë firmës që s’ka licencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj e blen një furgon frigorifer “sa frëngu pulën”, por jo me lekët e tij. Kryetari bën pazar me paratë e Drejtorisë së Kopshteve dhe Çerdheve. Sigurisht që Veliaj alias Lali Eri nuk ka kohë të merret direkt me të tilla vogëlsira, por drejtoria e Kopshteve nuk do ta bënte një tender me shkelje, pa pasur dritë jeshile nga kryetari. Drejtuesja Zhaneta Beqiri ka organizuar tenderin me objekt ‘Blerje automjet, furgon frigoriferik’. Sipas kërkesave teknike të hartuara nga komisioni i vlerësimit, që paraqiten në dokumentin më poshtë, mjeti duhet të jetë me zero km dhe i vitit 2024, i bardhë, frigoriferi duhet të jetë ftohës me temperaturë minimale 0 oC, me vëllim 10 deri në 13 m3.

Dhe për këtë mjet janë planifikuar 45 milionë lekë.

 

Duket tender është i vogël, por fitimi është i madh, Kjo mundësohet nga fondi limit i fryrë. Nuk e dimë se si e ka llogaritur këtë shifër komisioni i tenderit, por në treg, makina të tilla kushtojnë mesatarisht 15  milionë lekë më pak.

 

Pra, siç shihet më sipër, tregu ofron mjete të tilla të reja me çmime të lira.

Nga ana tjetër ekzistonte mundësia që të merrej një furgon frigoriferik i vitit 2019, me pak kilometra dhe që shkon maksimumi deri në 20 milionë lekë, kështu më shumë se gjysma e fondit do të ishte kursyer.

Tenderi është klasifikuar nga Open Data Albania me ‘Flamurin e Kuq’, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Prokurimi është shpallur më datë 12 shtator 2024 dhe e është mbyllur më datë 23 shtator. Tre firma dorëzuan ofertat dhe ishin të mjaftueshme për të zhvilluar garën sipas rregullores, por konkurrenca është eliminuar.

Pasi janë skualifikuar nga gara dy ofertat e tjera, i është liruar pengesa firmës “VILNIK MOTORS”, që sikur duket është përcaktuar më herët si fituese.

Kjo firmë kishte ofertën me vlerë 42 milionë lekë, sa 98% e fondit limit.

Ndërkohë duhet shtuar se arsyeja e skualifikimit të dy kompanive nuk është bindëse. Pasi jepet si argument që mbështeten në kryerjen e porosisë nga një kompani e njëjtë.

Kompania përfituese është shpërblyer vazhdimisht me tendera pa garë sidomos nga Bashkia Tiranë, por edhe nga Ministria e Brendshme. Theksojmë edhe një fakt tjetër që e bën të pavlefshëm vendimin e komisionit të ofertave. Kompania VILNIK MOTORS është një subjekt që bën riparime dhe mirëmbajtje mjetesh motorike, por nuk ka licencë për tregtimin e makinave. Kjo licencë sipas vendimit përkatës të qeverisë është e domosdoshme, madje në rastin tonë duhet edhe autorizim nga prodhuesi i këtyre makinave. VILNIK MOTORS, sipas dokumentit të mëposhtëm, nuk e ka këtë licencë të regjistruar në QKB.

Vlera e këtij tenderi është vogël para fondeve që shpërdorohen në këtë bashki, por është një shembull që ilustron metodën e përdorur për abuzime. Konkretisht, më parë fryhet fondi limit për të kënaqur interesin e kompanisë përfituese, në hapin e dytë skualifikohen të gjithë pjesëmarrësit, përveç fituesit.

Por ka edhe një aspekt tjetër. Veliaj i toleron drejtorët të bëjnë tendera të tillë për arsye se përpara janë zgjedhjet dhe vartësit e tij janë njëkohësisht edhe stafi elektoral. Kujtojmë se një vit më parë në një emision televiziv u bë publik rasti kur drejtorja Zhaneta Beqiri kërcënonte një qytetare. Dhe nuk bëhej fjalë për çështje që lidhet me kopshtet dhe çerdhet, por atë kërcënim e bëri gjatë zgjedhjeve në maj.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

 

Etiketa: abzuimBeqirifurgontenderVeliaj

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Pas arrestimit të Ilir Metës, masë sigurie edhe ndaj Monika Kryemadhit

Pas arrestimit të Ilir Metës, masë sigurie edhe ndaj Monika Kryemadhit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com