GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama u tall dje me pensionistët”, Teliti: Do të dyfishojmë pensionet

10:40 - 22/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rishikimi i buxhetit, Teliti: Gjithçka për pasurimin e Ramës dhe oborrtarëve të tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti në një deklaratë për mediat ka komentuar takimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave me pensionistët.

Teliti tha Rama dhe ministrat kanë treguar pensionistëve arsyet e rreme që nuk rriten pensionet. Më tej shtoi se kryeministri është tallur me 790 mijë pensionistë duke u dhënë 25 lekshin ditor, ndërkohë që sipas tij Kosova i rriti pensionet 5 herë më shumë.

Ai u shpreh se Rama është ai që mbyll sytë para shifrave të Eurostat sipas të cilave 46% e shqiptarëve, kryesisht pensionistë, janë të zhytur në varfëri.

Teliti tha në fund të deklaratës se vendosja e minimumit jetik prej 220 eurosh është sot një domosdoshmëri kombëtare në luftën ndaj varfërisë. Rritja e pensioneve me objektiv dyfishimin e tyre brenda mandatit të parë qeverisës, është sipas tij, angazhim madhor i Partisë Demokratike.

Deklarata

Pamë se si Kryeministri, ministrat dhe zëdhënësit e tij zyrtarë ose jo, mundoheshin, të justifikoheshin para shqiptarëve, dhe sidomos pensionistëve të harruar prej tyre.

Pamë sot sesi kreu i qeverise dhe stafi i tij na flisnin për arsyet e rreme të mos rritjes sa duhet të pensioneve, dhe për deficitin e skemës së pensioneve. 11 vite më parë ishte i njëjti Kryeministër që na shiste si mrekulli reformën e re të pensioneve, që sipas tij do zgjidhte njëherë e përgjithmonë problemet e pensionistëve. Sot është i gjithëpranuar dështimi i saj nga çdo aktor i tregut, dhe nga pensionistet vetë, dështim të cilin ne e paralajmëruam.

Kryeministër dhe ju ministra të qeverisë shqiptare.

Ju sot duhej të dilnit para pensionistëve dhe të kërkonit të falur, pasi në këto 11 vite të qeverisjes tuaj, ndonëse çmimet janë rritur me nga 2-3 herë, pensionet janë rritur me pak se 30%.

Jeni ju që pak javë më parë u tallet me 790 mijë pensionistë duke u dhënë 25 lekshin ditor, ndërkohë që Kosova fqinje, me një qeverisje serioze i rriti pensionet 5 herë më shumë.

Ishit ju që vendosët të rrisnit kostot e ilaçeve të pensionistëve, duke futur në tregun vendas ilaçe jo cilësore, të cilat përkthehen në barrë shtesë për pensionistet.

Ishit dhe jeni ju që çdo vit ndryshoni listën e barnave të rimbursueshme, duke shkaktuar që rreth 60% e faturës shëndetësore të paguhet nga xhepi i pensionistëve.

Ishit ju që rritet kostot e energjisë elektrike për pensionistët, duke u treguar atyre gishtin drejt batanijes për tu ngrohur në ditët e ftohta të dimrit.

Ishit ju që rritet, si kostot e furnizimit me ujë anembanë Shqipërisë dhe kostot e transportit urban.

Ishit ju z. Kryeministër që rritët taksat, tatimet dhe tarifat në kurriz të shqiptarëve dhe pensionistëve, ndërkohë që paratë i dërguat në llogaritë e tenderimeve pa garë, lukseve qeveritare, koncesioneve të pakërkuara klienteliste e korruptive dhe “rrugëve të florinjta”.

Jeni ju që mbyllni sytë shifrave të Eurostat sipas të cilave 46% e shqiptarëve, kryesisht pensionistë, janë të zhytur në varfëri.

Hiqni dorë nga propaganda dhe gënjeshtrat!

Të dashur qytetarë!

Vendosja e minimumit jetik prej 220 eurosh është sot një domosdoshmëri kombëtare në luftën tonë të përbashkët ndaj varfërisë.

Rritja reale dhe serioze e pensioneve me objektiv dyfishimin e tyre brenda mandatit të parë qeverisës, është angazhim madhor i Partisë Demokratike.

Shqipëria i ka burimet dhe buxheti i shtetit i ka të gjitha mundësitë financiare për ta fituar betejën me kafshatën e gojës, mjafton të largojmë abuzuesit e taksave tuaja nga karriget qeveritare.

Etiketa: pensioneRamaTeliti

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
Një ditë pas arrestimit të Metës, drejtori i Policisë takon kreun e SPAK

Një ditë pas arrestimit të Metës, drejtori i Policisë takon kreun e SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com