Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mohuar akuzat se është korruptuar nga oligarku Samir Mane. Duke folur për mediat, jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme, pas shtyrjes së orarit së seancës për verifikimin e kushteve të sigurisë, Kryemadhi u ndal për t’iu përgjigjur pyetjeve të medias.
Mes akuzave të SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi, është edhe ajo e korruptimit nga oligarku Samir Mane, në këmbim të ndryshimeve ligjore.
“Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë hyrë në marrëdhënie korruptive me biznesmenin Samir Mane, duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim Monika Kryemadhi me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit Samir Mane)”, tha SPAK në një njoftim për mediat të Hënën.
Në dosjes hetimore që disponon “Gijotina”, sqarohet se bëhet fjalë për një kompani telefonike (asokohe pronar me shumicë të kuotave ishte Samir Mane), ndërsa ligji i ndryshuar është ai për sektorin e minierave. Ndryshimet ligjore, sipas SPAK, janë kërkuar nga Mane, asokohe pronari i “AlbChrome”, kompanisë së nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve.
Para gazetarëve, Kryemadhi ka mohuar akuzat, ndërsa theksoi se në vilën në fjalën, te “Rrolling Hills”, jeton Shefqet Kastrati.
“Nuk e ka kërkuar Samir Mane ligjin, ai kishte një sindikatë minatorësh në pjesën e vet, ndërkohë që Përparim Spahiu kishte propozuar në emër të LSI statusin e minatorit. Ne e kemi kërkuar jo njëherë por dy herë. Dhe është bërë një mbledhje e komisionit e veprimtarive prodhues, Genc Ruli ka qenë nënkreyetar dhe Shalsi kryetar. Ligji ka qenë për rregullatorin e funksionimit, të sigurisë, sigurimeve pasi 90% ishin pa sigurime dhe e treta për disa procedura për matjen, etj. Nuk e mbaj mend a ka shkuar ligji. Por nuk ka të bëjë ligji që Mane më ka dhuruar një vilë”, tha Kryemadhi.
“Unë kam dashur të marr një shtëpi tek Samir Mane te Rolling Hills, pa dijeninë e Metës. Shkova dhe e pashë me mamanë time. Kemi diskutuar me gruan e Samir Manes, e marrim apo jo. Ambasadori grek takon Metën dhe i thotë ‘do të jemi komshi te Rolling Hills’. Ilir Meta vjen në darkë në shtëpi dhe më thotë ‘kështu, kështu’. Dhe unë i them ‘shkova dhe e pashë’. Më tha ‘nuk mund të marrësh asnjë gjë, sepse do të më pyesësh edhe mua’. Dhe unë i kam nisur një mesazh zonjës: motra anuloje. Tjetër është vila për Baton Haxhiu (një tjetër epoisod që përmendet në dosjen e SPAK). Në vilën që do të merrja unë jeton i lumtur Shefqet Kastrati”, u shpreh Kryemadhi.
Ndërsa prokuroria e posaçme e interpreton ndryshe episodin. Në dosjen hetimore, SPAK thotë se “personat në hetim Metaj-Kryemadhi, janë vënë në dijeni se persona të tjerë e kanë mësuar këtë fakt, sikurëse ka qenë edhe ish-ambasadori grek në Tiranë, janë tërhequr nga marrëveshja korruptive dhe vila i është shitur një blerësi tjetër”.
Lexo edhe:
Discussion about this post