GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I dënuar me burgim të përjetshëm, konfiskohen pasuritë e paluajtshme të Redjan Rrajës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I dënuar me burgim të përjetshëm, konfiskohen pasuritë e paluajtshme të Redjan Rrajës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurive të Redjan Rajës dhe personave qe kane lidhje me të.

Redjan Rraja, Odesa Rraja dhe Marsela Çiça kishin ankimuar në korrik vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurive, ku mes tyre edhe nje Audi luksoz, që përdorej nga modelja Kejvina Kthella, e cila në dosjen hetimore të SPAK rezulton të jetë partnerja e Rrajës.

Bëhet fjalë për 9 pasuri të konfiskuara si truall, automjete apo edhe orë Rolex. Ndërsa është revokuar sekuestrimi i mjetit Bentley, tipi Continental ne pronesi te Redjan Rrajes.

Kujtojmë se Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 23.10.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 150 akti, datë 10.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankues/subjekti R.Rr. dhe ankues/personat e tretë O.Rr. dhe M.Ç., kundër vendimit nr. 05, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si më poshtë:

1.Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.22, fq.25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit R.A.Rr.

2.Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.22, fq.24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit R.Rr..

3.Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.60, fq.140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases M.Ç..

4.Pasuria me nr. ***, zk ***, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases M.Ç.

5.Pasuria me nr. ***, zk ***, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases M.Ç.

6.Automjeti me targë ***, Audi A8, regjistruar në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi T.S. sipas kontratës me nr. 5267 rep, nr.2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 Euro.

7.Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane ***, me numër shasie ***, sekuestruar shtetases K.K. sipas procesverbalit të datës 05 Nëntor 2019.

8.Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).

9.Shuma prej 2750 euro.

 

Etiketa: pasuriRedjan Rraja

Lajme të lidhura

Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait,  takohet edhe me Sali Berishën
Aktualitet

Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait, takohet edhe me Sali Berishën

11:08 - 03/06/26
SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari
Aktualitet

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari

10:48 - 03/06/26
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian
Aktualitet

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:37 - 03/06/26
Para
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk lodhet duke e përsëritur legjendën e “Pyllit Orbital”, që justifikon tenderat për blerje të pemëve dhe shkurreve. 

Erion Veliaj “pajtohet” me Pjetër Trashajn, i jep kontratën për shkurre dekorative, 583 MLN lekë me “Flamur të kuq”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait,  takohet edhe me Sali Berishën
Aktualitet

Ilir Meta lë sërish qelinë! Pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait, takohet edhe me Sali Berishën

11:08 - 03/06/26

Ish presidenti Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë për të pritur ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të...

Lexo më shumë
SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, lirohen llogaritë bankare të investitorëve nga Katari

10:48 - 03/06/26
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:37 - 03/06/26
Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

10:23 - 03/06/26
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetkare girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş