GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E PLOTË/ Dëshmia e Leonard Dukës në GJKKO, rrëfen lidhjet me Santiago Malkon dhe Ervis Martinajn

17:34 - 24/10/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
E PLOTË/ Dëshmia e Leonard Dukës në GJKKO, rrëfen lidhjet me Santiago Malkon dhe Ervis Martinajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të enjte në GJKKO po zhvillohet gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, ku i pranishëm për herë të dytë është edhe autori i dyshuar, Leonard Duka.

Leonard Duka iu është përgjigjur pyetjeve të prokurorit të Posaçëm, ku ka deklaruar se ditën e ngjarjes, më 27 gusht 2019 ka qenë te biznesi i tij dhe rrugës për në shtëpi, e shoqëroi policia dhe aty mësoi për vrasjen e ish-policit.

“Ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga policia. Aty kam mësuar për ngjarjen. Kam qenë në lokal te biznesi im, në orën 10 mbylla lokalin, duke ikur për në shtëpi më shoqëroi policia. Si çdo ditë tjetër kemi ngrëne drekë me stafin dhe pastaj kam vazhduar rrjedhën. Isha me vëllain, Ervin Dukën në makinë, bëri shenjë policia dhe shkuam në polici.Ku e dija unë kush kishte vdekur, aty e mora vesh”-ka deklaruar ai.

Gjatë seancës, Duka ka folur edhe për lidhjen e tij me Santiago Malkon, ku pretendon se kanë pasur shoqëri të përbashkët.

“Kam qenë para shumë vitesh me të ndjerin, kemi pasur shoqëri të përbashkët. Pasi rregulluan letrat në mënyrë korruptive më shpallën në kërkim. Nuk e di pse jam këtu.15 vjet më parë ndodhi njohja jonë. Para 15 vitesh kam qenë në shkollë, vërdallë.

Nga shoqëria e përbashkët na ka ra me u njoh se Shqipëria e vogël është. Jemi nga një zonë, unë jetoja në Fresk, ai në lagjen tjetër. Po të citoj gjithë emrat e lagjes janë 200 veta.  Gjithë zonën e njoh, të gjithë njihemi me njëri tjetrin”-tregoi ai.

Pyetjes së prokurorit për lokalin e tij, ai dha këtë përgjigje:

“Më pyet për ngjarjen jo për lokalin. Ça lidhje ka kjo? Në 2019 kisha një lloto futbolli, Max Lloto e kisha në pronësi. E kam pas të shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Administratorët e pikave që ishin nëpër Shqipëri, ishim për darkë. Kur u ngritëm, ikëm të gjithë, nuk e di me çfarë kanë ardhur ata aty. Unë kam qenë me Audin, nuk e di për makina të tjera. Volkseagen nuk e di fare, nuk merrem me makinat që ishin aty, unë kam pasur makinën time”-ka deklaruar ai.

I pyetur nga prokurori se ku e mbante automjetin e tij tip ‘Skoda Roster’, Duka i tha: Unë po të jap përgjigje për respekt të gjykatës, se ti nuk e meriton.

“Për respekt të së vërtetës. Jo për mua”-ishte përgjigja e prokurorit Behar Dibra.

Duka ka shpërthyer me akuza në seancë, duke pretenduar se është i pafajshëm dhe ka pasur respekt për Martinaj.

“Ke 6 vjet më ke mbajtur kot në kërkim. Nuk e di me se është marrë Santiago Malko, kisha 3 vjet pa e parë. Kur e takova nuk isha vetëm me të. Shoku i përbashkët ka qenë Ervis Martinaj. E kam pasur shokë prej 15 vjetësh, jemi ndarë në 2017, secili në punën e vet.  Por e kam ruajtur respektin për të.

Unë kam pasur bizneset e mia, ai të vetat. Edhe ai ka pasur bastet e veta. Nuk e di mese është marrë. Pasi u ndamë nuk e di ç’ka bërë. Nuk kemi pasur asnjë marrëdhënie borxhi. Kur jemi takuar herë të tjera nuk kemi qenë bashkë por me miq të perbashkët. Nuk ua mbaj mend emrat. Jemi takuar nëpër club-e, lokale.

Nuk kemi pasur asnjëherë konflikt, as unë as familja ime. Çuna të rinj jemi, jemi zënë, jemi gri, pse ty nuk të ka ndodhur ndonjëherë të zihesh. Kjo punë nuk ka lidhje me ngjarjen, nuk e di sa herë është zënë vëllai im rrugëve.

Sherrin e vëllait, Erlisit, e kam marrë vesh nëpërmjet robve të mi, se isha në Gjermani. Mora vesh që vëllai është zënë për çështje pse më shef. Në dijeni për vëllain më vuri babi. Me vëllain nuk komunikova dot se u fut në burg, pastaj në gjyq.

Rivelino Mumajesin e njoh, kur është plagosur. Ku ta gjej qetësinë gjyqtare me këtë? Ky është i paaftë, më mban prej 6 vitesh në kërkim mua dhe e gjithë fisin tim. Santiago dhe Visi, di që kanë qenë shokë.”-ka thënë ai.

Etiketa: Kryesore1Leonard Duka

Lajme të lidhura

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
Para
“Atalanta e meritoi fitoren”, Xabi Alonso: Nuk ishte dita jonë

Mediat: Largimi i Alonso-s i pashmangshëm, dy kandidatë për stolin e Leverkusen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i pranishëm në punimet e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU)...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com