GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ilir Xhakolli jep 260 milionë lekë me tender fiktiv për sistemin parkimit me pagesë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ilir Xhakolli jep 260 milionë lekë me tender fiktiv për sistemin parkimit me pagesë

Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli dhe drejtori i t tij vartës për parkimet japin 260 milionë lekë me tender fiktiv.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli dhe drejtori i t tij vartës për parkimet japin 260 milionë lekë me tender fiktiv.

Ky fond është dhënë përmes prokurimit të zhvilluar me objekt ‘Sistem i menaxhimit të informatizuar për parkimet me pagesë’. Është një buxhet i madh që do të marrë të ardhura për 3 vite, deri në vitin 2026. Bashkia ka krijuar një ndërmarrje për të menaxhuar parkimin me pagesë, “Pogradeci Invest”, që ka drejtor Romeo Jaiçarin. Ky i fundi ka firmosur letrat e tenderit, por një shumë kaq e madhe nuk kalon pa dijeninë e kryetari të bashkisë.

Bashkia e ka mbajtur garën të hapur për 1 muaj, por janë paraqitur vetëm dy oferta. E para është nga operatori “Advanced Business Solutions – ABS” shpk.

Kjo kompani është tërhequr nga gara pa dorëzuar ofertë ekonomike.

Praktikisht, ky tender është zhvilluar me një operator ekonomik dhe procedura duket qartazi se është fiktive.

Oferta tjetër ishte nga “AlbaScan” shpk, – “WOW DIGITAL” shpk, të cilët kaluan në finale pa konkurrencë.

Open Data Albania tregon se procesi po bëhet në kundërshti me ligjin mbi prokurimet. Tenderi është vlerësuar me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Në mungesë të konkurrencës, me ofertë 250 milionë lekë ky bashkim operatorësh u shpall menjëherë fitues. Më 17 tetor 2024 është bërë publike kontrata e skuqur me shkelje.

Një nga firmat fituese “AlbaScan” shpk, njihet për prokurimet pa garë që fiton gjithmonë në këtë sektor.

“Albascan” u krijua në shkurt të vitit 2017 nga dy ortakë dhe për 2 vjet kompania mbeti një biznes i vogël me xhiro të papërfillshme. Ngjitja e saj erdhi në vitin 2019. Në janar të atij viti kompania u ble nga Elton dhe Elision Jorgjis për 150 mijë lekë. Menjëherë sapo u ble nga dy pronarët e rinj, xhiro e kompanisë kërceu në 110 milionë lekë nga 19 milionë që kishte qenë në vitin 2018. Në pak kohë biznesi i Albascan u rrit në progresion gjeometrik. Sot kompania merr mesatarisht 2.7 milionë euro në muaj pagesa nga thesari i shtetit për kontratat publike.

Kjo rritje e shpejtë i ka ardhur nga bashkëpunimi me kompaninë Advanced Business Solutions, e cila zotërohet nga Gerond Meçe, që opozita e ka akuzuar për lidhje korrupsioni me kryeministrin.

Të dy kompanitë kanë fituar në partneritet së bashku tenderin 6 milionë euro për sigurinë në burgje, atë 16 milionë euro për implementimin e laboratorëve smart në shkolla si dhe disa kontrata të tjera.

Në çdo tender ato vijnë si paketë sëbashku dhe kanë arritur të përfitojnë kontrata pa garë fare. Në këtë tender, roli i Gerond Meçes ishte vetëm fasadë prandaj nuk ka paraqitur ofertë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: albascanopen data albaniapageseparkinmPogradecr abuzimred flagtaifimtendexhakolli

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Protesta e opozitës, Berisha apel qytetarëve: Të bashkohemi kundër këtij regjimi të urryer

Protesta e opozitës, Berisha apel qytetarëve: Të bashkohemi kundër këtij regjimi të urryer

Discussion about this post

TË FUNDIT

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS
Aktualitet

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete me...

Lexo më shumë
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26
Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

11:40 - 21/10/26
Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

11:34 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com