GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e opozitës/ Blushi: Strukturat e PL, në ballë të revoltës për demokraci

14:14 - 29/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot protestë Tedi Blushi: Kur drejtësia me regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, populli i arreston!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, bëri thirrje për një revoltë të gjerë qytetare kundër regjimit të Edi Ramës, të cilin e akuzoi për korrupsion dhe kontroll mbi drejtësinë.

Sipas Blushit, protesta e sotme është një reagim legjitim i shqiptarëve të ndershëm për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në vend.

Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha strukturave të Partisë së Lirisë dhe simpatizantëve në pikat kryesore të protestës në disa qarqe të Shqipërisë. Kjo revoltë, shtoi Blushi, synon të tregojë forcën e opozitës kundër padrejtësive dhe presionit politik që po ushtrohet ndaj saj.

“Revolta e sotme është një revoltë legjitime e gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë për t’i dhënë një mësim historik narkoshtetit të Edi Ramës dhe narkodrejtësisë që gjithashtu kontrollohet nga Edi Rama dhe që po përbën çdo përpjekje për të mbajtur në këmbë këtë regjim të inkriminuar dhe të korruptuar, duke u përpjekur që nëpërmjet rrëmbimit terrorist dhe izolimit politik të presidentit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta, si dhe nëpërmjet izolimit politik të liderit historik të Partisë Demokratike, prof. dr. Sali Berisha, dhe burgosjeve politike të figurave të opozitës që denoncojnë më fort inkriminimin dhe korrupsionin e Edi Ramës, ta rënditë Shqipërinë si vendin e parë në kontinent pas rënies së perdes së hekurt. Kjo është një situatë ku, megjithëse aspiron për Bashkimin Europian, Shqipëria ka drejtuesit e vërtetë të opozitës të burgosur politikisht”, tha Blushi.

“Sot, të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë dhe të gjithë simpatizantët e saj do të jenë në ballë të protestës. Strukturat tona në Tiranë janë të thirrura të jenë prezente te segmenti Casa Italia – Sheshi Shqiponja; strukturat në qarkun Kukës, Shkodër dhe Lezhë do të jenë sot në këmbë te rrethrrotullimi i Milotit; të gjitha degët e qarkut të Durrësit do të jenë sot në krye të protestës dhe mosbindjes civile te rrethrrotullimi i Shkozetit. Të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e qarkut të Elbasanit dhe të Korçës do të jenë të pranishëm në rrethrrotullimin e Bradasheshit; anëtarët dhe simpatizantët e PL në degët e Kavajës, Rrogozhinës, Lushnjes dhe Divjakës do të jenë të pranishëm te rrethrrotullimi i Rrogozhinës. Gjithashtu, të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit e PL do të jenë në ballë të protestës te rrethrrotullimi i Levanit, ku do të jenë prezent strukturat”, shtoi ai.

Etiketa: OpozitaPLprotesteTedi Blushi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Ilir Beqaj mëson akuzat për “Sterilizimin”, mbahet seanca maratonë ku SPAK lexon 156 faqe

Sekuestrohet apartamenti në Lungomare, SPAK: Pasuri e fshehur e Beqajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com