GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Nuk ka Asociacion pa u dorëzuar Radoiçiçi

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti për Reuters: Beogradi dëshiron ta shndërrojë urën mbi Ibër në kufi të ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk është ai personi që e formon Asociacionin, or u zotua se nuk do të nënshkruajë asnjë tekst që vjen pa u dorëzuar Milan Radoiçiçi.

“Unë kam ofruar që të shkruaj draft-statutin e Asociacionit, por aty jam refuzuar, pasi më është thënë se atë duhet të bëjnë ekipi-menaxhues. Ai ekip e shkroi diçka që ishte më keq sesa Republika Srbska në Bosnje”, tha Kurti në një konferencë për mediat.

“Nuk e formon kryeministri Asociacionin, por komunat. Nëse Asociacioni imponohet nga lart e nga larg, ai nuk është Asociacion. Kam ofruar të nënshkruaj draft-statutin për Asociacionin disa herë, por nuk e pranuan. Kërkoj të nënshkruaj marrëveshjen bazike. Pa e dorëzuar Radoiçiçin dhe pa e tërhequr letrën e Bërnabiçit, nuk e di çfarë draft-statutesh mund të shkruajë dikush, jo unë, por dikush tjetër. Mos e nxirrni qerren para kuajve”.

Asociacioni, një strukturë e parashikuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, synon të japë një nivel të caktuar autonomie për komunat me shumicë serbe. Megjithatë, Kosova heziton të themelojë Asociacionin nën presion të drejtpërdrejtë ose pa garanci për integritetin territorial, duke insistuar që ky proces të udhëhiqet nga brenda, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Serbia, nga ana e saj, shpesh e kushtëzon progresin në dialog me themelimin e këtij Asociacioni sipas kërkesave të saj.

Pengesa kryesore mbetet mosmarrëveshja mbi draft-statutin dhe mënyrën e themelimit, pasi Kosova kërkon që Asociacioni të ketë rol administrativ pa kompetenca ekzekutive që mund të cenojnë integritetin e saj shtetëror. Përpjekjet për kompromis kanë qenë të vështira, dhe së fundmi Bashkimi Evropian ka shtuar presionin ndaj të dyja palëve për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara. Ndërkohë, tensionet në veri dhe ndikimi i vazhdueshëm i Serbisë në çështjet e komunitetit serb të Kosovës kanë përkeqësuar klimën e dialogut, duke e bërë të vështirë gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët.

Etiketa: Albin KurtiKosove

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Sulmi ndaj Belerit, Bardhi: I orkestruar nga Rama

Sulmi ndaj Belerit, Bardhi: I orkestruar nga Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS
Aktualitet

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete me...

Lexo më shumë
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26
Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

11:40 - 21/10/26
Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

11:34 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com