GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pensionistët e etiketojnë qeverinë “kriminale”: Po na mbajnë fëmijët, rrisni pensionet

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Pensionistët e etiketojnë qeverinë “kriminale”: Po na mbajnë fëmijët, rrisni pensionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të dytë në pak ditë, pensionistët protestuan sërish këtë të mërkurë para Kryeministrisë, duke kërkuar rritje të pensioneve.

Ata kërkuan që mos të ketë pensione më të ulëta se sa paga minimale. Një tjetër kërkesë ishte dhe miratimi i minimumit jetik. Indeksimi që bëri qeveria, sipas tyre, është i pamjaftueshëm, ashtu si edhe bonusi i fundvitit që është lajmëruar nga kreu i qeverisë Edi Rama.

“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftërinjtë. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Nuk mund t’u biem më qafë fëmijëve. Çfarë t’i kërkoj djalit unë. Ka dy fëmijë, 3 fëmijë. Këta janë kriminelë”, tha një pensionist.

“Protesta jonë e parë e tmerroi Edi Ramën. Në vend që të na japë rritjen, thotë do u jap bonusin. Çfarë bonusi, ai është përcaktuar në ligj. Del ky dhe thotë se janë 10 milionë turistë që erdhën, ku janë lekët? Ku është pjesa që na takon ne”, u shpreh një tjetër.

“Kemi dal për korrupsionin dhe për pensionet. Nëse nuk do bëhej korrupsion këtu, ne do merrnim hakun tonë. Hakun tonë do merrnin, nuk duam hajdutllëqet e atyre. Unë marr 240 mijë lekë, më mbajnë çunat, Ça kusuri ka të më mbajë djali”, u shpreh një pensioniste.

“Ne dhunohemi rëndë nëpër zyra. Nuk më bëjnë legalizime, nuk na ofrojnë shërbim. Në protestë kërkoj që ky kryeministri të ketë kujdes nëpër zyra, edhe të shohi këto pensionet”, ishte prononcimi i një tjetër protestuesi.

Ndërkohë një ish-minator kërkoi që qeveria Rama të rishikojë Statusin e Minatorit.

“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai.

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, i cili mbështeti protestën, u shpreh se qeveria e ka justifikim mungesën e parave për rritjen e pensioneve. Ai shtoi se po të krahasosh pagat e deputetëve me pensionin minimal në Itali, janë 10 fish më të lartë, ndërsa në Shqipëri 41 herë më të larta. Qori inkurajoi pensionistët të vazhdojnë protestat.

Lexo edhe:

Pensionistët protestojnë para kryeministrisë, i moshuari transportohet në spital

Etiketa: Kryesore1pensionePensionisteproteste

Lajme të lidhura

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Dyshimet e aktivistit: Nëse krijohet një lëvizje apo parti, ajo do të dalë vetëm nga ky shesh
Breaking Views

Dyshimet e aktivistit: Nëse krijohet një lëvizje apo parti, ajo do të dalë vetëm nga ky shesh

19:55 - 29/09/26
Para
Këlliçi lajmëron protestën e radhës: Kryehajduti Veliaj duhet çuar para drejtësisë

Këlliçi lajmëron protestën e radhës: Kryehajduti Veliaj duhet çuar para drejtësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com