GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj fshin me gomë 17 firma që t’i japë 1.8 MLN euro Luan Balit, ja si u manipulua tenderi

14:17 - 30/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj fshin me gomë 17 firma që t’i japë 1.8 MLN euro Luan Balit, ja si u manipulua tenderi

Veliaj fshin me gomë 17 firma që t’i japë 1.8 MLN euro Luan Balit, ja si u manipulua tenderi

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria po ndan miliona euro para fushatës së zgjedhjeve për biznesmenë të përzgjedhur nga Erion Veliaj në projekte asfaltimesh dhe objekte shkollore. Kështu, i njëjti biznesmen, brenda një jave ka marrë mbi 2.5 milionë euro nga tenderat në bashkitë Kamëz dhe Tiranë. Pas kryebashkiakut Rakip Suli, që i dha kompanisë së Luan Balit tenderin e asfaltimit të 4 rrugëve, menjëherë Erion Veliaj i jep projektin e ndërtimit të shtesës së shkollës  “Mersin Duqi” në  fshatin Ibë.

Bashkia Tiranë ka zhvilluar tenderin me objekt “Ndërtim shkolla e Mesme e Bashkuar “Mersin Duqi”, Njësia Administrative Bërzhitë, Fshati Ibë” dhe fond limit rreth 1.8 milionë euro. Në relacion përshkruhet se shkolla do të ndërtohet e re, në fakt në dokumente vihet re se do të shtohet një ambient tjetër ngjitur, që godina të marrë formë U-je.

 

Gjithsesi do të mbetet një godinë dykatëshe, me një ambient të shtuar, si dhe do të ndryshohen dyert dhe dritaret.

Me fondet që kanë ardhur nga BE dhe janë kontrolluar nga Brukseli kemi parë që me kaq para janë ndërtuar shkolla nga e para. Por, kur fondet merren nga bashkia tenderat manipulohen me fonde të fryra.

Kështu për shtimin e 6 klasave të tjera, Veliaj nxjerr nga taksat e qytetarëve 1.8 milionë euro. Për më tepër, kryetari Veliaj e ka dhënë kontratën pa garë fare, duke shkatërruar konkurrencën, duke injoruar ligjin.

Megjithëse u dorëzuan 18 oferta në ditën e shpalljes së “garës”, komisioni i ka skualifikuar të gjitha përveç fituesit. Bashkimi i operatorëve “2 N” shpk & “AVDULI” dhe firma  “S I R E T A 2F shpk” shpk kishin ofertat më të ulëta me vlera 1.1 milionë euro.

Por ato janë skualifikuar në fazën e parë për shkak se, sipas komisionit, nuk kanë dorëzuar dokumentet që dëshmojnë kualifikimin e punonjësve.

Pas tyre janë përjashtuar edhe 14 oferta të tjera, për të cilat nuk është dhënë arsyetim. Ndërsa INA shpk dorëzoi një ofertë me zero lekë, duke marrë pjesë në tender formalisht. Lista e kompanive pjesëmarrëse ka emra me eksperiencë në ndërtim dhe me kapacitete teknike e financiare, por çuditërisht fiton një kompani relativisht e re.

Me këto manovra në tender iu hap rruga firmës “NDERTIMI shpk. Kjo kompani kishte një nga ofertat më të shtrenjta, por gjithsesi ishte paracaktuar si fituesja e këtij prokurimi.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Projekti është krejtësisht elektoral, por edhe me përfitime personale, sepse nuk ka si shpjegohet eliminimi nga tenderi i të gjithë konkurrentëve për të ndihmuar firmën e Luan Balit. Nga ana tjetër dyshojmë që ky projekt do të zvarritet, pasi kompania “Ndërtimi” në të njëjtën kohë do të jetë e zënë duke asfaltuar rrugët në bashkinë Kamëz, ku sapo ka fituar tenderin nga bashkia e Rakip Sulit.

Kujtojmë se Veliaj për 3 mandate vetëm ka bërë propagandë me fasadat e shkollave. Në vitin 2022 kanë qenë banorët e zonës të cilët kërkuan që të paktën kjo shkollë të rrethohej me kangjella, pasi në oborrin e  shkollës hynin kafshë që krijonin rrezik për nxënësit.  Bashkia vuri vetëm një rresht kangjellash shumë të shkurtër dhe një portë hyrëse, por nuk shqetësua aspak për kushtet e tjera të shkollës!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimafereErion VeliajIbemersin duqinxenesopen data albaniared flagshkolletender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Ilir Proda, zyrtarisht Drejtor i Policisë së Shtetit

Drejtorët e rinj të Policisë në qarqe/ Zbardhet lista e aplikuesve me 42 emra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com