GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra e Shkodrës, Berisha akuzon policinë: Nxorën në pritë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin

13:55 - 31/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra e Shkodrës, Berisha akuzon policinë: Nxorën në pritë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Berisha ka folur lidhur me atentati në Dobraç të Shkodrës ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati, një kalimtare e rastit dhe u plagos bashkëshorti i saj.

Ai ka deklaruar se ngjarja e djeshme pati mbështetjen e policisë. Berisha hodhi akuza të forta ndaj policisë, duke thënë se krimi i ndodhur ishte i paralajmëruar, ndërsa autorët kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj.

“Nuk e kam të sigurt burimin, por në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit”, tha Berisha në një deklaratë për mediat.

Masakra e Shkodrës dje rëndom thuhet se pati mbështetjen e policisë, sepse kjo masakër ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur dhe organet bashkëpunëtorë të krimit, si Skrapi i partisë dhe policia, kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj.

Nuk e kam të sigurt burimin, por thonë, se në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit.

Tre qytetarë u ekzekutuan dhe një i katërt lufton me vdekjen në shtratin e reanimacionit në spital.

Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Basha, për tragjedinë që u ndodhi dje, familjes Bushati dhe familjes Lici.

Theksoi se asnjëri nga ana që humbën jetën, nuk rezulton të ketë patur gjer sot asnjë problem me drejtësinë, në veçanti çifti Basha që u gjet rastësisht në vendin e pritës, tek kthehej nga puna në fermën e tyre të vogël, me të cilën mbanin fëmijët.

Masakra e djeshme është vazhdim i një serie aktesh terroriste, atentatesh të ndodhura muajt e fundit në Shkodër, të fshehura nga policia e Shkodrës, apo të injoruara totalisht në gjetjen dhe arrestimin e atentatorëve.

Masakra e djeshme e bandës qeveritare në Shkodër, pra vjen pas asaj të korrikut në të cilën u plagosën 3 të rinj, dy prej të cilëve u shtruan në spital, por u fsheh si ngjarje.

Vjen pas asaj të shtatorit që Shkodra e di mirë se kush është atentatori, por policia nuk mori mundimin qoftë ti bëje dhe një pyetje të vetme.

Kjo masakër vjen pasi i ndjeri, i riu Arlind Bushati, tre javë më parë u përball me atentatorë të cilëve nuk u shkrehu revolveri që i drejtuan dhe me të drejtë, si çdo qytetar tjetër i riu Arlind Bushati iu drejtua policisë, por meqenëse i ati ishte opozitar, i kampit armik të Edi Ramës dhe bandës së tij në Shkodër, nuk u mor asnjë masë për të identifikuar atentatorët”, tha Berisha.

 

Etiketa: akuzaberishaPolici

Lajme të lidhura

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Para
Bardhi i përgjigjet ambasadorit Gonzato: Jemi të përjashtuar, fshehja e realitetit nuk e ndihmon Shqipërinë

Bardhi i përgjigjet ambasadorit Gonzato: Jemi të përjashtuar, fshehja e realitetit nuk e ndihmon Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

Lexo më shumë
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com