GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ermal Dredha i fal tenderin Rrok Gegës që çoi në burg Rexhe Byberin, 300 MLN lekë për vaditjen…kur Vlora përmbytej 

14:33 - 02/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Dhurata e Vitit të Ri: Ermal Dredha rrit çmimin e ujit, edhe Durrësi, Lezha, Fieri me tarifa të reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndoshta kryebashkiaku Ermal Dredha e ka pasur mendjen tek objekti i tenderit (përfitimi) jo tek operatori ekonomik i paracaktuar për të marrë fondin 300 milionë lekë nga prokurimi i fundit. Paratë i shkojnë Rrok Gegës, i cili u bë njohur sepse i doli emri në dosjen e kryebashkiakut Rexhe Byberit, që është arrestuar për korrupsion.

Paradoksi i dy tenderave   

Kur Vlora përmbytej nga shirat, Ermal Dredha firmoste dy tendera paradoksal për rregullime në kanalet vaditëse. Vlora u përmbyt e tëra, rrugët u kthyen në lumenj, shumë biznese u dëmtuan, qytetarët mbetën pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm për disa ditë. Dhe akoma nuk kanë marrë ndonjë dëmshpërblim.

Kjo katastrofë nuk ka ndikuar tek kryetari Dredha që të ndryshojë planet e investimeve dhe të kthehej nga nevojat urgjente. Pra, në vend që të merrej me kanalizimet në qytet dhe linjat e kullimit, vazhdonte me vaditjen!

Në njërin rast bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Rehabilitim i Kanalit Kallafet dhe Babice Vlore” (Skema ujitese VLU-9 Babice- Dega Majtas dhe Djathtas). Do të pastrohen anët e kanalit, do të mbushen me dhe e beton aty ku ka rrëshqitje. Po ky nuk është një kanal dosido, sepse do të marrë 167 milionë lekë.

Valëvitet “Flamuri i kuq”

Kontrata e tenderit është bërë publike më datë  21 tetor 2024, në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Ndërkohë Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamurin e kuq”, për të treguar riskun e korrupsionit.

Komisioni i Dredhës kishte mundësi për të zgjedhur, nëse do të lejohej konkurrimi mes 7 kompanive që kanë shfaqur interes. Por që në fazën e  parë janë përjashtuar nga gara 6 ofertat dhe menjëherë pa zhvilluar konkurs është shpallur fitues bashkimi i operatorëve C O L O M B O shpk – Rroku GUEST shpk, me pronarë Diana Laba dhe Verë Gega.

Kush është përfituesi i parave?

Themeluesi dhe pronari i vërtetë i Rroku GUEST shpk është Rrok Gega, një emër i përsëritur në aferat me tenderët, së fundmi edhe në hetimet e SPAK për një kryetar bashkie.

Në shator të këtij viti, kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Tropojës, Rexhe Byberi është marrë nën hetim nga SPAK dhe ndaj tij Gjykata e Posaçme ka vendosur masën “arrest shtëpie”. Byberi bashkë me zv.kryetarin e Bashkisë, Abedin Kërrnaja akuzohen për shpërdorim detyre në dy raste. GJKKO ka caktuar masën arrest në shtëpi edhe për zv.kryetarin Kërrnaja, për të njëjtën akuzë.

Hetimet nga SPAK kanë nisur që në maj të këtij viti kur Byberi u thirr për herë të parë në Prokurorinë e Posaçme. Objekti i këtij hetimi ishin zyrtarë të bashkisë Tropojë dhe administratorët e kompanisë fituese të këtij tenderi, Rrok dhe Verë Gega. Për këtë rast, SPAK ka regjistruar dosjen penale me Nr.47, ku janë ngritur dyshime të forta se kompania “Rroku Guest” ka kryer punime fiktive, ndërsa autoriteti kontraktues është Bashkia e Tropojës.

Sipas dokumenteve zyrtare, për mirëmbajtjen e disa urave në zonën e Tropojës, bashkia e këtij qyteti ka shpenzuar një shumë prej 145 milionë lekë, të cilat janë arkëtuar në llogarinë bankare të kompanisë së ndërtimit “Rroku Guest”.

Kjo pagesë është kryer nga ana e Bashkisë Tropojë në 29 janar 2024, ndërsa regjistrimi i faturës së shitjes është kryer në 29 dhjetor 2023.

Kalimi i kësaj shume në llogaritë e “Rroku Gest”, që menaxhohet nga çifti Rrok dhe Vera Gega, ka ngjallur dyshime, ndaj dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për këtë subjekt ndërtimi dhe zyrtarët e bashkisë së Tropojës.

Ndërkohë që Byberi është lënë në arrest shtëpie në Tropojë, Verë dhe Rrok Gega i janë përveshur tenderëve në jug të vendit.

Miliona lekë edhe për kanalin në Radhimë

Edhe Ermal Dredha duket se po ndjek shembullin e Byberit që e ka nga familja e vet politike. Një ditë pas tenderit të mësipërm ai ka publikuar edhe kontratën e prokurimit me objekt “Azhornim projekti i kanaleve vaditese-Bordi Kullimit Vlorë (Mirëmbajtje kanali ujites Tragjas-Radhimë)”. Bëhet fjalë për zhvillimin e projektit për mirëmbajtjen e një kanali vaditës në Radhimë. Se çdo vadisin banorët në këtë periudhë këtë vetëm Dredha mund ta shpjegojë. Të paktën kishte pritur fillimin e vitit tjetër! Por kryetari e ka me nxitim që t’i nxjerrë këto lekë nga arka e bashkisë.

Ermal Dredha ka planifikuar 127 milionë lekë për këtë tender, që gjithashtu është vlerësuar me “Flamurin e Kuq”. Pra, ka nënshkruar njëra pas tjetrës dy kontrata të rëndësishme, pa garë, për të gostitur miqtë e tij.

“PE-VLA-KU” SHPK e Vladimir Pjetërgjokajt ishte kompania e paracaktuar për këtë tender.

Sigurisht, në prapaskenë Dredha ka eliminuar konkurrentët duke përjashtuar 4 kompani nga gara. Në total, brenda 24 orëve hidhen në kanale 300 milionë lekë me firmën e Dredhës.

Në këtë pikë, jemi të shqetësuar për kryetarin e Vlorës, që duke mos pyetur për arkën e bashkisë dhe duke shpërdoruar detyrën nëpër tendera të tillë, mund të ketë probleme me SPAK!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimeermal dredhahetimekanal vaditesred flagRexh Byberirrog gegaSpakTEDNERvlora permbytetVlore

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Zgjedhje të parakohshme në Gjermani? DW: Shumica e gjermanëve të pakënaqur me qeverinë

Zgjedhje të parakohshme në Gjermani? DW: Shumica e gjermanëve të pakënaqur me qeverinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com