GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pensionistët e Fierit në radhë për dëmshpërblimin: S’kanë lekë, kemi një javë këtu!

11:26 - 28/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pensionistët e Fierit në radhë për dëmshpërblimin: S’kanë lekë, kemi një javë këtu!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm tre ditë nga nata e ndërrimit të viteve, pensionistët e Fierit janë dyndur në dyert e Postës Shqiptare, në pritje për të marrë shpërblimin e premtuar nga Kryeministri Edi Rama.

Ata thonë për “Fax News” se në sportele iu deklarojnë se nuk ka para, dhe kjo ka bërë që për ditë të tëra, ata të qëndrojnë me orë në radhë, duke sfiduar gjunjtë që nuk iu mbajnë nga vitet, e të ftohtin e dimrit, ndërsa nuk e fshehin irritimin me këtë gjendje.

Më tej, pensionistët shtojnë se me ato para kishin menduar që të bënin dhe blerjet për darkën e ndërrimit të viteve.

“Sa ditë thuaj, jo sa kohë, kjo është dita e katërt që vij këtu, jo hajde sot jo hajde nesër. Na thonë që do të vinë”, shprehet një prej të moshuarve në radhë.

Ndërkohë një zonjë në moshë tregon se qëndron në patericë, dhe askush nuk do t’ia dijë për gjendjen e tyre.

“Një javë kam që rri këtu me patericë, erdhi dhe viti i ri dhe nuk kemi marrë asgjë, nuk do t’ia di njeri për ne”.

Një e moshuar, e cila vjen nga fshatrat e Fierit, duke shpenzuar edhe para për transportin, çdo ditë, ka një rekomandim për qeverinë, nëse nuk kanë para, më mirë të mos premtonin shpërblim.

“Kam një javë që pres, e hënë në të hënë, 9 ditë sot, një javë rresht në pritje këtu. Po të mos kishin lekë mos të na jepnin fare, se po vijmë dhe po torturohemi këtu, nuk ka lekë na thonë. Unë marr pension kooperative, kam punuar si qeni, dhe marr 80 mijë lekë. Ne po torturohemi, kemi një javë këtu që presim për ti marrë”, tregon zonja.

Etiketa: demshperblimPensioniste

Lajme të lidhura

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
Zhduket 30-vjeçarja në Tiranë, bashkëshorti: Jam i shqetësuar!

Lushnje, sulmohet me sende të forta një 30-vjeçare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com