GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dumani në Brazil: Shkëmbim informacioni për krimin e organizuar

18:23 - 05/11/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Dumani në Brazil: Shkëmbim informacioni për krimin e organizuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi një delegacion që udhëtoi në Brazilia dhe Sao Paulo, Brazil për të forcuar bashkëpunimin me partnerë të rëndësishëm të fushës së zbatimit të ligjit në çmontimin e rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar, njoftoi sot ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Dumani dhe kolegët e tij u angazhuan me zyrtarë dhe prokurorë të policisë braziliane të nivelit më të lartë dhe shkëmbyen informacion për fuqinë dhe rolin e jashtëzakonshëm që grupet e krimit të organizuar shqiptar kanë në transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Zyra Tejoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë (OPDAT) mundësoi vizitën, e cila u financua nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shtetit të SHBA.

Dumani iu bashkuan katër prokurorë të tjerë të SPAK-ut, këshilltari ligjor i SPAK-ut, një hetues i BKH-së, si dhe këshilltari ligjor amerikan dhe një agjent i FBI-së të vendosur pranë SPAK-ut.

“Vizita në Brazil nënvizoi rolin jetik të bashkëpunimit të Shqipërisë me agjencitë e zbatimit të ligjit në shkatërrimin e rrjeteve të krimit ndërkombëtar,” tha Drejtuesi i SPAK Dumani.

“Forcimi i partneritetit të SPAK dhe krijimi i kanaleve të drejtpërdrejta të komunikimit me homologët tanë në Brazil është jetik për gjurmimin dhe ndërprerjen e aktiviteteve kriminale që prekin dy vendet tona.

Së bashku, po bëjmë hapa të rëndësishëm në luftën kundër rrugëve të trafikut të kokainës që kërcënojnë sigurinë e Shqipërisë dhe BE-së”, u shpreh ai.

Delegacioni u informua nga Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i Brazilit për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët dhe Armatimet, Drejtori për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar, Drejtori për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar, Drejtori dhe Zëvendësdrejtori për Hetimin Financiar, dhe Prokurori i Përgjithshëm që lufton grupin kriminal Primeiro Comando do Capital (PCC) që kontrollon shumicën e rrjetit të shpërndarjes së kokainës në Brazil.

Delegacioni gjithashtu u takua me agjentë dhe analistë të agjencive të tjera amerikane të fushës së zbatimit të ligjit në Brazil, përfshirë FBI-në (Byronë Federale të Hetimit), DEA-n (Administratën për Narkotikët), dhe HSI-n (Agjencia e Sigurisë Kombëtare).

Zyrtarët brazilianë mirëpritën ngrohtësisht Drejtuesin e SPAK Dumani dhe kolegët e tij, duke e vlerësuar arritjet e SPAK-ut dhe duke theksuar rolin e rëndësishëm që SPAK mund të luajë në nivel ndërkombëtar në uljen e ndikimit të rrezikshëm të grupeve shqiptare të krimit të organizuar në Brazil dhe në rajon.

Autoritetet e SPAK dhe ato braziliane ranë dakord të ndihmojnë njëri-tjetrin në ndarjen e informacioneve dhe gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar, duke vendosur kanale jetike komunikimi ndërmjet zbatuesve të ligjit dhe prokurorëve dhe duke rritur aftësinë e SPAK për të luftuar efektivisht grupet shqiptare të krimit të organizuar që veprojnë në Brazil dhe vendet fqinje.

Drejtuesi i SPAK Dumani gjithashtu theksoi mbështetjen e çmuar nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga OPDAT, lehtësimi i të cilit i mundësoi ekipit të SPAK të krijonte këto lidhje të rëndësishme.

“Mbështetja e partnerëve tanë amerikanë ka qenë e paçmueshme në fuqizimin e SPAK për të përballuar krimin ndërkombëtar kompleks dhe në pajisjen tonë me mjetet dhe aleancat e nevojshme për të përballuar krimin e organizuar në shkallë globale”, tha Dumani.

gijotina.com/

Etiketa: Altin Dumani

Lajme të lidhura

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…
Breaking Views

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
Para
Komisioni Hetimor/ Ndreca që është nën hetim nga SPAK “pyet” ministren për “Check-up”-in dhe Sterilizimin

Komisioni Hetimor/ Ndreca që është nën hetim nga SPAK "pyet" ministren për "Check-up"-in dhe Sterilizimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…
Breaking Views

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklaratat e përsëritura publike të trajnerit të...

Lexo më shumë
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com