GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dritan Agolli ia beson asfaltin para zgjedhjeve vëllait të ish-deputetit, i xhiron 7.5 miliardë lekë

13:32 - 07/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Dritan Agolli ia beson asfaltin para zgjedhjeve vëllait të ish-deputetit, i xhiron 7.5 miliardë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Asfalt elektoral me tendera të korruptuar. Ky është projekti i planifikuar para zhvillimit të zgjedhjeve që po angazhon drejtorin e FSHZH, Dritan Agolli. Radha u kishte ardhur rajoneve 3 dhe 4. Dy ditë më parë Gijotina.com ka denoncuar tenderin me objekt ‘Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, Rajoni 1 dhe 2 (Faza IV)’,  i cili mbas ndërhyrjeve dhe shkeljeve ligjore përfundoi në dorën e Besnik Bamit të cilit iu dhanë 8.5 miliardë lekë.

Open Data Albania i ngriti “Flamurin e kuq”, por sërish Agolli vazhdon me skemat e tij.

Së fundmi është firmosur tenderin me objekt ‘Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, Rajoni 3 dhe 4 (Faza IV)’. Për të cilin janë vënë në dispozicion 12.5 miliardë lekë dhe afati i punimeve sërish është llogaritur në 2 vjet.

Programi parashikon arnimin e rrugëve që kanë pësuar dëmtime. Pra çdo gjë është pothuajse ‘copy paste;’ me tenderin e parë pavarësisht se gjendjet e rrugëve, kushtet dhe nevojat në këto rajone janë të ndryshme. Po ashtu, objekti i tenderit duket sikur dublon kontratat e mirëmbajtjes së rrugëve, që sapo janë nënshkruar.

 

Tenderi pa garë

E vetmja gjë që ka ndryshuar janë fituesit, pasi nuk mund të ngarkoheshin të njëjtat kompani me dy kontratat, dhe niveli i ofertës fituese.  Gara për këtë tender ka qëndruar e hapur 1 muaj dhe kanë aplikuar 10 kompani. Mund të themi që ky ishte një fillim për një garë të fortë.

Epo fillimi mbarë gjysma e punës, nuk është shprehja që vlen në rastet e tenderëve. Pasi çohet komisioni i Agollit dhe e shkatërron konkurrencën. Me një të rënë të lapsit kanë skualifikuar nga gara 9 oferta.  Vetëm për një prej tyre është dhënë argumenti se kishte ofertë “anomalisht të ulët” dhe që ka risk për të përballuar shpenzimet për punimet e nevojshme, për të tjerat Agolli nuk i ka dhënë asnjë shpjegim.

Me këto manovra Agolli i hapi rrugën ofertë me vlerë 7.5 miliardë lekë, të dorëzuar nga bashkimi i operatorëve“ SHKELQIMI 07” shpk – “BESTA” shpk – “GRAND KONSTRUKSION M” shpk – “FLED” shpk -.

Nuk kishin asnjë konkurrent përballë, ndaj u shpallën menjëherë fitues. Formulari i fituesit paraprak është bërë publik më datë 25 tetor 2024. Monitoruesi Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e Kuq” për riskun e korrupsionit. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, përshkruhet tenderi nga Open Data Albania.

Përfituesit

Shkelja e ligjeve dhe manipulimi i procedurës është vetëm njëra anë e medaljes, të favorizuarit janë ana tjetër skëterrë.

“ SHKELQIMI 07” shpk është në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt, vëllain e Agron Kapllanajt, i njohur si i privilegjuar i Rilindjes, megjithëse janë demokratë. Pozicionimi i ish-deputetit kundër Berishës i ka sjellë kompanisë favorizime në tenderat publikë.

Ndërsa “BESTA” është në pronësi të  ortakëve Vullnet Zyka, Robert Zyka dhe Dhionis Heqimi. Kjo kompani me bazë në Dimal, sipas letrave operon në fushën e ndërtimit dhe rikonstruksioneve. Aktualisht “Besta” ka marrë edhe lejen për ndërtimin e HEC-eve, impianteve të energjisë si dhe për mirëmbajtjen e porteve dhe aeroporteve.

Kompania njihet për pjesëmarrjen në koncesionet e pronave kombëtare.

Theksojmë këtu pjesëmarrjen e dyshimtë të firmës në tenderin e koncesionit të Triportit të Vlorës. Kujtojmë që, në vitin 2022, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur firmën fituese që ka fituar koncesionin për Triportin në Vlorë. Pjesë e bashkimit të operatorëve fitues ishte edhe “Besta” sh.p.k. Procedura ka qenë “dhënia me koncesion/partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë me afat 10 vjet.

Dy firma e tjera të bashkimit që fitoi tenderin janë “GRAND KONSTRUKSION M” shpk  dhe  “FLED” shpk  në pronësi të biznesmenit Ferdi Marra . Kjo e fundit është evidentuar nga raportet e KLSH për abuzime me faturat e punimeve në tenderat e bashkisë Kuçovë.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDritan Agolliraonet 3 dhe 4red flagSkandaltender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Pezullohet nga detyra oficeri i policisë së Shijakut, nis hetimi ndaj tij

Durrës, burri denoncon largimin e bashkëshortes nga banesa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com