GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“50 mln euro i çoi në Turqi”, Bardhi përplaset me ministrin e Financave: I kaluat Belinda Ballukut 260 mln euro

19:45 - 07/11/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“50 mln euro i çoi në Turqi”, Bardhi përplaset me ministrin e Financave: I kaluat Belinda Ballukut 260 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi u përfshi nga debatet me ministrin e Financave, Petrit Malaj gjatë seancës së Kuvendit. Teksa po diskutohej projektligji për buxhetin faktik, Bardhi iu drejtua Malajt se i ka kaluar Ministrisë së Infrastrukturës 260 mln euro për tre projekte rrugore. Ai tha se “qeveria gjen para për Belinda Ballukun dhe Ministrinë e saj, por jo për të rritur pensionet dhe ndihmën ekonomike”.

Kreu i grupit parlamentar demokrat akuzoi ministren e Infrastrukturës se është përgjegjëse për rritjen abuzive, sipas tij, të kostos së ndërtimit të tunelit të Llogarasë me 50 mln euro të cilat sipas tij përfunduan në Turqi. “Si ka mundësi zoti ministër ju gjeni 260 mln euro që Belinda të bëjë procedurat siç bëri me tunelin e Llogarasë nga 140 në 190 mln euro për 2 muaj, 50 mln euro ia çoi kompanisë në Turqi dhe s’dihet ku shkuan…”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh se projektet për të cilat ngriti akuza Bardhi kanë nisur vite më parë, por janë rishikuar dhe për to po vijon puna pasi është realizuar edhe studimi i fizibilitetit.

Teksa përmendi tre projekte, zgjerimin e autostradës Tiranë Durrës, by pass i Elbasanit dhe rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa, Bardhi tha se për këto tre projekte vlera ka qenë e parashikuar, por pasi mori detyrën ministri i ri shumat janë dyfishuar.

Ministri Malaj, si përgjigje tha se analizat kanë ardhur nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe rishikimi i vlerave duhej bërë për shkak se kursi i këmbimit ka ndryshuar.

Bardhi: Disa ditë pasi ju u emëruat ministër i Financave me një vendim qeverie keni shtuar 3-4 muaj pasi ishin miratuar vlerat paraprake të projekteve rreth 260 milionë euro vetëm për tre projekte, pra bëhet fjalë për projektin e zgjerimit të autostradës Tiranë Durrës, by pass i Elbasanit dhe rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa. Pa bërë asnjë studim fizibiliteti, pa bërë asnjë analizë sepse analiza ishte bërë dhe vlera e projekteve ishte miratuar dhe unë nuk di të ketë ndonjë zhvillim kaq të madhe të rritjes së çmimeve, fjala vjen një projekt që ishte parashikuar me 205 mln euro të shkojë 298.8 mln euro, apo një projejkt që e kishte vlerën 39.8 mln euro ju ta coni në 87 milionë euro, apo siç është rasti i By Pass të Elbasanit që ishte parashiukuar të kushtonte 120 mln euro është rritur në 240 mln euro.

gijotina.com/

Etiketa: Gazmend BardhiKryesore1

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Nesër shkarkohen 102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme, do të çohen në Porto Romano tek “Eco Park”

Nesër shkarkohen 102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme, do të çohen në Porto Romano tek "Eco Park"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com