GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

E skualifikoi nga gara, Fiqiri Pali e çon në KPP Pirro Vengun për tenderin me vlerë 2.4 mld lekë

13:55 - 08/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
E skualifikoi nga gara, Fiqiri Pali e çon në KPP Pirro Vengun për tenderin me vlerë 2.4 mld lekë

E skualifikoi nga gara, Fiqiri Pali e çon në KPP Pirro Vengun për tenderin me vlerë 2.4 mld lekë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pirro Vengu e ka nisur me denoncime dhe afera punën si ministër i Mbrojtjes. Ai mori postin në  28 korrik dhe disa javë më pas, në muajin gusht ka firmosur një aferë.  Më sakte ai ka aprovuar skemën e paraardhësit Niko Peleshi për tenderin me objekt  “Ndërtim objekti shumëfunksional 3 kate mbi tokë për akomodimin e Komandës dhe Shtabit të Forcës Tokësore”. Për këtë tender janë vënë në dispozicion 2.4 miliardë lekë, shumë para për të ndërtuar një godinë 3 katëshe. Për çudi nuk janë publike dokumentet e tenderit dhe nuk dihet sa metra katror do të jetë kjo godinë, gjithsesi janë shumë pra që po shpenzohen.

Themi që tenderin e ka nisur Peleshi dhe e ka bitisur Vengu, për shkak se gara është haur më 25 korrik, kur në detyrë ka qenë akoma Peleshi dhe tenderi u mbajt më   20 gusht kur në detyrë  kishte ardhur ministri i ri.

Gjithsesi, kontratat nuk është vënë në zbatim pasi tenderi është denoncuar në KPP. Ka qenë firma “S I R E T A 2F” SHPK ajo e  cila ka bërë denoncimin më datë 6 nëntor.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik ankimues “S I R E T A 2F” SHPK.

Konkretisht, sipas dokumenteve Vengu ka përjashtuar nga gara këto kompani pasi kishte mangësi në disa dokumente që vërtetojnë llojin dhe fuqinë e një pompe.

“Pompa e ofruar është një pompë e thjeshtë për furnizimin me ujë sanitar, ndërkohë që pompa e kërkuar është një grup presioni pompimi impiant MNZ përbërë nga elektropompë, motopompë dhe pompë pilot. Mos përmbushja e specifikimeve teknike të pajisjes së ofruar ndikon ndjeshëm në funksionalitetin e sistemit të MNZ dhe cenon realizimin e projektit sipas qëllimit dhe shënimeve teknike në të. Në përfundim KVO vlerëson ofertuesi me dokumentacionin e paraqitur nuk arrin të vërtetojë plotësimin e kërkesave për kualifikim sipas përcaktimeve në DT’, ka qenë argumenti i Pirro Vengut për të përjashtuar firmën ën fjalë.

Në fakt duhet të përmendim se në rast të mungesës së dokumentacioneve që krijojnë hapësira  për keqkuptime, Autoriteti Kontraktor ka për detyrë të vërë ën dijeni operatorin ekonomik dhe vetëm nëse nuk merr përgjigje nga ai, atëherë kë të drejtë ta s’kualifikoi menjëherë.

Këtë gjë Pirro nuk e ka bërë dhe kjo ka nervozuar  operatorin S I R E T A 2F” SHP. Kjo e fundit ka si pronare Fatmire Palin, por themelues dhe zotëruese i  vërtetë është bashkëshorti i saj Fiqiri Pali.

Kur denoncon oligarku

Pali është një emër i njohur në botën e aferave, i mësuar me tenderë dhuratë këtë herë nuk i pëlqeu që u përjashtua nga kjo mundësi e mirë. Prandaj, vendosi të bëjë denoncimin gjasme për të kërkuar drejtësi.

Vendimi i takon KPP, por përveç faktit që Pirro Vengu ka shkelur ligjin ne ngremë dyshime nëse Pali po kërkon vërtetë drejtësi.

Pasi vetë është i zhytur në tenderë pa garë dhe është person me precedent penal. Duam t’iu sjellim në kujtesë se, më datë 15 maj të vitit 2008, me anë të kontratës së shitjes së kuotave të kapitalit, Fiqiri Pali i ka shitur 100% të kuotave me vlerë 100 mijë lekë bashkëshortes Fatime Pali. Pra, kjo kompani që xhiron miliarda lekë është shitur vetëm për 100 mijë lekë.

Sipas informacioneve, Pali u arrestua dhe u dënua në vitin 2008, si pjesë e një skeme korrupsioni, ku vidheshin paratë publike me tenderë abuzivë. Skema funksiononte me disa institucione, por policia dhe prokuroria dokumentoi një aferë me Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta. Fiqiri Pali, në bashkëpunim me Llambi Tarka, u akuzuan në atë kohë se korruptuan zyrtarin e lartë të Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta, Spartak Gjini, duke paracaktuar tenderin e rikonstruksionit të ministrisë dhe duke ndarë fitimet bashkë.

Pali u dënua në 2 maj të vitit 2008. Dënimi i tij është konfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe më pas nga Gjykata e Lartë. 12 ditë më pas ai shiti aksionet tek e shoqja, për të shpëtuar kompaninë nga balta.

Etiketa: abuzimDenoncimniko peleshiopen data albaniaPirro Vengured flagtender

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Erdogan: Tragjedia në Gaza tejkalon kufijtë e tolerancës njerëzore

Erdogan: Shpresoj që Trump do t’i thotë Izraelit ta ndalë luftën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

07:42 - 05/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Dhjetor 2025

07:39 - 05/12/25
“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com