GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbetjet e rrezikshme vijnë në Durrës, institucionet injorojnë apelin për transparencë të Rrjetit të Bazelit – Dyshime për manipulim

Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar marrjen nën dorëzim të 102 kontejnerëve që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, ndërsa nuk kanë respektuar thirrjen për transparencë të Rrjetit të Bazelit në kryerjen e procesit.

14:56 - 08/11/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Mbetjet e rrezikshme vijnë në Durrës, institucionet injorojnë apelin për transparencë të Rrjetit të Bazelit – Dyshime për manipulim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes njoftoi këtë të premte se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka marrë në dorëzim 102 kontejnerët që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, që u shkarkuan ditën e sotme nga anija e ankoruar në Portin e Durrësit.

Veprimet, sipas të njëjtit burim, vijnë në bazë të një urdhri të Prokurorisë së Durrësit, që po heton rastin.

“I gjithë procesi është realizuar përmes një plani të detajuar masash edhe në zbatim të urdhrit të Prokurorisë Durrës për zbarkimin dhe ruajtjen e 102 kontenierëve të anijes ‘Moliva’, në një vend të sigurt, larg zonave të banuara, si edhe duke respektuar në mënyrë rigoroze kushtet e sigurisë fizike, mjedisore dhe shëndetësore. Të përfshirë në planin e masave janë një sërë institucionesh, ku përveç punonjësve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në operacion kanë marrë pjesë edhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, Autoriteti Portual Durrës, Kapiteneria e Portit Durrës, Dogana Durrës, Drejtoria e Hetimit Doganor, si edhe Prokuroria e Durrësit”, njoftoi MM.

“Pas shkarkimit të kontenierëve nga anija, ato janë transportuar në masa rigoroze sigurie në destinacionin final ku do të mbahen në monitorim dhe administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Çdo veprim është regjistruar dhe dokumentuar përmes procesverbalëve dhe kontenierët janë kontrolluar, skanuar dhe verifikuar, që nga gjendja e tyre e jashtme, deri tek të gjithë elementët e tjerë të sigurisë”, thuhet më tej në njoftim.

Kontejnerët në fjalë dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme nga kompania “Kurum”. Ngarkesa me 2100 tonelata mbetje industriale që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria më shumë se tre muaj më parë me destinacion Tajlandën, e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle të Shteteve të Bashkuara.

Kontejnerët e sekuestruar – Foto nga Ministria e Brendshme

Ngarkesa u nis në muajin korrik nga porti i Durrësit, si pjesë e një marrëveshjeje eksporti të kompanisë shqiptare “Sokolaj”, e cila i kishte blerë mbetjet nga kompania Kurum, prodhuese e çelikut dhe hekurit, në mjediset e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan. Dyshimet për përmbajtjen e tyre të rrezikshme, u hodhën nga organizata joqeveritare “Rrjeti i Aksionit të Bazelit”, pas një sinjalizimi që ajo kishte marrë nga Shqipëria. Kompania “Sokolaj”, nuk i ka deklaruar si mbetje të rrezikshme, kur ato u grumbulluan në një mjedis të hapur në Portin e Durrësit përpara se të ngarkoheshin në kontejnerë. Për këtë rast, është duke u kryer një hetim i dyfishtë, nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, në Bruksel. Alarmi i dhënë nga “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” bëri që Tajlanda, vendi pritës, të refuzonte shkarkimin e kontejnerëve në portet e saj, ndërsa u njoftua se anijet do riktheheshin në Shqipëri.

Pasi përshkoi dy porte të Bashkimit Europian, një në Afrikën e Veriut dhe një në Afrikën e Jugut e së fundi përfundoi në Azi, 102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme u rikthye sërish në portin e Durrësit, aty nga u nisën më 4 korrik të këtij viti.

Anija mbërriti në Durrës më 28 tetor dhe u la në radën e jashtme të portit detar për disa ditë. Kontejnerët u shkarkuan vetëm mëngjesin e kësaj të premteje. Lidhur me periudhën e pritjes në det, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha të enjten në Kuvend se “po krijohen kushtet dhe mundësinë sipas kapaciteteve dhe infrastrukturës për çështjet e sigurisë në ambientet e Durrësit”.

Mungesa e transparencës dhe dyshimet për manipulim

Më herët, “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” ka bërë thirrje që “kontejnerët të hapen publikisht dhe në prani të grupeve të pavarura si BAN-i dhe mostrat të ndahen që të mund të analizohen paralelisht në laboratorë të ndryshëm”.

Megjithatë, nga deklarata zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes, konfirmohet se kjo thirrje është injoruar nga autoritetet shqiptare. Ministria sqaroi se në procedurën e shkarkimit dhe transportit të kontejnerëve kanë marrë pjesë vetëm institucione shtetërore.

Më herët gjatë kësaj të premteje, Partia Demokratike theksoi mungesën e transparencës në proces dhe ngriti dyshime për manipulim.

“Ajo çfarë kuptohet qartë në këto momente, është se procesi i marrjes së ngarkesave dhe trajtimi i tyre nuk po bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, dhe nuk po merret parasysh asnjë nga kërkesat e Rrjetit të Bazelit. Aktorët që po merren me mbetjet janë të gjitha instanca nën kontrollin e Kryeministrit, dhe kjo e vë totalisht në dyshim besueshmërinë e rezultatit të testimit. Gjithçka po menaxhohet nga policia e shtetit, nën rrethim, kordonë sigurie dhe pa transparencë. Nga policia më politike që ka njohur vendi në këto vite, totalisht e varur nga porositë e urdhrat e qeverisë. Prokuroria e Durrësit nuk ka shanse të shkojë deri tek shefat e mëdhenj me hetime, derisa për SPAK-un, Edi Rama thotë se e ka krijuar ai, është krijesa e tij”, tha Grigels Muçollari në një dalje për mediat nga selia blu.

 “Nga ana tjetër, organi i akuzës që drejtohen këtë proces, i ka kërkuar agjencive shtetërore bërjen e testimit. Pra agjencive dhe autoriteteve që varen dhe ndikohen nga qeveria. Rrjeti i Bazelit, qytetarët dhe Opozita ngulmuan që çdo gjë të bëhej në sytë e publikut, nën monitorim të mediave, në prani të ekspertëve ndërkombëtarë dhe analiza e mostrave nga 3 kontejnerë me vulë të dyllosur, të padëmtuar, të bëhej në 3 laboratorë të ndryshme, mundësisht të vendeve të BE-së. Krejt e kundërta po ndodh”, shtoi anëtari i kryesisë së PD-së.

Kontejnerët e sekuestruar – Foto nga Ministria e Brendshme
Etiketa: kontejnereKryesore1mbetje te rreikshme

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Përgjimet/ Bandat e Durrësit: Marrim 4 mijë vota, zonat tona janë për Çyrbjen – Si krimi u angazhua për PS në zgjedhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com