GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Zbardhen ndryshimet e qeverisë për lejet e qëndrimit në Greqi

në Ekonomi & Sociale, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhen ndryshimet e qeverisë për lejet e qëndrimit në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria Greke ka ndërmarrë disa masa rregulluese të procedurave të pajisjes së emigrantëve me leje qëndrimi në vend. Njoftimin e bëri këtë të Martë ministria e Brendshme, që bëri me dije se ka dërguar qarkoret sqaruese për të gjitha zyrat e decentralizuara të vendit.

Ministria sqaron se vendimi i qeverisë greke parashikon shtyrjen e lejeve të qëndrimit deri në 31 mars 2022 për të gjitha lejet e qëndrimit që skadonin para kësaj date dhe mundësinë e aplikimit për rinovim të lejes, pa dalë leja e vjetër. Vendimi i ri rregullon problemet e së shkuarës, pasi ka pas mijëra raste që emigrantit i skadonte leja e qëndrimit, pa e marrë fare pasi zyrat e decentralizuara të prefekturave nuk arrinin ti shpërndanin në kohë ato.

Një tjetër ndryshim lidhet me njohjen tanimë nga të gjitha institucionet shtetërore dhe private të “vërtetimit blu”, ose i quajtur ndryshe rinovimi online.

Me këtë vërtetim, tashmë mundësohet kalimi lirisht në pikat kufitare mes dy vendeve. Lidhur me këtë vendim të qeverisë greke, eksperti i çështjeve migratore Fatos Malaj thotë se ndërhyrjet në legjistacion janë bërë për të zgjidhur disa vështirësi praktike për aplikimin ose marrjen e lejes që qëndrimit.

Ai sqaron se në bashkëpunim me ministrinë e Brendshme, po punohet edhe për një sërë ndryshimesh në drejtim të lehtësimit ose sqarimit të procedurave burokratike të dhënies së shtetësisë greke, siç janë heqja e provimit të dytë pasi aplikanti ka kaluar më parë testin, heqja e pengesave për të ardhurat e viteve të kaluara për ata që kaluan provimin e testit elektronik si dhe thjeshtësimin e pyetësorit, për të cilin ekspertët thonë se është një ndër provimet më të vështira në Europë.

Qeveria greke ka zgjedhur të aplikojë procedura strikte për çështjet migratore, nën shqetësimin e rritjes së emigracionit klandestin, ndërkohë që probleme janë hasur edhe me procedurat e punonjësve sezonalë, çka ka krijuar mungesë të madhe punonjësish në sektorët e bujqësisë, turizmit dhe ndërtimit.

Etiketa: Greqilejet e qendrimitndryshimetqeveria

Lajme të lidhura

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë
Aktualitet

Kopjoi temën e diplomës! PD kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu

11:39 - 29/09/26
Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Para
Covid-19 në Maqedoni, 490 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit

COVID-19 në Maqedoni, 409 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26

Më 22 shtator, drejtorja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, në një konferencë ndërkombëtare...

Lexo më shumë
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com