GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dy gola dhe penallti e humbur, paqe në derbin “Made in Italy” të Superiores (VIDEO)

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Dy gola dhe penallti e humbur, paqe në derbin “Made in Italy” të Superiores (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Laçi dhe Elbasani e kanë mbyllur në barazim 1-1. Sfida ishte e vlefshme për javën e 13-të të Superiores dhe i pa skuadrat të ndajnë nga një pikë.

Fillimisht ishte Laçi që shënoi me Mjakin në minutën e tretë. Verdheblutë e morën barazimin pas golit të Tsague në minutën e 59-të.

Ky i fundit humbi një penallti për Elbasanin në pjesën e parë, që u akordua pas rishikimit me VAR.

Kështu dy trajnerët italianë, Bordin dhe Moriero, ndajnë nga një pikë në atë që rezultoi sfidë me mjaft spektakël.

Pas 13 javëve kampionat, Laçi numëron 12 pikë dhe Elbasani 17 pikë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

LAÇI 1-1 ELBASANI

3′ Mjaki – 59′ Tsague

NGJARJET KRYESORE

90+4′ Mbyllet ndeshja në barazim. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Karton i verdhë për Dros pasi ndaloi Melon në aksion të rrezikshëm.

87′ Elbasani qëndron te mesfusha e Laçit. Goditje këndi, ndërsa në zonë vendasit tregohen të vëmendshëm. (VIDEO)

82′ Bullari kryen ndërhyrje të parregullt ndaj Hakajt.

80′ Hasani nuk shfrytëzon një tjetër mundësi te Elbasani, pasi nuk koordinohet për të goditur si duhet portën. (VIDEO)

80′ Tresa jep një pasim me klas për Prodanin, i cili provon të gjejë portën, por pa sukses. (VIDEO)

78′ Dy zëvendësime te Elbasani. Gjoni merr vendin e Tsague, ndërsa Greca të Lajthisë.

74′ Pretendime për penallti tek Elbasani. Fillimisht Lleshi bllokon goditjen e Lajthisë, aty ku pretendohet dhe për penallti, ndërsa më pas Tsague nuk përfiton në zonë për golin e përmbysjes. (VIDEO)

70′ Kurti provon me një goditje tërësisht të gabuar nga jashtë zone.

67′ Dy zëvendësime te Laçi. Kofi i lë vendin Bullarit dhe Papa zëvendësohet nga Kryeziu. Te Elbasani ndërkohë Qose i lë vendin Leo Melos.

59′ GOOOL! Tsague shënon pas topit që nuk u largua si duhet nga Kurti në zonë. Sulmuesi “shlyen” kështu penalltinë e humbur dhe barazon rezultatin. (VIDEO)

57′ Mjaki merr karton të verdhë për faull ndaj Kasës.

55′ Vendasit shfaqen rrezikshëm me aksion të bukur. Abalora i mohon Laçit golin e dytë duke pritur goditjen e Melos nga jashtë zone. (VIDEO)

49′ Elbasani humbet rastin më të mirë deri tani. Pas këndore së krosuar është travera e goditur nga Qaqi që i ndal. Më pas Ze Gomesh nuk përfiton, ndërsa Tresa mbyll gjithçka. (VIDEO)

48′ Kasa harkon në zonë nga goditja e dënimit, largon mbrojtja vendase.

46′ Tresa provon të gjejë Melon në zonë. Mbyll mbrojtja e Elbasanit.

46′ Nis pjesa e dytë.

45+5′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0 për Laçin.

45+4′ Abalora gabon pasi kishte dalë jashtë zonës së tij duke rrezikuar autogolin. Gafë që mund të rezultonte fatale, por është Hakaj që shpëton skuadrën e tij. (VIDEO)

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

43′ Kaos në zonë. Elbasani nuk përfiton pas gabimit të Lleshit. (VIDEO)

41′ Karton i verdhë për Bruno Lulajn, që godet topin pas sinjalizimit të Bajramajt. (VIDEO)

37′ Faull në favor të Laçit, pas mundësisë së mirë që nuk shfrytëzoi si duhet Edon Hasani. (VIDEO)

35′ Laçi nuk lë shumë hapësira, megjithatë verdheblutë krijojnë disa pasime dhe e mbyllin me goditjen e Ze Gomesh që përfundon jashtë. (VIDEO)

33′ Skemë e Elbasanit nga goditja e dënimit. Dajsinani kontrollon pa problem. (VIDEO)

31′ Faull dhe karton i verdhë për Lleshin pas ndërhyrjes ndaj Ze Gomesh.

30′ Dros provon një goditje nga distanca. Pa sukses pasi topi përfundon jashtë. (VIDEO)

27′ Probleme për Kofi që është i shtrirë në mesfushë. Lojtari i Laçit mund të vazhdojë lojën.

25′ Verdheblutë provojnë me inkursion nga e djathta. Topi shkon në rivënje anësore. Lajthia hedh topin në zonën e Laçit ku është Ze Gomesh që shkakton faull në sulm.

14′-17′ Penallti për Elbasanin e humbur nga Tsague. Dajsinani e priti duke gjetur krahun e goditjes. Kofi e shkaktoi pas krosimit të Kasës nga goditja e dënimit, ndërsa fillimisht u mendua goditje këndi. Pas rishikimit 3 minuta me VAR dhe nga Bajramaj, u vendos për prekje me dorë dhe penallti. (VIDEO) + (VIDEO)

15′ Dros dhe Enriko Papa përplasen në zonë, ndërsa VAR rishikon një rast për penallti. (VIDEO)

12′ Goditje këndi për Laçin. Melo dërgon topin drejt e në duart e Abalorës. (VIDEO)

7′ Tension sërish, pas një faulli të Lajthisë ndaj Melos. (VIDEO)

3′ GOOOOL! Laçi kalon në avantazh me Mjakin. Feston afër sektorit ku vendosen tifozët miq dhe për disa sekonda krijohen tensione në fushë. (VIDEO)

1′ Elbasani kërkon penallti në sekondat e para të sfidës pas rrëzimit të Tsage në zonë. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja pas vonesës 7 minuta për rregullim e rrjetës te njëra nga portat. Laçi luan sërish me fanellën ngjyrë portokalli si vendas.

Lajme të lidhura

Japonia shkëlqen me “poker” golash, eliminon Tunizinë nga Botërori
Sport

Japonia shkëlqen me “poker” golash, eliminon Tunizinë nga Botërori

09:24 - 21/06/26
Gjermania vuan me Bregun e Fildishtë, Undav futet nga stoli dhe përmbys i vetëm rezultatin
Sport

Gjermania vuan me Bregun e Fildishtë, Undav futet nga stoli dhe përmbys i vetëm rezultatin

09:05 - 21/06/26
Pas humbjes ndaj Holandës, reagon Graham Potter: Rezultati është pak i rëndë
Sport

Pas humbjes ndaj Holandës, reagon Graham Potter: Rezultati është pak i rëndë

08:55 - 21/06/26
Para
U ndje keq gjatë shuarjes së flakëve, vdes zjarrfikësi

U ndje keq gjatë shuarjes së flakëve, vdes zjarrfikësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Breaking Views

Qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

16:41 - 21/06/26

Policia ka proceduar penalisht një grup prej 9 protestuesish që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë,...

Lexo më shumë
“Sponsorët e protestës, para për t’i bërë dëm vendit”/ Rama: Le të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

“Sponsorët e protestës, para për t’i bërë dëm vendit”/ Rama: Le të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

16:33 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, banorët e Nivicës mësyjnë Gjirin e Kakomesë

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, banorët e Nivicës mësyjnë Gjirin e Kakomesë

15:21 - 21/06/26
Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat  e Myzeqesë mbeten pa ujitje

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat e Myzeqesë mbeten pa ujitje

15:09 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis