GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Plani i presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump për të sjellë paqen mes Rusisë dhe Ukrainës nuk është bërë ende zyrtarisht publik.

Por, shtypi anglo-sakson ka parashikuar disa pika që duken shumë të besueshme. Prestigjiozja britanike “Financial Times” dhe amerikania “Wall Street Journal” në veçanti kanë dhënë detaje për këtë temë.

Tani për tani, dihet se Moska ka dhënë disponibilitetin për një zgjidhje sipas kushteve të saj, por në Kiev janë shumë skeptikë.

Përveç pretendimeve për aftësinë e tij për të “imponuar paqen në 24 orë”, Trump u tregua shumë i kursyer me detaje mbi këtë çështje. Megjithatë, tani kjo temë është në rendin e ditës.

Në samitin e Budapestit, të premten, Zelenski u tregua shumë skeptik, veçanërisht kundër idesë për të arritur paqen shumë shpejt, nëse jo në dëm të interesave të Ukrainës.

Nga ana tjetër, Putini duket i hapur për dialog drejtpërdrejt me Trump: një lëvizje që do të anulonte në mënyrë efektive urdhër-arrestin e lëshuar kundër presidentit rus nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë dhe do ta kthente atë në qendër të lojërave të mëdha ndërkombëtare pas pothuajse tre vjet embargo nga Fronti Perëndimor i lidhur me Kievin.

Përmbledhja e pikave kryesore të planit Trump

1) Pezullimi luftës. Rusia do të mbajë tokat e pushtuara si në 2014-15 ashtu edhe në 2022.

Po flasim për rreth 20 për qind të territorit ukrainas dhe përfshin gadishullin e Krimesë, Donbasin me Mariupolin, të gjithë brezin e territorit përgjatë Detit Azov deri në Kherson dhe një pjesë të madhe të rajonit të Zaporizhia.

Në këtë kontekst, ukrainasit mund të dorëzojnë atë që ata ende kontrollojnë që nga 6 gushti, rajonin rus Kursk (rreth 500 kilometra katrorë) në këmbim të zonave të tjera të pushtuara nga Rusia.

2) Krijimi i një zone të çmilitarizuar prej afërsisht 1000 kilometrash, e cila ende nuk është përcaktuar. Kjo zonë mund të patrullohet nga trupat evropiane, Trump nuk dëshiron të dërgojë ushtarë amerikanë ose të bëjë shpenzime me fondet e SHBA-ve. Shpenzimet për këtë projekt mbi të gjitha duhet të jenë evropiane.

3) Fronti aleat i premton Moskës se të paktën për 20 vitet e ardhshme Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO.

Megjithatë, nuk është e qartë se çfarë garancie ushtarake duhet të marrë Ukraina.

Në disa versione të planit të Trump, shpjegohet se mbrojtja ushtarake e Ukrainës së re të “tkurrur”, duhet t’u besohet vetëm evropianëve.

Të tjerë ngrenë mundësinë që amerikanët mund të dërgojnë armë dhe pajisje për të ndihmuar në ndërtimin dhe ruajtjen e mbrojtjes solide në kufijve të rinj.

Lajme të lidhura

Përplasja Itali-Spanjë/ Kontrollet kufitare prekin 86 mijë udhëtarë në ditë, një nga linjat ajrore më të ngarkuara në Europë
Botë

Përplasja Itali-Spanjë/ Kontrollet kufitare prekin 86 mijë udhëtarë në ditë, një nga linjat ajrore më të ngarkuara në Europë

09:08 - 08/08/26
Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane
Botë

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane

23:30 - 07/08/26
Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Para
Serie B/ Shpendi shkëlqen te Cesena, “ylli kuqezi” siguron sërish triumfin e Cesena

Serie B/ Shpendi shkëlqen te Cesena, “ylli kuqezi” siguron sërish triumfin e Cesena

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarët marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, slogani i protestës në ditën e 71-të
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, slogani i protestës në ditën e 71-të

21:51 - 09/08/26

Ka nisur marshimi i qytetarëve në Tiranë, në kuadër të protestës së 71-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit...

Lexo më shumë
Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen pesë turistë suedezë në Ksamil

Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen pesë turistë suedezë në Ksamil

21:34 - 09/08/26
Aktivisti Arben Kola: Avioni u premtua 4 herë, paratë harxhohen për propagandë! Zjarrfikësit të bashkohen në shesh

Aktivisti Arben Kola: Avioni u premtua 4 herë, paratë harxhohen për propagandë! Zjarrfikësit të bashkohen në shesh

21:16 - 09/08/26
Flakët rikthehen në Krujë, zjarr në Krastë pranë zonës së banuar

Flakët rikthehen në Krujë, zjarr në Krastë pranë zonës së banuar

20:58 - 09/08/26

“Shqipëria është zhytur në varfëri e korrupsion”, emigranti nga Anglia: Diaspora të kthehet, ta rrëzojmë Ramën!

20:48 - 09/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com