GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Arrestohet shefi i Krimit në Madrid, kishte fshehur 21 mln euro cash, i lidhur me një kartel droge

20:15 - 10/11/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestohet shefi i Krimit në Madrid, kishte fshehur 21 mln euro cash, i lidhur me një kartel droge
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Njësisë së Krimeve Ekonomike dhe Fiskale të Madridit, Óscar Sánchez Gil është arrestuar pas një megaoperacioni të policisë spanjolle.

Óscar Sánchez Gil dhe gruaja e tij, dyshohet se ishin të lidhur me një organizatë të fuqishme të trafikut të drogës, e cila ishte goditur së fundmi nga kolegët e agjentit të Krimeve.

Mediat spanjolle raportojnë se komandanti i Policisë, Óscar Sánchez Gil kishte fshehur 20 milionë euro pas një muri në shtëpinë e tij në Alcalá de Henares në Madrid dhe një milion euro të tjera në zyrën e tij. Tani po hetohet edhe për pasurinë që ai mund të ketë në formën e kriptovalutave.

Gjatë operacionit, u arrestua edhe bashkëshortja e tij, teksa të dy akuzohen për pastrim parash dhe ryshfet.

Óscar Sánchez Gil ishte emëruar vite më parë në seksionin e Narkotikëve të Brigadës Qendrore të Policisë Kombëtare të Njësisë së Drogës dhe Krimit të Organizuar dhe aktualisht mbante postin e shefit të Seksionit të Krimeve Ekonomike në Policinë Kombëtare.

Arrestimi i tij ka shkaktuar një habi të madhe tek kolegët e tij, të cilët kishin vlerësim maksimal për të në aspektin profesional. Ata janë shprehur se Gil ishte një person i rezervuar dhe nuk fliste shumë, por kishte një karrierë të shkëlqyer në Polici.

Sqarohet se paratë e sekuestruara nuk ishin të organizatës së trafikut të drogës, por ishin përfitime të marra nga çifti i policisë për rolin e tyre. Hetimi ndaj tij nisi disa muaj më parë dhe agjentët siguruan përgjime dhe telefonata duke grumbulluar mjaftueshëm prova sa për ta vendosur në pranga.

Më 6 nëntor, agjentë të Policisë Kombëtare dhe zyrtarë të Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore përgjuan një kontejner në portin e Algeciras që transportonte rreth 13 ton kokainë. Një sasi historike kjo për Spanjën dhe e dyta më e madhe e kapur në portet e Europës. Kontejneri me drogë vinte nga vendet e Amerikës Latine dhe kokainë si zakonisht ishte fshehur nëpër banane.

Vlera e mallit, nëse do të shitej do të kapte vlerën e 780 milionë eurove. Po ashtu, sipas mediave spanjolle, pas këtij trafiku qëndronte Karteli i frikshëm Ballkanik, i cili bashkon organizata nga vende të ndryshme të Evropës Lindore. Përfshirë edhe grupet shqiptare. Kjo organizatë, konsiderohet ndër më të rrezikshmet në Europë. Trafiku i 13 ton kokainë ishte bërë përmes kompanisë e importit të frutave (Abadix Fruits). Ishte një kompani që dyshohet se shërbente si mburojë për rrjetin.

Pas zbulimit u bënë 5 aksione në zonën e Algeciras – 4 në Alicante dhe provincat rreth saj, dhe 1 në Madrid. Banda u shkatërrua por u zbuluan detaje që e lidhnin grupin me Policinë. Nga përgjimet, u zbulua se roli i Gil ishte që të siguronte bandat për shkarkimin e kokainës në portet e Spanjës pa asnjë problem apo kontroll nga Policia. Edhe pse është e arrestuar, gruaja e tij nuk kishte asnjë komunikim me organizatën në fjalë, por edhe vetë si oficere policie kishte njohuri për aktivitetin që kryente partneri i saj.

Gil kishte përfituar nga përvoja e në seksionin e Narkotikëve në Brigadën Qendrore të Policisë Kombëtare, duke rënë në kontakt me kartelet dhe kishte marrë në dorë edhe çështjet hetimore për anëtarët e rrjetit të drogës.

Sánchez Gil gjithashtu shkonte shpesh në llozhet “VIP” të stadiumeve të Atlético de Madrid dhe Real Madrid ku dyshohet se mund të bënte “biznes” me personazhet e botës së krimit që ndodheshin gjithashtu në stadiume për të parë ndeshjet. Për të gjitha këto shërbime, merrte para që detyrohej t’i fshihte në banesën dhe në zyrën e tij pasi nuk mund t’i deklaronte në bankë.

Lajme të lidhura

Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Para
“Sjell dashnorët në shtëpi, kam fakte”/ Djali akuza nënës: Më thonë biri i ku**ës! Fle me burrin e flet me…

“Sjell dashnorët në shtëpi, kam fakte”/ Djali akuza nënës: Më thonë biri i ku**ës! Fle me burrin e flet me…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Edi Rama në panik, Linda e AKSHI-t prestanome e familjes së tij
Lajme

Berisha: Edi Rama në panik, Linda e AKSHI-t prestanome e familjes së tij

16:04 - 26/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të...

Lexo më shumë
Dosja IPARD/ Reni Ashiku në SPAK, nën kallëzim edhe ish-ministrja Frida Krifca

Dosja IPARD/ Reni Ashiku në SPAK, nën kallëzim edhe ish-ministrja Frida Krifca

15:50 - 26/02/26
E tmerrshme, 3-vjeçari humb jetën te dentisti, prindërit akuzojnë…

Shkoi në Fier për të rregulluar dhëmbët, gjendet i pajetë gjermani

15:20 - 26/02/26
Jo vetëm rrugët në kaos, shembet ura e Murrashit në linjën hekurudhore Elbasan-Librazhd

Jo vetëm rrugët në kaos, shembet ura e Murrashit në linjën hekurudhore Elbasan-Librazhd

14:50 - 26/02/26
Rrezik për shembje/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në Urën e Digës Çengelaj në Peqin

Rrezik për shembje/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në Urën e Digës Çengelaj në Peqin

14:30 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com