GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Gara për krerët e policisë në qarqe, ja kush pritet të drejtojë Tiranën

08:15 - 11/11/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Gara për krerët e policisë në qarqe, ja kush pritet të drejtojë Tiranën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy  ditë pas intervistimit të kandidatëve në garë për 12 drejtorit vendore të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, shpalli këtë të diel, (10 nentor) listën e pikëve të fituara nga secili kandidat. Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se 12 të parët do të emërohen në me firmën e kryepolicit Ilir Proda nëpër drejtorit e qarqeve.

Listën e kryeson drejtori i Operacionales, Vilson Bala, i cili në fund ka mundur të grumbulloj në total 91 pikë, garanci për emërimin në një prej 12 qarqeve më të rëndësishëm. Burime bëjnë me dije se Bala pritet të emërohet drejtor i Policisë së Tiranës.

Në vijim i dyti është ish-drejtori i AMP-së së Tiranës, aktualisht te Standardet Profesionale, Elidon Çela, me 87.3 pikë, dhe i treti zv/drejtori i Policisë së Vlorës, Elton Alushi, me 85.3 pikë. Lista vijon me Fatmir Lleshajn, drejtor Menaxhimit dhe Koordinimit, Fatmir Hoxhën, pranë Akademisë së Sigurisë dhe zv/drejtorin e Policisë së Tiranës, Luigj Vathi. 2 zv/drejtorët e Policisë së Lezhës, Gentian Berberi dhe Altin Mena, drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Altin Merizaj, ndërsa dhjetëshja e parë përmbyllet me ish-shefin e Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti. Në vendet 11 dhe 12 renditen janë drejtori për Kufirin Blu, Artion Duka dhe zv/drejtori i Policisë së Vlorës, Gazmend Shehu.

Në listë ka disa risi, por ajo që bie në sy është mosprania e asnjë gruaje apo vajze që gjendet në radhët e Policisë së Shtetit. Fillimisht u tha se në garë kishin hyrë vetëm 10 efektive, por në listën prej 38 personash nuk gjendet emri i asnjë prej tyre.

Në pikëzimin e kandidatëve, bie në sy renditja e ulët me pikë e drejtuesve aktual të qarqeve në të gjithë vendin, të cilët nuk do të jenë më drejtues në qarqe. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në vendin e 14-të, Gjovalin Loka i Korçës një vend më sipër, ndërsa Skënder Hita i Durrësit, në vendin e 15-të dhe i 16-i Lorenc Panganika i Fierit. Zv/drejtori i Tiranës, Alket Shatro, dhe drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato renditen në vendet 22 dhe 23, ndjekur nga drejtuesi aktual i Vlorës, Ermal Muçaj dhe i Kukësit, Artan Bajraktari. I fundit nga drejtuesit aktual është Alfred Elezi, drejtor i Policisë së Lezhës.

Pjesë e listës nuk është Ardian Çipa, drejtor aktual i Policisë së Gjirokastrës, i cili bëhet me dije se është tërhequr nga gara, për arsye që mbeten të paqarta. Ndërsa, Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu, nuk u paraqitën në fazën e intervistimit, duke u skualifikuar automatikisht nga gara. Konkurrentët kanë të drejtën e ankimit brenda 2 ditësh.

 

 

 

 

Etiketa: Kryesore1Policiqarqe

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Para
Tusk: Së shpejti do të kemi një datë armëpushim në Ukrainë

Tusk: Së shpejti do të kemi një datë armëpushim në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet...

Lexo më shumë
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com