GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali te Onkologjiku, Gjykata liron mjekun Edmond Gashi

13:59 - 11/11/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali te Onkologjiku, Gjykata liron mjekun Edmond Gashi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka zbutur masën e sigurisë mjekut Edmond Gashi, nga “Arrest në shtëpi” në “Detyrim paraqitje”, i cili akuzohet për skandalin tek spitali Onklologjik në QSUNT.

Ndryshimi për masën e sigurisë ka ardhur pas dhënies së garancisë pasurore prej 20 milionë lekësh nga Gashi, si dhe bllokimi i pasaportës për të mos dalë jashtë vendit. Kjo masë ka ndryshuar të premten, por u njoftua vetëm ditën e sotme (11 Nëntor).

Prokuroria e Posaçme nuk ishte dakord me kërkesën e mbrojtjes, duke kërkuar vijimin e masës, teksa pas vendimit të GJKKO pritet të ushtrojë ankim në Apelin e Posaçëm.

Gashi akuzohet se pacientët me sëmundje tumoriale të spitalit publik i çonte për t’i operuar në klinikën private të tij “Megis” në Astir, shpesh herë edhe pa qenë e nevojshme.

Mjeku Edmond Gashi ishte i vetmi i cili kishte mbetur në masë arresti në lidhje me skandalin tek Onkologjiku, pasi më 18 shtator, Apeli i Posaçëm zbuti pozitat dhe për farmacistin Florian Marku, i cili do të hetohet në detyrim për t’u paraqitur, duke iu hequr masa e “arrestit në shtëpi”. Po ashtu, vendosi të shuajë masat detyrim paraqitje për babain e mjekut Edmond Gashi, Halil Gashin, administrator i klinikës private “Megis” ku adresoheshin pacientët, si dhe për ish-nëndrejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi. Nën hetim për këtë dosje janë edhe mjekja Alketa Pere, Emiljano Lela dhe Drilona Kishta, të hetuar në masën “detyrim paraqitje”.

Hetimi për këtë çështje nisi fillimisht nga Prokuroria e Tiranës, ku nga hetimi i kryer ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor në spitalin shtetëror dhe më pas drejtoheshin në klinika private. Mjekët e spitalit publik i orientonin pacientët për t’i operuar drejt klinikave private, shpesh herë dhe pa qenë e nevojshme për ta, me qëllimin e vetëm për të përfituar prej tyre.

Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Mjekët veç akuzës së “shpërdorimit të detyrës”, po hetohen dhe për korrupsion, pasi po iu verifikohet pasuria.

Ndërkohë, SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët si edhe për pasurinë e tyre. Kjo çështje po hetohet nga prokurori Elvin Gjoka.

Etiketa: GASHIGjykataKryesore1

Lajme të lidhura

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Para
Safet Gjici lë qelinë, shtrohet me urgjencë në spital

Gjici kërkon lirimin nga qelia/ Gjykata kërkon ekspertizë mjekësore, ja kur mbahet seanca e radhës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com