GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

The Guardian”: Gjyqtarët italianë i dhanë një tjetër goditje paktit Rama-Meloni për refugjatët

07:36 - 12/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
The Guardian”: Gjyqtarët italianë i dhanë një tjetër goditje paktit Rama-Meloni për refugjatët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi Gjykata e Romës urdhëroi rikthimin e refugjatëve në Itali, gazeta e përditshme britanike “The Guardian” shkruan se gjyqtarët italianë i japin një tjetër goditje marrëveshjes së azilit të Melonit në Shqipëri.

Gazeta shkruan se qeveria italiane e ekstremit të djathtë e ka dënuar me zemërim vendimin që 7 burrat e burgosur në Shqipëri duhet të transferohen në Itali.

Shkrimi i plotë:

  • Gjykatësit italianë kanë urdhëruar që 7 persona të ndaluar në një qendër migracioni në Shqipëri të transferohen në Itali, duke i dhënë një tjetër goditje marrëveshjes së diskutueshme mes qeverisë së ekstremit të djathtë të Romës dhe asaj të Tiranës që synon të frenojë fluksin e azilkërkuesve. Burrat mbërritën në portin shqiptar të Shëngjinit me një anije ushtarake të premten, pasi u shpëtuan në ujërat ndërkombëtare teksa po përpiqeshin të bënin rrugën për në Evropë.
  • Qeveria italiane kishte argumentuar se të gjithë duhet të kthehen në vendet e tyre “të sigurta” në Egjipt dhe Bangladesh. Një burrë që fillimisht ishte pjesë e grupit u dërgua që në fillim në Itali pasi u konsiderua “i pambrojtur”. Vendimi i së hënës shënoi herën e dytë që gjyqtarët italianë urdhërojnë kthimin në Itali të njerëzve nga qendra e Shqipërisë, duke ngritur më tej pikëpyetje në lidhje me planet e BE-së për të krijuar qendra të përpunimit të migracionit dhe ndalimit jashtë bllokut.
  • Qeveria e Italisë, e udhëhequr nga partia “Vëllezërit e Italisë” e ekstremit të djathtë të Giorgia Melonit, dënoi me zemërim vendimin e gjyqtarëve duke fajësuar “magjistratët e politizuar” që “do të donin të shfuqizojnë kufijtë e Italisë”. “Një tjetër dënim politik, jo kundër qeverisë, por kundër italianëve dhe sigurisë së tyre”, – tha zëvendëskryeministri Matteo Salvini.
  • Sipas marrëveshjes, burrat nga vendet që konsiderohen “të sigurta” dhe të kapur në ujërat ndërkombëtare teksa përpiqen të kalojnë nga Afrika në Evropë, supozohet se do të mbahen në Shqipëri ndërsa kërkesat e tyre për azil janë duke u përpunuar. Skema, e cila përjashton gratë, fëmijët dhe individët vulnerabël, mund të përpunojë deri në 3 mijë burra në muaj.
  • Megjithatë, që kur qendrat u hapën më 11 tetor, vetëm 24 persona kanë mbërritur në Shqipëri në total dhe pas vendimit të së hënës, të gjithë do të transferohen në Itali me urdhër të gjyqtarëve që kanë vendosur se ata nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Organizatat joqeveritare dhe partitë e opozitës sulmuan marrëveshjen Itali – Shqipëri, të përshëndetur nga liderët e ekstremit të djathtë dhe të tjerë në Evropë si një plan potencial për të ardhmen e migracionit, si një “dështim i plotë” dhe “katastrofë financiare”.
  • “Kjo është historia e një dështimi, e paaftësisë ose mungesës së vullnetit për të menaxhuar fenomenin” – tha Laura Boldrini, një deputete e Partisë Demokratike dhe një ish-zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët për Evropën Jugore.
  • “Shpresoj që Giorgia Meloni të paktën të ndjejë një siklet të madh për këta njerëz që po kërcejnë si topa ping-pongu për një lojë që është thjesht propagandistike. Larg nga të qenit një model për Evropën, ky është një bumerang. Objektet e emigrantëve në Shqipëri nuk shërbejnë vetëm për të poshtëruar emigrantët e përdorur si kukulla” – shtoi ajo.
  • Vendimet e gjyqtarëve se 24 burrat duhet të transferohen në Itali, në fakt mbështeten tek një vendim i mëparshëm i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED), të cilin qeveria italiane u akuzua se e kishte shpërfillur. Në Shqipëri mund të dërgohen vetëm personat që vijnë nga një listë prej 18 kombesh që Italia i klasifikuar si “të sigurta”. Egjipti dhe Bangladeshi janë mes tyre, por GJED vendosi që një vend jashtë bllokut nuk mund të shpallet “i sigurt” nëse i gjithë territori i tij nuk konsiderohet “i sigurt”.
  • Projekt-ligji për këtë iniciativë, të cilën OJQ-të e kanë etiketuar si “çnjerëzor, absurd dhe një sistem të kushtueshëm që shkel detyrimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, vlerësohet në rreth 1 miliard euro gjatë 5 viteve.
  • Mosmarrëveshjet për paktin me Shqipërinë ka përkeqësuar marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes qeverisë italiane dhe gjyqësorit. Ministri i drejtësisë, Carlo Nordio sulmoi gjyqtarët: “Përkufizimi i një vendi të sigurt nuk mund t’i lihet gjyqësorit,” – tha ai.
Etiketa: goditjeKryesore1paktirefugjate

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para

Këmbimi valutor 12 Nëntor, me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com