GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Noc Rroku” shkakton sherr në komision, Vokshi-Metajt: Nëse e ke emrin Noc…

12:38 - 12/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Noc Rroku” shkakton sherr në komision, Vokshi-Metajt: Nëse e ke emrin Noc…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fjalët “prapanicë” dhe “Noc Rrok” kanë shkaktuar përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi, aq sa mbledhja është ndërprerë për disa minuta.

Fillimisht ishte deputeti Saimir Korreshi, ai i cili kërkoi paraqitjen e kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenes Vilma Nushi për të dëshmuar në komisionit, por sipas tij, kreut të qeverisë nuk ia mban “prapanica” që të shkojë.

Por, duket se fjala “prapanicë” ka irrituar deputetin socialist Ilir Metaj, ku sipas tij, Rama s’ka arsye pse të vijë në komision dhe se Korreshi ra në nivelin e prapanicës. Në replikën e tij, Korreshi i përmendi Metaj shprehjen e Ramës “Noc Rrokun”.

DEBATET

Saimir Korreshi: Do të doja disa leksione se si mund ta kemi krimin e organizuar nga Rama, se si mund të vidhen kaq shumë lekë me buxhet të shtetit. Të vinte të na i tregonte disa leksione, leksione se si rrihet duke ngrënë dardha mbrapa, ose të thotë që jam frikacak, nuk ma mban prapanica të vij këtu në komision. Kështu me pak llafe. Ne ia dërgojmë me shkrim, edhe me televizor, por puna është se as ju nuk shikon në TV, jo më ne. Nga godina atje, po deshi, kemi harxhuar 2 milionë e ca euro charter, i fusin ca charter nga këtu përballë, se mbase do edhe një të fundit, ta lyejë edhe njëherë mirë. T’ia shtrojmë me petale se mbase vjen, ka kohë që të lërë punët, të marrë të gjithë ambasadorët në mbledhjet e partive, por e kërkon një komision hetimor ju thoni nuk vjen. Pse nuk vjen, kush e ndalon. Të na thotë me shkrim që nuk vjen, mirë ky kryeministri që ju ka të gjithëve në rresht, po Vilma se ka marrë ca lekë. Të paktën kryeministri mund të mos i ketë marrë drejtpërdrejt në llogari, por shoqja Vilma i ka në llogari 1.7 mln euro divident, të tjerat hajde hajde sa do të ketë, Kjo ka detyrimin të na tregojë për 1.7 që i ka rruajtur shqiptarëve? Se çfarë pune ka bërë dhe sa djersë ka derdhur, të na tregojë edhe neve si fitohen këto tenderat. Ju thoni vazhdojmë tek rendi i ditës, ne s’kemi mbyllur ato natës. E mbyllëm? Nuk isha këtu unë? A po kisha edhe unë një takim elektoral si shoku Edi Rama pra, epo kështu është. O Plarent të lamë një muaj e gjysmë, bilbilose, pse nuk e thërrite pak kryeministrin, Kemi qejf ta shohim se na ka marrë malli kemi 6 muaj se kemi parë. I thoni ‘Hajde se i ka marrë malli ato të opozitës, të shohim me sy, vetëm hajde aman, o Skëndërbe. Ta thërrasë Mamica hajde o Skëndërbe të të shohim, të çajmë malet në dysh. Të vijë Rama dhe Vilma, edhe dorë për dore s’ka problem.

Ilir Metaj: Përse mund të vijë Edi Rama dhe çfarë mund të mësojë ai këtu. Nuk është hera e parë që dikush nga ju e zbret fjalorin derisa fjalën ia jep prapanicës, sikurse bëri edhe kolegu aty, që na solli në Komision prapanicën. E kuptoj që e keni treguar me vepra dhe jo vetëm me fjalë që është maja ku mund të arrini, përse mund të vijë Rama dhe çfarë mëson ai këtu. Ai do ju mësojë se si ndërtohen projekte për të ndryshuar Shqipërinë dhe si ndryshohet faqja e Shqipërisë. por për ta kuptuar këtë duhet të dalësh jashtë nivelit të prapanicës dhe për këtë nuk e bëni dot. Jeni të pashpresë në këtë drejtim.

Saimir Korreshi: Herë tjetër nuk do të flas me nder, por me Noc Rokun, pa merak. Noc Rrokun herët tjetër, të ta këndoj nga mëngjesi deri në darkë, siç ta këndon kryeministri. Fillon me Noc Rok, vërshëllen, bilbilosin që…

Ilir Metaj kërkon fjalën.

Albana Vokshi: Nuk ia dhashë për replikë, ia dhashë zotit Mziu. A ka mundësi të heshtësh

Ilir Metaj: Jo nuk ka mundësi

Albana Vokshi: Zoti Metaj për çfarë e doni fjalën

Ilir Metaj: Për replikë

Albana Vokshi: Kush ta përmendi emrin? Kush? Saimir përdori tjetër emër, nëse e ke emrin ashtu dakord. Por nuk e ke ashtu, përmendi tjetër emër ai, nëse është ky emri dakord. Nëse është emri jot ai, ta jap fjalën për replikë. Por ai përmendi një emër tjetër që e ka qejf kryeministri yt. Meqënëse ti ke emër tjetër. Saimir Korreshi ka përmendur emër tjetër.

(Ilir Meta ngrihet duke folur në këmbë).

Albana Vokshi: Nëse ke marrë detyrë të prishësh Komisioni. Korreshi e përmendët emrin e Metajt? A e përmendët gjë emrin e tij? Nëse quhesh ashtu ta jap emrin (I drejtohet Metaj) Mbaj vendin aty. Ulu, nëse e ke Noc emrin ta jap, nëse e ke Ilir s’ta jap.

Plarent Ndreca: Ti po e ngacmon

Albana Vokshi: Të qetësohet, nëse i keni dhënë detyrën të prishë komisionin dakord

Plarent Ndrenca: Po e kthen personale.

Albana Vokshi: Gjeni emrin si e keni pastaj hajde flisni. Kur ta përmend emrin

Etiketa: Komisionnoc rroku

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Akuzohet se tentoi të përfitonte tokë ilegalisht në Lagunën e Patokut, arrestohet zyrtari

Akuzohet se tentoi të përfitonte tokë ilegalisht në Lagunën e Patokut, arrestohet zyrtari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com