GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO e liron kundrejt garancisë 20 mln lekë, Edmond Gashi fton pacientët të caktojnë vizitat te klinika private

13:14 - 12/11/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Iku me vrap, Gjykata: Policia kishte për detyrë të shoqëronte mjekun në hetim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë pasi GJKKO vendosi të zëvendësojë masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim me paraqitje” kundrejt garancisë 20 milionë lekë të vjetra, mjeku Edmond Gashi rinis punën në klinikën e tij private. Përmes një postimi në “FB” ai ka deklaruar se tashmë është rikthyer në klinikë.

“Me kënaqësi ju informojmë se Dr. Edmond Gashi është rikthyer në klinikën tonë dhe është gati t’ju mirëpresë me kujdesin dhe përkushtimin që e karakterizon. Pas një periudhe sfiduese, Dr. Gashi është plotësisht i përkushtuar të vazhdojë të ofrojë shërbimin e tij profesional për të gjithë ju. Ju ftojmë të rezervoni takimin tuaj për një përkujdesje shëndetësore të përkushtuar dhe të plotë. Dr. Gashi ju mirëpret“, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga klinika private “Megis” në pronësi të Gashit, e cila ishte gjithashtu pjesë e kontrolleve të SPAK, kur u zbardh skandali i mjekëve që merrnin para nga pacientët me kancer duke i orientuar pikërisht te kjo strukturë.

Ndryshimi i masës

Gjykata e Posaçme zbuti masën e sigurisë mjekut Edmond Gashi, nga “Arrest në shtëpi” në “Detyrim paraqitje”. Ndryshimi për masën e sigurisë erdhi pas dhënies së garancisë pasurore prej 20 milionë lekësh nga Gashi, si dhe bllokimi i pasaportës për të mos dalë jashtë vendit. Kjo masë ka ndryshuar të premten, por u njoftua vetëm ditën e djeshme (11 Nëntor).

Prokuroria e Posaçme nuk ishte dakord me kërkesën e mbrojtjes, duke kërkuar vijimin e masës, teksa pas vendimit të GJKKO pritet të ushtrojë ankim në Apelin e Posaçëm.

Gashi akuzohet se pacientët me sëmundje tumoriale të spitalit publik i çonte për t’i operuar në klinikën private të tij “Megis” në Astir, shpesh herë edhe pa qenë e nevojshme.

Mjeku Edmond Gashi ishte i vetmi i cili kishte mbetur në masë arresti në lidhje me skandalin tek Onkologjiku, pasi më 18 shtator, Apeli i Posaçëm zbuti pozitat dhe për farmacistin Florian Marku, i cili do të hetohet në detyrim për t’u paraqitur, duke iu hequr masa e “arrestit në shtëpi”. Po ashtu, vendosi të shuajë masat detyrim paraqitje për babain e mjekut Edmond Gashi, Halil Gashin, administrator i klinikës private “Megis” ku adresoheshin pacientët, si dhe për ish-nëndrejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi. Nën hetim për këtë dosje janë edhe mjekja Alketa Pere, Emiljano Lela dhe Drilona Kishta, të hetuar në masën “detyrim paraqitje”.

Hetimi për këtë çështje nisi fillimisht nga Prokuroria e Tiranës, ku nga hetimi i kryer ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor në spitalin shtetëror dhe më pas drejtoheshin në klinika private. Mjekët e spitalit publik i orientonin pacientët për t’i operuar drejt klinikave private, shpesh herë dhe pa qenë e nevojshme për ta, me qëllimin e vetëm për të përfituar prej tyre.

Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Mjekët veç akuzës së “shpërdorimit të detyrës”, po hetohen dhe për korrupsion, pasi po iu verifikohet pasuria.

Ndërkohë, SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët si edhe për pasurinë e tyre. Kjo çështje po hetohet nga prokurori Elvin Gjoka.

Etiketa: Edmond GashiKryesore1

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Pensionet dhe shteti që nuk jep llogari për dështimet!

O qeveri, pensionistët nuk janë numra, janë njerëz!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com