GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Pse fitorja e Trump ka një rëndësi të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe mësimet që duhet të nxjerrim

16:07 - 13/11/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Pse fitorja e Trump ka një rëndësi të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe mësimet që duhet të nxjerrim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh këtë të mërkurë se fitorja e Trump ka një rëndësi të madhe në Shqipëri.

Me administratën e kaluar, sipas Berishës, Shqipëria u shndërrua si asnjë vend tjetër në eksperimentin tragjik të doktrinës së Xhorxh Sorosit dhe u godit opozita përmes institucioneve të drejtësisë me ndihmën edhe të zyrtarëve të ambasadës amerikane.

“Në Shqipëri, njëlloj edhe ndonjëherë më fort, apo pas SHBA, drejtësia në ndërhyrjen direkt të kësaj monstre të njerëzimit, u shndërrua në një armë politike të ekzekutivit. Në Shqipëri, me mbështetjen direkte të përfaqësuesve, të atyre që duhet të përfaqësonin kombin amerikan, por në të vërtetë përfaqësonin më shumë Xhorxh Sorosin, u instalua narkoshteti dhe u vendos persekutimi i hapur i opozitës. U krye grushti i shtetit ndaj opozitës shqiptare dhe këtu më lejoni të bëj një sqarim, kur themi grushti i shtetit ndaj opozitës, ndaj Shqipërisë ç’është e vërteta, askush nuk duhet të harrojë se çdo vend ka sovranitetin e tij të jashtëm që lidhet me respektimin e integritetit territorial, por ka sovranitetin e brendshëm që lidhet me pushtetin e qytetarëve. Dhe kur një vendi i sulmohet për të shkatërruar opozitën dhe për të kaluar të gjithë pushtetin në duart e Edi Ramës, kjo përbënte një grusht shteti ndaj këtij vendi nga një vend mik, aleat, udhëheqës i NATO-s”, tha Berisha në një fjalim të mbajtur përmes teknologjisë me drejtuesit politik të PD-së, të cilët u mblodhën në selinë blu.

Ai shtoi se faktori ekonomik riktheu Trump në Shtëpinë e Bardhë, ndaj u kërkoi të tijëve që kjo çështje do jetë themelore në axhendë.

“Një arsye tjetër madhore që bëri që amerikanët të rikthenin presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ky ishte faktori ekonomik. Ju jeni dëshmitarë se prej disa kohësh ne kemi parashtruar programin tonë ekonomik të emergjencës, program i cili synon të rikthejë individin, problemet, të gjitha çështjet e tij jetësore në qendër të veprimtarisë qeveritare drejtuese. Ndaj dhe ajo që unë kërkoj sot nga ju në të gjithë axhendën tuaj, çështja kryesore do të jetë çështja ekonomike. Ne kemi paraqitur para qytetarëve një paketë e cila konsiston në minimumin jetik prej 200 eurosh, me rrogën minimale 500 euro, në dyfishimin e rrogave dhe pensioneve gjatë mandatit të parë, në rrogën mesatare 1200 euro. Ky program emergjence duhet të jetë programi i debatit më të gjerë me qytetarët”.

Ai solli në vëmendje programin ekonomik të emergjencës dhe për të tha se paratë “do ua marrim hajdutëve”.

“Do t’u sqaroni qytetarëve se nuk do të lindë nevoja kurrë për të ndërprerë asnjë punim, asnjë projekt, përkundrazi. Po, natyrisht nuk mund të ndërtojmë rrugë ne me çmime 10 herë më të shtrenjta se Kroacia, sepse kjo do të thotë të vjedhësh 90 përqind të fondeve. Nuk mund të ndërtojmë kurrë ne rrugë dhe të ndajmë 13 kilometra në 14 kontrata siç bën sot Edi Rama dhe Belinda Balluku për të vjedhur me 14 kontrata. Informoni qytetarët se buxheti 2013-2023 ishte në total 57 miliardë euro, nga të cilat vetëm 7 miliardë u përdorën për pagesa, rroga. Prandaj asnjë qytetar, asnjë pensionist, asnjë i papunë, asnjë familje në ndihmë ekonomike nuk duhet të ketë preokupimin më të vogël se ku do gjenden paratë. Paratë do u merren hajdutëve”.

Berisha u kërkoi drejtuesve të qarqeve që programin tjetër ekonomik ta hartojnë me grupet e interesit në mbarë vendin.

Kryedemokrati përsëriti se televizionet kombëtare po censurojnë opozitën dhe janë kthyer në përcjellës së propagandës së qeverisë. Ai apeloi që mësimi kryesor që duhet të nxjerrë opozita nga fitorja e Trump është takimi me njerëzit.

“Në kushtet kur 4 televizionet kombëtare janë klonuara si RTSH apo ERTV nga zyra e Edi Ramës, këto televizione janë shndërruar në abuzuesit më të mëdhenj të hapësirës mediatike shqiptare. Këto televizione janë në diktatin e zyrave të Edi Ramës dhe kanë arritur gjer aty sa 90 përqind të kohës ia kushtojnë Edi Ramës dhe narkozyrtarëve të tij. Nuk po merrem këtu me deformimin që u bëjnë lajmeve për opozitën. Në një udhëzim që u kam dërguar ju për qëndrimin ndaj mediave nuk ndryshon asgjë, përveç faktit se ju, anëtarët dhe mbështetësit tanë, drejtuesit e degëve, deputetët, do bazoni gjithçka në takimin me qytetarët, në takimin direkt me qytetarin”.

“Natyrisht ne gjithçka duhet ta bazojmë tek takimet me qytetarët. Prandaj të nderuar drejtues të qarqeve, nga nesër do regjistroni çdo takim tuajin, do ta ekspozoni atë në rrjetet sociale, në FB, në X, Instagram, në rrjetet dhe faqet e PD pa përjashtim të gjitha. Dhe unë ju garantoj se në këtë rrugë ne do përmbysim propagandën mashtruese të 4 RTSH-ve të klonuara nga zyra e Edi Ramës dhe ERTV-ja e tij. Sot, rrjetet sociale dhe portalet kanë meritën më të jashtëzakonshme të censurës dhe të nxjerrjes si Don Kishot të të gjithë atyre që bëjnë censura, që manipulojnë dhe mashtrojnë me lajmet”, shtoi.

Berisha kërkoi mobilizim edhe për votën e diasporës.

Gjithashtu, u bëri thirrje të tijve të përgatiten për mosbindje civile të zgjatura dhe sakrifica.

Etiketa: Kryesore1PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Mbyllen hetimet/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Princ Lekën, Elian dhe babain e saj

Sherri në Oborrin Mbretëror, Prokuroria kërkon dënimin me shërbim prove për Princ Lekën, Elian dhe të atin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com