Një efektiv policie humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.
Qytetarët e pranishëm e ndihmuan efektivin e policisë, megjithatë ai nuk e mori sërish veten.
Për këtë arsye, polici u dërgua drejt spitalit me një makinë të policisë.
Polici humbi ndjenjat kur po fliste Belind Këlliçi, i cili po denonconte gjendjen e mjeruar të efektivëve të policisë në vend.
Discussion about this post